Oshtima

Doktrina kombtare

Shkenca politike, kjo rrëmuese e pálodhun e shkaqevet të të ramit dhe të të naltësuemit të popujve, na dokumenton, në dritë t’analyzës historike, nji të vërtetë themelore: çdo popull, sá do i lidhun me trashëgimin e njij së shkruemjeje të kapërcyeme, sá do besnik ndër tradita, përfitime e formula të vjetrueme, ká mundësi të përtrihet në jetë të ré. Mund të mëkambet dhe të naltësohet, me shpejti të pabesueshme, tue mrrijtë, mbrenda njij kohe relativisht të shkurtën, shkallën e popujve të tjerë qi, shumë kohë para tij, ishin shtŷ larg kah përparimi, në sajë të parimevet drejtuese, t’idealvet të caktueme qi, përftue e shvillue nga ideologët, nga poetët dhe nga prisat e tij mentarë, derpojnë të gjitha masat, të gjitha elementet dhe kategorinat e popullit, tue përbâ, kështu, doktrinën e tij kombtare.
Drita e përfitimeve t’ideologvet, atëherë, porsi rrezet e shndritshme të diellit, shtrihet, zgjânohet e përhapet, me fuqi të jashtëzakonshme tërhekjeje, mbi gjith bijt e kombit. Këta, me fuqi të saj mystike, i afron, i bashkon dhe i vllaznon, tue krijue kështu at harmoni supreme qi gjênë shprehjen e vet të lumnueshme n’at bashkim kombtár qik á qênë, âsht dhe do të jét, pá tjetër, në ç’do kohë, baza kryesore e lumnís politike, ekonomike dhe shoqnore të çdo kombi e ká përbâ, gjatë shekujve, kundra çdo rryme kundërshtare të historis murojnë mâ të páshkatrrueshme, mâ të pathyeshme e të papërkulshme të pávarsis së tij.
Këndej rrjedh prá edhe nevoja e krijimit dhe e përhapjes në popullin shqiptár të doktrinës kombëtare.

* * *

Doktrinat që kanë përfaqsue gjatë shekujve parimet drejtuese të popujve dhe qi kanë prî, me të vërtetë, me anët të fuqís së vet të páshoqe dërptuese ndër mende e zêmra të të gjithë elementeve të njij populli, tue meritue, për kët, m’u quejtë doktrina kombtare, nuk janë të shumta dhe prandaj mund të kategorizohen ndër dy tipe kryesore: ato qi kanë bazën në nji besim të sipërnatyrshëm dhe n’anë tjetër, ato qi mbështeten, së paku në dukë, mbi parime racjonare. Kështu kategorija e parë, shquhet në besimin e aj se çdo pushtet vjen prej monarkut, i cili, n’anë tjetër, e ká marrë prej Zotit dhe kategorija e dytë përkundra, dallohet në besimin e rrjedhjes së çdo fuqije drejtë për drejtë nga sovraniteti i popullit. Në shvillim të përftimit të parë, fuqija e plotë e monarkut mbështetet për mbi të drejta hyjnore dhe tradicjonare e në zhvillim të të dytit përftim, mbi të drejta të natyrshme, si për shembull mbi lirin, bashkimin e njisín qi realizohen me anët të ngadhnimit të plotë të vullnetit të popullit.
Tash, për çka i përket formulës së parë, asaj së të drejtave hyjnore, e cila, me gjithë këtë në të shkuemen, ká zotnue e patrazueme, për shekuj, si për shëmbull në Perandorín Otomane, nuk âsht veç se metafyzikë e thjeshtë e për kët, tashmâ, e kapërcyeme dhe e prendueme. Formula e dytë mbasandaj paraqet të metat e veta: të drejtat e natyrshme nuk janë veçse hypotheza të mendjes dhe si të tillë shpesh të parealizueshme, pse abstrakte.

* * *

Këtej rrjedh edhe nevoja prá, për të cilën bazat e doktrinës s’onë kombtare, duhet t’i përshtaten, mâ parë e mâ dalë, jetës reale, në mënyrë qi njeriu të mundë me mërrijtë mâ mirë, në të mirën e veçantë dhe të përbashkët. Kështu, baza kryesore e doktrinës s’onë kombtare duhet të jét bashkimi kombtár; methudha duhet të jét solidarsija e, kufini, Shteti sovran.
Përfitimet mbi të cilat ish ngreh shoqnija e shekullit të nândëmbëdhetë, janë mohimi i bashkimit të vërtetë, fuqi e vetme qi mund të përmbajë, kundra çdo rreziku, të pátrandshme vllaznin e njij kombi, mbassi, nën at rregullim, përfitimi i bashkimit thyhet e copëtohet ndër nijmijë struktura e agregata, qi paraqesin gjith aq ndarje e përçarje, pse të karakterizueme, në mënyrë të páshkatrrueshme, nga nji frymë e kjartë individualistike.
Populli shqiptár, mbassi dhá nën prîsín e Kastriotit të madh, shfaqjen mâ të soditshme të gjallnís së vet, rá nën zgjedhën mâ të tmerrshme të botës, gjatë së cilës, pushtuesi, herë me hír herë me pahir, ku me dhunë e ku me të mirë, shvilloi, ndër fusha e ndër male, ndër të katër anët e vendit t’onë, nji përpjekje systematike përçarjeje, rrjedhjet shkatrrimtare të së cilës janë të dukshme.
Tash, kundrejt nji trashëgimi përçarës të tillë, m’e ndá popullin ndër kasta, klasa e partina, qi nuk mund të jenë veç se të ndryshme nga njana tjetra dhe, për kët, të kundërta në mes tyne, me gjith përtrimin e vazhdueshëm të parimevet të pavdekshme të njisís dhe të vllaznís, âsht jo vetë, në kundërshtim të hapët me ndiesinat dhe përftimet e krijimit të njij ndërgjegjeje kombtare, por edhe nisja e njij procesi ndarjeje qi nuk mund të na shpjerë veç kah shkatërrimi i plotë si komb e si popull.

* * *

Këto janë edhe arsyenat, për të cilat, doktrina e jonë kombtare duhet të frymzohet nga parime qi mund të përmbajnë, tue arrijtë bashkimin menduer e shpirtnuer të kombit, sigurín e vërtetë të jetës të tij të lumnueshme gjatë shekujve, parime qi mund të përmblidhen në:

A) Bashkimi si strukturë kombtare, qi përfaqson formimin e Shtetit në pajtim me traditat historike dhe me ndërgjegjen kolektive.

B) Bashkimi si themel shoqnuer, qi përfaqson bashkrendimin e fuqivet, destinue m’u përmirsue e me përparue.

C) Bashkimin si veprim politik, qi shprehet në stabilitetin e organizimit dhe zhvillimit të rregulluem t’aktivitetit në trajtë hjerarkike.

D) Bashkimi si formim ekonomik, qi shprehet në bashk-punimin e harmonishëm të fuqivet prodhimtare.

E) Bashkim si parim moral, qi shprehet në shvillimin e parimit ethik të solidarsís, në lamën kombtare.

F) Bashkim si shprehej esthetike, qi âsht formimi plastik e shpirtnuer i masës, e cila âsht energí në zhvillim të përhershëm, e ndihmueme dhe e prîme  prej klasave drejtuese, qi kanë nji fat me tê dhe jetojnë nji jetë të përbashkët.

Kështu mbi bazë të kombit ngrihet doktrina qi përfaqson lumnín kombtare e cila mund të jét lândore, shoqnore, morale, politike, ekonomike e, edhe esthetike.
Të gjitha përçarjet, qofshin trashëgim i së shkuemes së largët ase t’afërt, në frymë të këtyne parimeve, shduken e zavendësohen nga bashkimi dhe harmonija tue qênë se arsyeja e harmonís dhe e bashkimit gjindet në përpjesëtimin e interesavet dhe në bashkrendimin e qëllimevet qi do të frymzojnë, gjatë shekujve të veçantë kolektivitetet dhe entin e epër, nën prisin e fuqís sovrane ligjore, qi përfqësohet nga Shteti.
Nga këto parime shkrepë përfitimi i Shtetit të fortë, njisí politikisht e rregullueme n’ekuilibrin e fuqivet eksistuese dhe vepruese, për shpërblim të nji interese s’epërt tue përbâ nji heri edhe pushtetin qi ushtron disciplinën për me mrrí qëllimet e përbashkta, shprehje vullneti, fuqí e realitet i rrjedhin nga nevojët shoqnore.
Shteti, si pushtet qi ushtron disciplinën për realizim të qëllimeve të përbashkta, përfshinë, ndër drejtime të shvillimit e luftimit të vazhdueshëm, në çdo lamë t’aktivitetit kombtár, për t’arritun t’aspiratave të kombit dhe, për kët, ideali i tij shoqnuer âsht realizimi i drejtësís ndërmjet klasavet.
Ideali kombtár âsht prestigji i Atdheut përjashta, në rrethin e kombeve; ideali i drejtësís shprehet n’ushtrimin e së drejtës së supremacisë në lidhje me të drejtat e të veçantëvet; por mâ fort në lidhje me interesat e përgjithshme të shoqnís dhe të kombit dhe, ideali i fuqís politike, shprehet me ushtrimin e pushteteve t’epra, t’afta me garantue rregullën e me zbatue ligjën.
Tue përfshi në gjí të Shtetit të gjitha klasat e popullit, tue ekuilibrue, me fuqinat e tyne, forcat individuare, arrihet qëllimi i forcimit t’auktoritetit dhe realizohet, nji herë, ideali i qeverimit me drejtësi e me dobi.
Vetëm në këtë mënyrë sovraniteti i Shtetit mrrinë të përfaqësojë, realisht e konkretisht, refleksin e të gjithë jetës së njij populli, idealet dhe aspiratat e tij kombtare, e politike. Kështu, nëpër mjet të Shtetit, ndërduket populli, krejt populli, me ndiesinat dhe me interesat e tij, me pasjonet e me nevojat e tija e, në sovranitetin e Shtetit, duket sovraniteti i vërtetë i popullit, konkretisht sovran dhe vetëdisë i fatit e i misjonit të vet.

* * *

Përftimi liberàr i sovranitetit të popullit, âsht mohimi i hamonís dhe i bashkimit kombtàr dhe, për kët, populli shqiptàr, për me arrijtë shkallën qi meritonm në lamë të përparimit e të qytetnimit, në gjí të popujve të tjerë, dihet të gëzojë sovranitetin e vërtetë, reàr, konkret, nëpër mjet t’organizimit të të gjitha kategorinavet, qi t’a përfshijnë krejt në jetën kolektive të të gjitha klasavet dhe të të gjitha interesavet.
Kështu do të mërrihej në krijimin dhe në zbatimin e ideologjisë s’onë kombtare, si tharmë religjoze e mystike, qi të përpijë ndërgjegjet me gjith’aq fuqì tërhekjeje qi zotnon ndiesija fetare.
Ndiesia kombtare përfshinë, kështu, dal nga dalë, gjithë kolektivitetin shoqnuer, i mbush mendjen, i ndez zêmrën flakë, i forcon krahun. Bâhet, prà, nji instikt i turmave, nji ndjesi për ushtrín dhe për njerzit e politikës, nji parim shkencuer për njerzit e dijes dhe t’arsyetimit, deri sà mrrinë koha, në të cilën, kjo vepër e pàvdekshme, mrrinë shkallën mâ të naltë të pjeksís e, atëhere, të gjitha energjinat natyrore e shoqnore, të tâna fuqinat e gjalla të njij populli, lidhen ngushtësisht, në harmonì supreme, shpirtnisht e mentarisht, moralisht e materjalisht, për të mrrimen e atij ideali të kombit qi, tashmâ përfaqson, në mënyrë të pàdyshueshme, aspiratën e përbashkët, në kuptimin mâ të gjânë dhe, nji heri, mâ të thellë të kësaj fjale.

[...]


 

«Illyria», V. 1, Nr. 51, Tiranë (11.IV.1936), fl.

 

M. S.


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...