Oshtima

1942 – Banorët e Suhadollit në luftë më komunistët malazez

TELEGRAM*


PREFEKTURA E PEJËS


Pejë më 4/1/1943-XXI°

MINISTRISË SË BRENDSHME – Zyrës Politike

TIRANË

Nënprefektura e Tutinit njofton se më datë 31/12/42 një formacion prej 800 shqiptarësh, banorë të Komunës së Suhadollit dhe të zonave të afërta, kanë sulmuar Buçovin dhe fshatra të tjerë të Malit të Zi, në zonën neutrale banuar nga komunistët. Arsyeja pse shqiptarët sulmuan ishte se komunistët e zonës së sipërpërmendur, herë pas here, sulmonin banorët e Komunës së Suhadollit duke kryer vrasjes dhe grabitje; kështu, për ta mbyllur njëherë e mirë me komunistët, nisi sulmi nga ana e shqiptarëve.
Komuna e Suhadollit nga pikëpamja administrative varet nga Nënprefektura e Tutinit, por kohët e fundit ka mbetur përtej vijës së demarkacionit. Ka një popullsi pre 4 000 banorësh, të gjithë shqiptarë. Armët e popullsisë së kësaj zone janë shumë të pakta. Beteja vazhdon e furishme dhe deri më tani kemi pasur shumë të vrarë dhe të plagosur nga ana jonë.
Numri i komunistëve është mjaft i lartë dhe janë të mirë armatosur me armë të lehta dhe të rënda, gjithashtu kanë municione të bollshme.
Numri i armikut rritet në çdo çast me mbërritjen e komunistëve të tjerë nga Mali i Zi. Popullsia e Suhadollit rrezikon jetën dhe pronat. Ushtria dhe Karabinieria nuk munden të ndihmojnë pasi Komuna gjendet përtej vijës së demarkacionit. Janë marrë masat e rastit, për të bllokuar operacionin, por duket mesa duket nuk është e mundur dhe armiku përparon. Ju lutemi të ndërhyni pranë Komandës Ushtarake dhe Karabinierisë të kësaj Prefekture për të vendosur në dispozicion të Nënprefekturës së Tutinit 500 armë luftarake, shoqëruar me municion të bollshëm, dhe 5 mitraloza. Nëse komuna e Suhadollit bie në dorë të komunistëve do të vihet në rrezik jeta e të gjithë popullsisë shqiptare të Nënprefekturës së Tutinit. Në rajonin e Serbisë në zonën neutrale të quajtur Brenjak, në kufi me Komunën e Rabiniçit, të Nënprefekturës së Tutinit, zonë neutrale, gjenden 400 – 500 komunistë në pritje për të sulmuar Nënprefekturën e Tutinin. Në rast të mungesës së ndihmave do të kemi pasoja të rënda, për këtë presim me urgjencë udhëzime.

PREFEKTI
Haris Thanasi

 


F. 410, D. , V. 1943, Fl. 1.

 

 

*Origjinali i përdorur në italisht. Përkthim i Redaksisë Oshtima.

 

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...