Oshtima

Nërgjegja Kombëtare

Siç e kemi thënë, në kohën e Turqisë s’mund të bëheshe fjalë për ndërgjegje kombëtare në vendin t’onë. Aty këtu dilnin disa shkrimtarë, disa poetë të cilët ngrinin zënë për një bashkim midis shqiptarëve, bënin ndonjë aluzion të thellë në shkrimet e tyre por ndonjë kryengritje kundër armikut shekullor, por këta zëra çdukeshin në hapësirë pa lënë ndonjë jehohnë. U desh lufta ballkanike dhe sakrifica e disa nacionalistëve të formuar shqiptarë, nga viti 1912 e këtej, që ne të shpëtonim nga thonjt’ e armikut gjakpirës. Kemi pra vetëm pak vite që jemi lënë të lirë të mendojmë për shvillimin t’onë, për përparimin t’onë. Nuk kemi asnjë bres që të ketë jetuar i tëri nënë hijen e flamurit kombëtar, nënë hijen e së drejtës. Shumica e shqiptarëve të sotmë, e sidomos ata të vjetrit, s’kanë pasur që në vogëli një edukatë kombëtare, nuku u është dhënë mësim si komb, mbi ndërgjegje kombëtare dhe shumë prej tyresh edhe sot nuk kanë asnjë dashuri për vëllezërit e tyre dhe dendur i nëmërojnë këta si armiq, ashtu siç i kish edukuar Turqia, ose si skllevër duke ruajtur akoma parimet shoqënore të babasulltanit.
Nërgjegja kombëtare që të japë pemët e saj, më parë duhet të mbillet me kujdes dhe në një ambient të kulluar, pastaj të vaditet që të ritet e të madhohet, dhe më së fundi të ruhet nga ç’do kurent i keq që do të mundte t’a prishte.
Shpjegohemi:
Në fillim duhet që rinia shqiptare të edukohet me durim të madh që të kuptojë dhe të ndjejë se vetëm nënë flamurin kuq e zi do të ketë nder, lavdi, se interesat e njeriut mprohen më mirë kur venë mbarë ato të përbashkëtat, se Shqipëria si tokë është e të gjithë shqiptarëve, se këta të fundit, si shkodrani dhe korçari, si vlonjati dhe elbasanasi, si dursaku e gjinokastriti e kështu me radhë, të gjithë janë prej një gjaku, të gjithë kanë zakone të njëjtë, gjuhë të njëjtë, interesa të njëjtë, se armiku politik i një shqiptari është armiku i të gjithë shqiptarëve të tjerë dhe se miku politik i njërit është dhe miku i të gjithëve. T’a ketë kurdoherë në mënd rinia se i krishteri ose muhamedani, le që kanë pasur në krye një besim të përbashkët, por janë të gjithë një soj dhe se asnjë ndryshim nuk ka dhe s’duhet të ketë midis tyre, siç duan të pretendojnë ose të pandejnë nga nj’herë disa armiq të sotmë të popullit shqiptar, disa të mykur që nofta u duket se janë shqiptarë dhe se kanë nërgjegje kombëtare. Ata që tërthorazi ose drejt për drejt përpiqen të favorizojnë muhamedanin ose të krishterin janë armiqt’ e ndërgjegjes kombëtare, armiqt’ e kombit, se kështu i sjellin punët që populli, duke parë se interesat e tij mprohen më mirë dyke qënë i krishter ose muhamedan, bëhet armik në mes të tij dhe sjell atë antagonismë që la për qindra vjetë prapa një popull.
Rinia duhet të mësohet, po jo vetëm të mësohet, po t’i futet mirë në kokë se s’ka dhe as që duhet të ketë titulla të ndryshme midis shqipëtarëve përveç atyre që fitohen me zotësin’ e mendjes ose të punës. T’u thuhet e t’u përsëritet se titulli bej, pasha ose afendiko u është dhënë prej armikut t’onë disa njerëzve që, duuke qënë të ndarë në kllasa midis nesh, të thereshim që të mos shvilloheshe kurrë ajo nërgjegje kombëtare e cila, por të bashkoheshe edhe me elementet e tjerë si gjuhën, zakonet, do të formonte me kohë kombin shqiptar dhe do të sillte si përfundim largimin, prej shumë vitesh më parë, të Turqisë. T’u thuhet e t’u përsëritet fëmijëve në shkollë se ajo Turqi që vinte nj’herë titulla dhe nishane kapadaillëku sot, duke pranuar qytetërimin oskidental, po i heq dhe ne po i mbajmë akoma me gjithë që statusi ynë themeltar thotë: “... as mund të mbajen nga shqiptarët titulla fisnikërie në Shqipëri”. Domethënë po të mbahen asish titullash, ata q’i mbajnë, si mbas frymës së ligjës, bëjnë delikt dhe, kur ligji parasheh delikt në një vepër, kjo, në vehten e saj, është e dëmshme për shoqërinë, është antikostitucionale.
T’u mësohen fëmijëve të jenë kryenaltë, të nderçëm, plot kurajo civile dhe plot sakrificë për ç’do të shrembër. Të largohen nga ç’do rajellek që shumë herë i influencon familja e tyre dhe ambienti dhe të mos binden veç se së drejtës, arësyes, ligjit.

Të gjitha këto janë detyrat më imposante të mësuesit dhe të mësueses, detyra shumë më të rënda nga ato të mësimit të istorisë, gjeografisë, gramatikës, etj. Janë detyra shumë të rënda hë për hë mbasi familja shqiptare përgjithërisht qëndron édhe nënë influencën e moralit të babadovletit, mbassi gjenden akoma në vëndin t’onë njerës me mentalitete të ndryshkur.
Po nërgjegja kombëtare duhet të vaditet d.m.th. të qëndrojë e krekuar, të madhohet. Po si mund të qëndrojë? Vetëm duke u-yshqyer  me drejtës. Një njeri, që do të dojë të qëndrojë shqiptar, grek, italian, francez e kështu me radhë, duhet që interesat, të drejtat e tij, nderi, liria, familia dhe më së fundu jeta e tij, t’i mbrohen më mirë në vendin e tij, se kudo. Ka njerës që nërgjegjen kombëtare e kanë të rënjosur në zemër saqo që mund të ndiqen, të vriten e të copëtohen dhe këta janë njerëzit e rrallë që ka prodhuar njerëzimi. Po shumica, që të duan, për shëmbëlle të jenë shqiptarë shikojnë nëse interesat e tyre mprohen më mirë në vëndin e tyre, nëse janë të lirë të bëjnë ç’u cakton ligji dhe, më së fundi, nëse ligji është i drejtë. Prandaj né, që sapo kemi filluar të kuptojmë ç’është nërgjegja kombëtare, kemi nevojë më tepër se ç’do komb tjetër, që drejtësia të qëndrojë e pa cenuar në jetën t’onë shoqënore dhe politike. Sepse tjetër është të jesh nënshtetas shqiptar si mbas ligjës së nënshtetësisë shqiptare dhe tjetër është të jesh shqiptar si mbas parimeve të nërgjegjes shqiptare.

Për shqiptarë me nërgjegje kombëtare né kemi nevojë të madhe sepse sa më shumë të tillë të kemi aq më tepër do të vemi përpara, aq më të drejtë do të jemi dhe aq më tepër do të largohet ay llokalizm që, fatkeqësisht, qëndron akoma me fuqi në popullin t’onë përgjithërisht.
Një njeri që ka nërgjegje kombëtare është, në pikëmapje ndjenjash, shumë i lartër, shumë i shvilluar sepse çmon kolektivismën, i ndjen mjerimet e të tjerëve, sakrifikohet për të mirën e popullit të tij.
Duhet, më së fundi, që nërgjegja kombëtare të ruhet nga kurentet e dëmshme që mund t’a çdukin dal nga dal.
Ata që duan që një popull të qëndrojë prapa, të qëndrojë në errësirë, ata që duan të rojnë mbi kurrizin e tij, s’kanë asnjë interes që këtij t’i shvillohet nërgjegja kombëtare prandaj, përpiqen t’a shuajnë atë me ç’do mjet, duke e futur popullin në grindje, duke e lënë të përçarë dhe duke përdorur ç’do mjet psikologjik që ay të hahet midis tij.
Të këtillë mjete ka përdorur Turqia e vjetër dhe pasonjësit e saj. Të tilla mjete përdorin dhe ata që sundojnë popujt me zor.
Duhet më së fundi që populli ynë të largojë kurentet ekstremistë të cilët nuk sjellin ndonjë dobi për vëndin t’onë për veç se e lenë popullin të përçarë për qefin e atyre që s’ia duan të mirën. Duhet të gjithëve të na vijë keq për popullin t’onë, të duam këtë më parë pastaj të tjerët. Duhet të mësohet populli ynë të ketë afrim në mes të tij, të duhet në mes të tij që të mund të dojë edhe të tjerët.

Pra, nërgjegja kombëtare është virtuti m’i madh i një populli, virtut që fitohet me kohë, me durim dhe me drejtësi; është virtuti që sjell përparimin, lumturinë dhe nderin e një kombi.

 

«Rilindja», Nr. 12, 1935, f. 1-3.

Pandi Frashëri


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...