Oshtima

1935 – Qëndrimi i Shtetit ndaj propagandës fetare

Dokumenti i mëposhtëm është një qarkore dërguar nga Ministri i Brendshëm, Musa Juka, autoriteteve vendore në Mbretërinë e Shqipërisë lidhur me qëndrimin që duhet të mbajnë kundrejt propagandës fetare.

 


MBRETNIJA SHQIPTARE
MINISTRIJA E P. MBRENDËSHME
ZYRA SEKRETE
Nr. 299. –


Tiranë, më 6 Mars 1935

 

QARKORE
Gjithë Prefekturave

Si kundër dihet, në virtyt të Statutit të Mbretnisë, tri fenat qi eksistojnë sot në Shqypnie, janë të respektueshme dhe gzojnë të pacnueshme të drejtën e ushtrimit, sejcila si mbas dogmave të veta.

Veç kësaj, për me ruejtë ma mirë pacënueshmëninë e çdo feje, Qeverija Mbretnore ka shënue dispozita ligjore të posaçme me anën e të cilave ndalon kategorikisht propagandën e prozelitizmit e bashkë me ktë edhe t’unitizmit, dhe njëkohësisht dënon kundravajtsin.

Këto lloj propagandash, jo veç qi janë në kundërshtim me statut e dispozita ligjore, por ma tepër janë të ndalueme nga edhe nga pikpamje administrative, pse shkaktojnë mënië, ndasie, e pakënaqësie në mes të elementave të ndryshëm; dhe shi n’atë kohë kuer shteti i ynë, po ban sakrifica të mdha, për me rrajosë në krejt popullin shqyptarë, idealin e bashkimit kombtarë. Pra eksitenca e një propagande të tillë, ash sa e kundra ligjshme, aq edhe e damëshme për qëllimin shtetnuer, dhe për edukatën kombtare, e cila po përpiqet me çdukë këtë inkoveniencë, dhe me zhvillue ndiesie të njajta e karakter thjeshtë atdhetarë. Prandaj tue marrë parasyesh sa u tha sypri, të tillë propagandista, dihet t’i nepen Gjyqit Politik për t’u dënue në bazë të nenit 1 Paragr. C, po t’asajë ligje. Pra për t’u pre hovin nji gjaje të tillë, qi asht kaq e damshme për interesat shtenore e kombtare, porosisim në mënyrë kategorike, Prefekturat, Nënprefekturat e Kryetarët e Komunave, qi me mjetet qi dispononë, të marrin masat ma efikase për të ndalue absolutisht çdo propagandë fetare. N’anë tjetër duhet të vëzhgojnë vazhdimisht e me zgjuetsië, personat e dyshimet në kët pikpamje, dhe po sa të hetohet se ndokush, guxon me u marrë me to, kjoftë direkt o indirekt, me nji herë t’i lajmërohet kësajë Ministrie, emni i personit ose i personave propagandista.

Kjo Ministrie mandej tue çmue fajin e bamë, ka me ju dhanë autorizimin e duhin, qi të përpilohen proces verbalet relative, të cilët duhet të jetë të plotsuemë me fakte e argument sa ma të shëndoshtë, në bazë të të cilëve, Gjyqi Politik, të mundet me dhanë dënimin e meritueshëm, në virtyt të nenin e ligjës së nalt-përmendun.

 Përsrisim me randsie, se çështjes duhet t’i nepet randsija e meritueshme, në mënyrë qi, a priori, të ndalohen kryekëput këto propaganda fetare si dhe fjalët që atakojnë njenën o tjetrën fe, e qi shkaktojnë ftofsie, dhe në ras se hetohet nji gja e tillë, duhet pa tjetër me na raportue, për të ju dhanë autorizimin e duhun për me proçedue në mënyrën e sipër tregueme.

 

 

MINISTRI I P MBRENDSHME
Musa Juka d.v.

 

AQSH: F. 155, V. 1935, D.  , fl. 42

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...