Oshtima

Toponimi lidhur me Gjergj Kastriotin

KRUJË


1 – N’Mal t’Trodhnës, përmi katun t’Vinjallit, n’Kurbi, asht nji ven qi e thrrasin Buza e Skënderbegut; e ktu gjinet edhe nji kru qi e emnojnë Kroj Skënderbeg.
Kurbin – Krujë, 1905

2 – N’rrazë t’malit t’Bazës, përmi katun t’Shkretës, asht nji gurrë qi populli e thrret Gurrë Mamica edhe thonë se e ka pasë goditë at gurrë Mamica, e motra e Skënderbegut.
Kurbin – Krujë, 1905

3 – Ke Gjolla e Vinjollit1 ka jare drekë Skanderbegu.
Krujë, 1950

4 – N’grykë t’Altarit t’katunit Milotit, n’Kurbi, drejti për drejti në Shkallë t’Minjollit (nërmjet e rremon valën e vet lumi Matja) gjinet nji kru qi e thrrasin Kroj Skendërbeg.
Kurbin – Krujë, 1905

5 – Asht nji kru i mirë te Kulla (Lyme t’Skurait) n’Qafëgëlqere, mali i thanun edhe Kulmja e Dervenit, qi edhe sod e thret goja e popullit Kroj Skendërbeg.
Kurbin – Krujë, 1905

6 – Ka pasë nejtë Skënderbegju ke kroi m’Skanderbegj për bjeshkë me ushtri të vet. Kroi Skanderbegjut asht në Fushën e Skanderbegjut.
Vinjollë – Krujë, 1953

7 – Në katundin Delbmisht (Selitë) të lokalitetit Milotit (Krujë) gjindet Kroi i Skënderbegut.
Delbnisht – Krujë, 1950

8 – Afër katundit Delbnisht (Selitë) të lokalitetit Milot (Krujë), gjindet Mali i Skanderbegut.
Delbnisht – Krujë, 1950

9 – Sipër katundit Shkretë asht ni mal qi quhet Mali Skanderbeg. Ktu futesh e rrinte Skanderbegu, kur kishte fuqi turke rreth Krusë.
Krujë, 28.IX.1950

10 – Në kry të Malit t’Shkretës2 asht ‘i ven blinishtë qi i thonë Skënderbeg. Kë temën ja kanë vu populli, se ktu rrente3 Skënderbegu me njerzit e vet.
Nojë – Krujë, 1.X.1950

11 – Në nji shkamb në Skure (Milot-Krujë), asht nji rrasë e gjanë qi quhet Sofra e Skënderbeut. Ktu thohet se ka hangër bukë Skënderbeu bashkë me ushtrinë e tij, kur po ktheheshin nga lufta.
Skuraj – Krujë, 1950

 

MAT

1 – Ke stanet e Karicës, në venin qi i thonë söjt Belegj, Skanderbegju ka ngranë ni drekë.

***
Kur ka qenë Skanderbegju në Skanderbeg4 t’parët tonë5 i kanë bâ ni bukë në Belegj.
Karicë – Mat, 6.X.1950

2 – Qafës Belegjut i ka metë ky emën se ktu Skanderbegju i ka dhanë belegj Turkisë m’ato kohna.
Bazë – Matë, 6.X.1950

3 – M’Trodhën6 e Pshkashit gjinet ni fushë qi i thonë Fusha e Skanderbegut.
Pshkash – Mat, 7.X.1950

4 – Kur ka bâ ushtimin me votë ke Gjurë Florinia e me shku në Skanderbeg ka hârë bukë atje. Bukën e kish me vegju7. Bukën e ka pasë me vegju kah shkonte.
Pëshkash – Mat, 1952

5 – Në vl. të Shtjefnit, në ni faqe me shkurre, asht ni ven qi i thonë Gjurra e Kastriote. Ktu ka pa’ dalë ni gjurrë e madhe, nejti vetëm traj ditë e humi opet.
Shtjefën – Mat, 12.X.1950

6 – Në Zatkë të Vinjallës, nja dyqint hapa drejt së lemes të Gjurës Varme, â Gjurra e Skanderbegjut. Kjo â fare e pastër, nuk ka myshk, duket sikur ka dalë sot sefte. Ktu mushte ujë Skanderbegju, kur rrinte në Varosh. Gjithni po at ujë ka pasë pi Skënerbeu se asht uj i lenë fortë.
Vinjallë – Mat, 1950

7 – Në kry të katunit Derjan, nja treqin metre larg shpesë8 funit të kti katuni, gjinet Kroi i Skënderit. Söt ka pak ujë. Ma parë ka qenë me lugje druni ku pejshin9 bakteja10. Kroi i Skënderit nuk shteronte kurrë. Asht në faqen perëndimore të Kodrës Gjurmeshit.
Derjan – Mat, 11.X.1950

8 – Asht nji ven ktu te ne qi i thonë Lama e Bakrit të Skënderbeut.
Ostren i Madh – Dibër, 31.V.1953

9 – Përmes Fushës Bunarit (Vigj) kanë qanë Lëmnajat e Skënderbegjut (katër sheja lëmnajash).
Varosh – Mat, 1950

10 – N’Qafë t’Prushit asht Livadhi Skënderit. N’kt’anë t’Livadhit, prij Martaneshit, asht ni gur i bardhë, mbi shkrep. Aj gur asht i veçanu prej shkamit, si me e vu njeri, me dorë; në mest asht i hollu si prej litari. Thonë se aty ka lidhë kalin Skënderbeu.
Peshk – Mat, 14.IV.1967

11 – N’Fushn e Lopës, në Malt t’Klosit â n ilqe qi i thonë Lqeni Skënderit. Në Klos janë gjashtë shpi Skëndere. Ky mali duket se ka qenë i ktyne shpive, pranaj i ka metë Lqeni i Skënerit.
Klos – Mat, 18.X.1950

12 – Në kry të katunit Derjan, nga ana e veriut, gjinet Prroi i Krojt Skënderit. Ky bi në prunë e Veshte-Pete.
Derjan – Mat, 11.X.1950

13 – Në vl. të Shtjefnit â Rrahi i Kastriote.
Shtjefën – Mat, 12.X.1950

14 – Në faqe të Shtjefnit (v) asht Shpella e Burgjut Kastriote. Ktu fushin katuni bylmetin (djathët, tlynët, gjizë, etj.) se ishte shpaj. Kji asht mushë tahê11.
Shtjefën – Mat, 12.X.1950

15 – Nan Trodhën, asht ni shpellë qi i thonë Shpella e Kualet. M’tâ thonë se kanë pasë nêjë kualt e Skanderbegut.
Pshkash – Mat, 7.X.1950

16 – Shpella e Skënderit ndodhet sipër urës Matës, përmi xhaden e maqinës.
Burrel – Mat, 1953

17 – Shpella e Skënderbeut asht përfun katunit Burrel, në krahun e majtë të lumit Mat. Në te mun t’mrizojnë në vapë deri më dyqind bagëti. Ktu thonë mshifesh Skënderbeu kur luftonte me turqit, pranej i ka metë edhe ky emën.
Burrel – Mat, 1950

18 – Knej Shkalln e Valet (midis Skurajt e Pshkashit) asht ni rrasë sa me hangër nja nizet burra m’tâ. Ksajt i thonë Tryeza e Skanerbegut. I ka pa’ metë ky emën se ktu ka pa’ hangër bukë Skanderbegu.
Pshkash – Mat, 7.X.1950

19 – Në Madhesh të Pshkashit â Tryeza e Skanderbegjut, gjurit, qi ma hâre bukë n’kamë sak m’kamë, as asht i naltë gjuri. Asht bash rrasë e madhe sa me hâre bukë 12 burra. Un e kam pa vetë me saj.
Kur ka bâ udhtim me vot ke Gjur Florinia e me shkue në Skanderbegj, ka hâre bukë atje. Bukën e kish me vegju.
Pshkash – Mat, 1953

20 –Ne jemi gjashtë familje ktu në Klös qi kemi llagapin Skënderi. Kshtu e kemi pasë gjish mas gjishi. T’parët tanë thohet se kanë ardhë prej Prelli.
Klos – Mat, 16.X.1950

 

DIBËR

1 – Fushës Bulqizës i kanë pasë thanë Fush’e Teviollit; sot e përdorin Fush’e Tezallit. E kom nigju nga nji farë Isuf Koçi; ka vdekë 90 vjeç, 20 vjet para. Ai kështu ma ka thanë; se un kur ikëm pi Serpit, nejtëm nja di javë në Bulqizë; pi çati plaku qi të thash e kom nigju kët fjalë.
Zerqan – Dibër, 4.VIII.1953

2 – Fusha e Vajkalit ka qanë pyll, po nuk punojin zoqt m’ta, jo ropt; ka qanë krejt pishë. Ka pasë vetëm ni uj në mes, Uji me Shtrema i thoshin. Ene söjt me shtrema asht ai uj.
Dushaj – Dibër, 1953

3 – Ku i thonë sot Fusha e Vajkalit, ke Gurët e Skënderbegjut, ka pasë bâ luftë Skënderbegju, mâ parë i thoshin Fusha e Teviollit. E kam nie nga pleqt e Vajkalit.
Bulqizë – Dibër, 8.VIII.1953

4 – Në Vajkal s’ka pasë katun. Kanë qanë mashnore. Kur vijnë vajkalorët në Koçaj thonë: «Shkojmë në katun». Ne të koçajve e të dushajve u thomi mashnorë atyre.
Në Vajkaj ka qanë bjeshkë, për të kullotë gjanë në verë. Vetëm ujë të ftoftë e pishë e bar për dele ka pasë. Diqind vjet ma parë në Fushë të Vajkalit ka qanë psihë, s’ka pasë ujë.
Koçaj – Dibër, 1953

5 – Ke Gurët e Skanderbegjut (Bulqizë), Skënderbegju ishte rretheku. Qi të nalonte ushtrinë turke, i lshoi si mallik atij veti të bante ftoftë.
Ene me të vërtetë, po ta kërkosh Shqipninë rreth e çark, ni ven ma t’ftoftë s’ka. Ni ven bâ vorre për çdo vjet, ati shkon e s’vjen. Kanë vdekë di vetë prej t’ftoftit, lumjanë. Për çdo vjet vdesin.
Dushaj – Dibër, 1953

6 – Te Gurët e Skënderbegjut në Bulqizë, i kanë mërdhihë zagjarët Skënderbegjut ene ate i kanë cofë prej të ftohtit. Pranej Skënderbegju e ka nemtë at ven.
- Ktu mos ju daltë fortuna, gazeplleku. Ene n’verë fren ate, jo mâ n’dimën qi t’shkul.
Zerqan – Dibër, 1953

7 – Kepi i Skënderbegjut asht kshtu terma, sikur âsht ni munare, po ma i madh. A veni brinjë. Kepi i Ligjut Bakullit â kep m’nja.
Fushëmuhërr – Dibër, 26.VI.1953

8 – Kroi i Skënderbegjut âsht në Prat të Gjurase. Aty Skanderbegju ka bâ luftë me Turkie. Ka pasë zanë atë ven n’Xhitet të Gjurasë.
Blliçe – Dibër, 30.VI.1953

9 – N’Mal t’Selishtës, në majë të Pratës, ka ni kru qi i thonë Kroi i Skanderbegjut.
Qafmurë – Dibër, 14.X.1950

10 – Skanderbegu këtu në Sinjë ka dy shenja: Gjurma e kalit t’Skenderbeut në Val dhe Thana e Skenderbeut.
Sinjë e Epër – Dibër, gusht 1956

11 – Në Balgjaj të Qafmurrës12, ke veni qi quhet Rgjatat e Doç Kics, â ni kru qi i thonë Kroi i Skanderbegut. Skanderbegu pat hudhë gurë me e ndreqë, po, prej luftës qi pat me Turqinë, nuk e maroi. Veç e bani me dërrasa ene tha:
- Kush i hektë u hutoftë!
Kto drrasa as kalben, as prishen. Poplli s’i lun me dorë; se thotë hutohesh, se kshtu e ka lanë Skanderbegu. Ni plak desh ta luj drrasn e krojt ene lujti mensh, thonë, para ca vjetsh.
Qafëmurrë – Dibër, 14.X.1950

12 – Di kabile janë ç’prej kohës Skënderbegjut ktu te ne: Gjurgjini a Xhurxhi në Hotesh dhe Nkolli në Katun të ri. Të tjerët janë t’ardhun prej Lurje (Dedajt e Muratajt), prej Mati, etj.
Arapaj – Dibër, 27.VI.1953


KUKËS

1 – Gjuri i Skanderbegjut asht për kufi me Orosh e me Konaj, në vend të Konajt. Ai ven quhet Zhrelë. Aty ka zatetë Skënderbegju. Ka pa’ lshu mullejt me erë. Heret m’at ven ja pa copa tjegullash. Përfuni kepit në Zhrelë â ni gjur mulleni, i dhen. Ka pasë shku tuj nej nëpër shkretina se e munojte Turku.
Ai gjur ka dy shtiqe: njanin e ka ka Zhrela e tjetrin e ka ka ana e Oroshit. Ate gjur e kishte zanë qi të ruente ato dy shtiqe. Mbi ate kepin asht ni fushë nja ni dilim tokë. Udha qi shkon n’Orosh i bie përfuni. Përfun të kepit ash ni gjurrë, qi quhet Gjurra e Barxhanës. Mbi kry të Gjurit të Skanderbegjut asht ni bjeshkë qi quhet Komërdhishtë dhe bjeshka kufitare e Oroshit quhet Nënshetin. Ky gjyr ka v. ka Konajt ka l. Këmërdhishtin, ka j. Oroshin (Nënshetin), ka p. janë Bisakët. Ke ky gjur Skanderbegju ka bâ si zatetje në hikje.
Bisakë – Kukës, 1952

2 – N’Arrn ka lidhë atin Skënderbeu në kuj hekuri.
Arrn – Kukës, gusht 1933

3 – Në Kep të Skanderbegjut ka pa’ nejtë Skanderbegju kur ka bâ marrëveshje me Lekën n’Konaj. Skanderbegju ka nejtë m’at ven katr a pesë ditë, pranej i thonë Kepi i Skanderbegjut.
Konaj – Kukës, 1952

4 – N’Poxhoj t’arnorve â ni shpellë, Shpella e Skënderbegjut. Janë vjerrë me ra n’at shpellë dhe s’un kanë ra.
Arrënmollë –  Kukës, 21.VI.1953

5 – Në Arrn kemi nji pell të rrafshët rreth 30 ha. qi i thonë Tërvol.
Arrn – Kukës, 1966


ELBASAN

1 – Në Cërujë ndodhet nji shkam me emnin Guri i Skënderbeut. Përkundër janë gjurmat e mushkës.
Cërujë – Elbasan, 1927

2 – Në Mollagjesh asht nji qafë qi i thonë Gurët e Skënderbeut. Aty n’atë qafë malesh pushonte Skënderbeu. Ene sot, kush ngjitet andei, nalet e pushon.
Mollagjesh – Elbasan, 1930

3 – Në katunin Prapanikë (Elbasan) gjinden disa gurë të sheshtë. Ktu, ke kto gurë, asht ba nji mbledhje ku asht ndodhë edhe Skënderbeu.
Mirakë – Elbasan, 16.IV.1950

4 – Në Mal të Vashës (Elbasan) ka kalu Skënderbeu, ku ka ikë nga Labinoti.
Emni ktij malit ka mbetë kështu:
Ka qanë nji djalë e nji vashë. I ka thanë djali vashës:
- A po m’merr mua? Vasha i ka thanë:
- Të marrë, po t’më qiç n’maj a’ati mali.
E mur djali e e çoi mje n’majë t’malit. Po kur mrrini n’majet, plasi djali prej t’lodhurit. Nga ajo dit i meti emni kti malit Mali i Vashës.
Polis – Elbasan, 14.X.1954

5 – Në Mollagjesh asht nji mhallë qi i thanë Mëhall’e Skënerit.
Mollagjesh – Elbasan, 1930

6 – Në nji vend ka ve stanet Miraka aty, â i vend qi quhet ke Pusi i Skënderbeut. Kte vend e kullosi Shmilt.
Elbasan, 1930

7 – Rrapat e Byshekut kanë qanë kujat e kualet t’ushtrisë Fetit13. Ka ardhëm je m’aty. Feti ka thirre kto krahinat tona. Shpati s’e la me shkelë në tokën e vet. Feti tha:
- Fet olldi, fet allmadi (fet e bâra, fet s’un e bâra)14
Ata deshën shpatën. Ene i njeli Shpat ati veni.
Shushicë – Elbasan, 18.X.1954

 

LIBRAZHD

1 – Në kufi të Dardhës me Spatharin, afër Malit të Shalës Drerit âsht Guri i Skënderbeut. Në mes të kti guri ka bar, lisa, pyll. Po ta zâsh shkallën e kti guri (pô ta mbyllish) le gjâtë atje15 e hik masnaj, se s’ka asi16 ven ka t’i hyj uku (asht faqe kan e kan).
M’Gurt t’Skënderbeut ka copa tjegllash, nji mur me tulla e me gëlqere, etj. Thonë se ktu ka lëftuar Skënderbeu me Shapkën e Librazhdit (afër Qarrishtës). Se cijin ka luftuar nuk e dimë.
Dardhës –Librazhd, 8.X.1954

2 – Guri i Skënerbeut asht shkam i naltë: ka vetëm nji hymje, nji shkallë guri. Po ta mbyllish kët nuk mund të kalohet në sheshin qi asht pranë këtoj guri nga asnji vend tjetër. Këtu kanë gjetë copë tjegullash, copa qypash, murishte të vjetra, etj.
Qukës – Librazhd, 10.X.1954

3 – Në Gurakuq gjindet nji shkam qi poplli e quen Gur i Muzhaqit. Për kte gur thonë: Muzhaq Kala në kte gurë e Skënderbeu në nji shkam qi gjindje kundrejt ktij, bajshin marrdhanje dhe shosheshin me nji shoshë.
Gurakuq – Librazhd, 19.II.1924

4 – Kur ishim top me katunin matanë, qi quhet sot Quksi-Shkumi, ne i qujshim mhallët e katunit tonë: Burila, Lëngacja (ke asht lokaliteti sot), Gurra dhe ktu jemi na Mhalla e Skënderbeut, Burlia thonte:
- Do hidhem në Mhallë të Skënderbeut. Ose:
- Ku e ke shpinë?
- Në Mhallë të Skënderbeut. (Duket prej Shpellës së Skënderbeut, Qafës kalit Gjergjit e gjurmës kalit qi janë këndej).
Qukës – Librazhd, 7.X.1954

5 – Qaf’e Prevallit asht nja 50 metra. Përfun të Qafës asht katuni Prevall. Katuni asht krejt i pjerrun dhe aty buron Rrapuni. Më të majtë ka nji fushë qi mund të jetë nja nji hektar.
Sebisht – Dibër, 1.VI.1953

6 – Gurin e Pishkashit disa e qujnë Sofra e Skënderbeut, disa të tjerë Maja e Golemit.
Pishkash – Librazhd, 20.X.1954

7 – Në Rrajcë asht nji ven (në katun plak) qi i thonë Shkalla e Skënerbeut. Skënerbeu ka lëftuar hem në Shkallë të Rrjacës, hem në Qukës.
Qukës – Librazhd, 7.X.1954

8 – Në Kostejë asht nji vend qi i thonë Tryeza e Skënderbeut.
Kostejë – Librazhd

 

VLORË

1 – Në fshatin tonë (Penkovë) është një arë buzë Shushicës që quhet Skënderbeje. Thohet se ky emër i ka mbetur, pasi ka ngrënë drekës Skënderbeu këtu.
Penkovë – Vlorë, 27.IX.1960

2 – Vasë, që hidhe nga fshati ynë (Penkovë) nëpër Shushicë, për të shkuar në Vlorë, i thonë Vaja Skënderbej. Me këtë emër e njohin edhe fshatrat e tjerë: Vazhdonishte, Peshkëpia, etj.
Penkovë – Vlorë, 27.IX.1960

 

TË NDRYSHME

1 – Skënderbeu ka ardhë nji herë ktu në Shigjergj ke Dukajt qi t’i pajtojë; nji herë ka shkue ke Gugajt, nji herë ke Skoku17.
Shëngjergj – Tiranë, 20.X.1949

2 – Në Shëmërdhej të Poshtëm (Gramsh) është një lagje që i thonë Skënderbegas. Ka 12 shtëpi. Shumica janë ardhës nga Dardha e Beratit etj. Si vendës mbahen fisi i Dokut. Këta kanë qenë den baba den në këtë lagje. E di se këtë emër e ka pasë kjo legje që para çlirimit. (Qesh në lagjen Skënderbegas. Qesh deri në Skënderbegas).
Shëmërdhen – Gramsh, 15.XII.1966

3 – Në krahun e majtë të rrugës prej Senice në Novipazar, pleqt thonë më prit në Medare te Gorica e Skënderbegut.
Rugovë, 1964

4 - E kam pa’ ni prej babet se ktej Reket (Rekës Jovan Begut) ka kenë nji ven si i thonë Manat e Skanderbeut.
Shipshan – Tropojë, 1954

 

«Tregime dhe këngë popullore për Skënderbeun», U. SH. Tiranës, Instituti i Folklorit, Tiranë 1967, f.


1)  Tani ai vend nuk është më gjollë.
2)  Fshat në vl. të Krujës
3)  Rrinte
4)  Mal’i Bazës
5)  Të katundit Karicë
6)  Mal në jl. të Pshkashit
7)  Me vehte
8)  Shpisë
9)  Pijshin
10) Baktija
11) Tashti
12) Mal
13) Sulltan Mehmetit të II-të, Fatihut
14) Edhe e shkela, edhe s’e shkela
15) Lëri bagëtitë
16) Asnjë
17) Fise në Shëngjergj

 

A.N.


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...