Oshtima

Daut Hoxha

Daut Hoxha lindi në fshatin Dragomi të Çamërisë në 1985. Kur ndodhi një nga goditjet më të rënda në historisë shqiptare, dhënia e Çamërisë Greqisë, Dauti ishte 18 vjeç, i zoti për të gjykuar dhe për ti për ballë çdo vështirësie. Autoritetet greke bënë krejtësisht të kundërtën e një shteti modern dhe, siç pretendojnë, mbartës të një historie dhe filozofie të lashtë, u treguan arrogantë, të dhunshëm, dhe çnjerëzorë. Popullsia shqiptare ishte vazhdimisht nën presionin e Shtetit grek, qëllimi ishte frikësime dhe largimi nga tokat e tyre. Këto padrejtësi duhet të kenë shkaktuar diçka tek i riu Daut sepse vetëm dy vjet pasi ishte vendosur autoriteti grek në Çamëri, bashkë me shokë të tij nis një mosbindje ndaj ligjit grek dhe për shtatë vite nga 1915 deri më 1922 u fsheh në male, dhe sa herë kishte mundësi u krijonte probleme autoriteteve greke. Kjo i solli mbi vete edhe një çmim për kapjen e tij. Lëvizja e tij e lirë e përqendroi vëmendjen e autoriteteve tek fshatarët që i siguronin strehë.  Këta të fundit u bënë pre e reprezaljeve greke vetëm pse jetonin në zona ku Daut Hoxha mund të strehohej. Situata bëhet e papërballueshme për Hoxhën, i cili në 1922 largohet për në Shtetin shqiptar.  Në vitin 1928 grekët i vrasin njërin vëlla, Asimin në Korfuz dhe në 1932 Lutfiun në Paramithi. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai kaloi një periudhë të qetë. Gjatë kësaj kohe nga autoritetet greke kishte tentativa për ta ekstraduar në Greqi për tu gjykuar për “krimet” që kishte kryer, por Shteti shqiptar nuk e dorëzoi asnjëherë.

7 prilli i 1939 ndryshoi plotësisht perspektivën për çështjen e shqiptarëve dhe tokave shqiptare që i ishin dhënë shtetit grek. Daut Hoxha, një kundërshtar i dhunës, prepotencës, arrogancës greke për shqiptarët dhe një “kriminel ordiner” për autoritetet greke, është më shumë se kaq, është një ide. Është ideja e kundërshtimit dhe rezistencës me armë ose jo të një padrejtësie që ju bë shqiptarëve në 1913. Dhe pikërisht këtë ide u përpoqën dhe arritën të “vrisnin” grekët. Vrasja e Daut Hoxhës nuk është një episod i shkëputur nga shumë të tjerë që përbënin vërtet elementë provokues për deklarimin e luftës. Daut Hoxha me kundërshtimin e tij provonte se shqiptarët nuk po pranonin të jetonin nën grekët, nuk pranonin dhunën, prepotencën, arrogancën. Dhe kjo rezistencë e shprehur me Dautin ishte një dështim për politikën angleze, e cila kishte qenë, dhe do të ishte, mbështetësja kryesore e pretendimeve greke.
Vrasja Dautit ndodhi në një moment tensionesh në Ballkan dhe Evropë dhe për më tepër në krahinën e Çamërisë. Prej kohësh shteti grek kishte marrë disa masa në qarkullimin e shqiptarëve qoftë natën apo edhe nga një zonë në tjetrën pa një leje speciale. Vrasja e Daut Hoxhës ishte vazhdim i dhunës së shtetit grek. Ishte një provokim grek dhe jo shqiptar apo italian. Vrasja ishte një paralajmërim për çdo shqiptar të Çamërisë të cilit mund ti shkonte ndërmend të ngrihej kundër Shtetit grek në këtë situatë të tensionuar.
    Që prej prillit të 1939 shqiptarët e Çamërisë ishin vënë nën një presion psikologjik nga autoritetet greke me pretendimin “se tani që Shqipëria u bashkua me Italinë, ju do kërkoni edhe Çamërinë”. Në funksion të kësaj akuze ngriheshin gjyqe kundër shqiptarëve të cilët nuk kishin si të përfundonin ndryshe veçse me pafajësi për të akuzuarit, kjo për mungesë provash. Por kjo akuzë në këtë kohë të bashkimit italo-shqiptar nuk qëndronte sepse shqiptarët gjithmonë e kishin quajtur të padrejtë dhënien e krahinës së Çamërisë shtetit grek, gjithmonë që nga 1913.
    Daut Hoxha shprehte kundërshtimin ndaj një shteti të pafuqishëm për të provuar fajësinë shqiptare dhe për këtë përdorte dhunën fizike dhe verbale si ajo e rastit të fatkeqit Sako Braho i cili u akuzua për “konspiracion” kundër shtetit grek. Kur i akuzuari fitoi pafajësinë pas katër ditë gjykim, histeria e akuzuesit të tij, një xhandar policie, kaloi çdo kufi kur e dhunon fizikisht mu në sallën e gjyqit. Kjo lloj dhune fizike dhe verbale e cila nuk njeh asnjë lloj autoriteti kërkon vetëm një reagim, dhe ky reagim gjendej në personin e Daut Hoxhës.

    Kjo gjendje tensioni ishte shprehje e antagonizmit të madh që ekzistonte midis dy popujve, atij shqiptar dhe atij grek. Kjo tregonte se sa e gabuar ishte vendimi i marrë në Londër, duke ja dhënë arbitrarisht Çamërinë shtetit grek. Por askush nuk duhet të mësonte për këtë antagonizëm, këtë dhunë shtetërore që ushtronte Greqia kundrejt shqiptarëve të Çamërisë, nëse mësohej, kjo do të quhej dështim për diplomacinë. Daut Hoxha është shprehje e veprimit jashtë skemës së dhunës greke. Duke rezistuar gjatë provonte të kundërtën e asaj që dëshironin grekët dhe miqtë në Londër, që shqiptarët nuk po pajtoheshin me mënyrën e të vepruarit të shtetit greke, dhe po bëhen më tepër se 27 vjet.
    Autoritetet greke pretendonin se ishte vrasja e Daut Hoxhës nuk kishte prapavijë politike. Por autoritetet greke nuk argumentojnë dot pse trupi i Daut Hoxhës u gjymtua dhe pjesë të tij shëtisnin në fshatrat e Çamërisë duke jua treguar si trofe për të thyer qëndrimin e shqiptarëve. Pra Daut Hoxha përfaqësonte diçka tek shqiptarët që grekët donin ta thyenin.
    Shteti grek akuzohet si dërguesi i vrasësve të Dautit, gjë e cila është mohuar gjithmonë nga Greqia. Por në fakt motivin më të madh për të eliminuar fizikisht Hoxhën, e kishin autoritetet greke. Lejimi i ekspozimit të pjesëve të trupit të Daut Hoxhës në fshatrat shqiptare, nga vrasësit e tij, të pa shqetësuar nga askush është një provë që autoritetet greke janë përfshirë në këtë vrasje.

Andon Gjergji


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...