Oshtima

Një libër
për Preshevën - 2016

Për të tretin vit radhazi, Oshtima organizon nismën "Një libër për...". Pas Gjimnazit «Dr. Ibrahim Temo" të Strugës dhe Gjimnazit «25 Maji» të Tuzit, kjo nismë zhvillohet në mbështetje të bibliotekës së Gjimnazit «Skënderbeu» të Preshevës.

 

 

Gjimnazi «Skënderbeu» Preshevë


Arsimi i mesëm në Preshevë, ashtu si në pjesën më të madhe të territoreve të pushtuara, zë fill relativisht vonë. Në vitin 1961 nis hapja e paraleleve të ndara në gjimnazin «Bora Stankoviç», në të cilin u regjistruan 81 nxënës shqiptarë. Në atë vit akademik, nga 16 profesorë, vetëm 4 ishin shqiptarë dhe mësimi, në shumicën e lëndëve, kryhej në gjuhë të huaj, atë serbo-kroate. Në vitin akademik 1963-1964, gjimnazit, tashmë të pavarësuar, i jepet emri «Agimi i socializmit», por arsimtarët shqiptarë kërkojnë ndryshimin e këtij emri. Në vitin 1968, pas disa procesesh gjyqësore, gjimnazit i pranohet emërtimi «Skënderbeu». Në fundin e viteve ’80, të shekullit të kaluar, Autoritetet jugosllave e etiketonin gjimnazin «Skënderbeu» si “çerdhe të nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”. Në vitin 1989, Autoritetet jugosllave largojnë nga Gjimnazi 11 profesorë shqiptarë dhe ju heqin të drejtën e punësimit në arsim, duke çelur kështu një fazë të re të përndjekjes së Arsimit Kombëtar. Në të njëjtën valë Gjimnazit i ndryshohet emri në «25 Maji» dhe pushohen të gjithë të punësuarit e Qendrës Arsimore Preshevë.
Prej vitit akademik 1998–1999, Gjimnazi «Skënderbeu» çeli paralele në Bujanoc, të cilat prej viti 2006 u pavarësuan dhe krijuan gjimnazin « Sezai Surroi».
Në vitin 2006, pas një vargu përpjekjesh dhe procesesh gjyqësore gjimnazi merr përsëri emrin «Skënderbeu» Pas tre vite përpjekjesh ligjore dhe me mbështetjen e banorëve, në Gjimnazin «Skënderbeu» përurohet busti i Heroit Kombëtar. Duke filluar nga viti akademik Gjimnazi organizon “ekskursionin e maturantëve”, që vijon dhe sot të kryhet në Republikën e Shqipërisë.
Prej vitit 2007 Gjimnazi feston Ditën e Shkollës, e cila është caktuar në datën 2 Mars, në përkujtim të Kuvendit të Lezhës, 1444.

Nje liber per Presheven            

 

     Ecuria e "Një libër për Preshevën"

     19.V.2016 / Në Fakultetin e Histori-Filologjisë, u mbajt takimi i parë prezantues i nismës "Një libër për Preshevën", duke   shënuar kështu nisjen e
      fushatës për grumbullimin e teksteve që do t'i dhurohen Gjimnazit. 

    

    02.VI.2016 / Në Gjimnazin «Dhaskal Todri», në qytetin e Elbasanit, u mbajt takimi i radhës në kuadër të    nismës "Një libër për Preshevën". Falënderimi shkon për trupën pedagogjike dhe nxënësit e «Dhaskal Todrit», për gatishmërinë dhe mbështetjen e treguar.


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...