Oshtima

1943 – Zgjerimi i sipërmarrjeve shqiptare në “Tokat e Liruara”

Zef Boriçi
IMPORT – EXPORT
TIRANË


Tirana më 22 Mars 1943

P. T.
Prefekturës së Dibrës
Dibër

 

Kemi nderin me ju paraqite lutjen qe vijon:
Kemi deshire me bae kërkime minerali Manganezi në rrethet të asaj P.T. Prefekture dhe posaçerisht në rethet e katundit BAÇISHT-it (N/Pref. e Kërçovës) në konformitet me dispozita e art. 14, 15 e 16 të ligjes së minieravet dhe të dispozitavet te tjera ligjore në fuqi. Kemi nderin me ju paraqite bashke me kete një skice në shkalle 1:25000 qe përfshin zonen e kerkueme per leje-kerkim dhe qe perbahet prej cirka 850 hektar me kufi BAÇISHT, kuotën 1612 (Abdibezica), kuotën 1545 (Darda kula), e KOLARI.
Per referenca financiare mundeni me kerku pranë Bankave Kombetare e Napolit dhe për referenca teknike P.T. Ministrien e Industries.
Ju lutemi me pas miresien me disponue per përmbushjen te shpejt të formaliteteve te nevojshme dhe me spresse se lutja e jine ka me u pranue mbetemi me nderime te posaçme.

ZEF BORIÇI & Sh.

 

 

F. 410, D. , V. 1943, Fl 4.

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...