" />" />

Oshtima

Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I
Dhurimet

Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur.

Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyrë. Dhurimet do të pasqyrohen publikisht në faqen e internetit oshtima.org  apo edhe në faqet përkatëse të rrjeteve sociale.

Në rast se dhuruesi kërkon të mbetet i fshehtë, duhet ta deklarojë pranë vullnetarit në çastin e dhurimit.

Në rast dhurimi për herë të dytë të të njëjtit libër ose kur libri nuk përfshihet në tematikat e përcaktuara, sipërmarrja rezervon të drejtën e shkëmbimit të tij me një tekst të ri. Në të dyja rastet në lista do të figurojë libri i ri përkrah emrit të dhuruesit.

Në rast dhurimesh në të holla, në listat përkatëse do të figurojë shuma përkrah emrit të dhuruesit. Në listë do të figurojë çmimi i gjithsecilit prej librave të blerë me dhurime në të holla.

Kreu II
Vullnetarët

Vullnetarët janë personat që, me anë të punës apo të lehtësive të tjera, ndihmojnë në organizimin, mbledhjen dhe dorëzimin e librave.

Vullnetarët veprojnë me autorizim në emër të sipërmarrjes dhe përgjigjen përpara saj për veprimtarinë e zhvilluar.

Kreu III
Tematika e librave

Në përmbushje të qëllimeve të sipërmarrjes librat duhet t’u përkasin tematikave:

- Histori shqiptare;
- Letërsi klasike shqiptare;
- Studime etnografike shqiptare;
- Folklor shqiptar;
- Tekste shkollore/shkencore shqip.

Kreu IV
Dispozita përfundimtare

Sipërmarrja nuk ka qëllime përfitimi dhe ngrihet plotësisht mbi vullnetin e pjesëmarrësve.

Sipërmarrja nuk mbledh, përdor apo shpërndan të dhëna vetjake.

Pjesëmarrësit kanë të drejtën e informimit për ecurinë e sipërmarrjes gjatë fazave të punës. Për të përmbushur detyrimet e informimit sipërmarrja pasqyron listat dhe vendndodhjen e librave në faqen zyrtare të sipërmarrjes, oshtima.org

Afatet dhe mënyrat e dorëzimi, përcaktohen në mirëkuptim me vetë Autoritetin pritës.


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...