Oshtima

1942 – Administrata shqiptare: Projektbuxheti i Komunës Banicë (N/Prefektura e Gostivarit)

RAPORTI I KRYETARIT TË KOMUNËS BANICËS MBI BUXHETIN PREVENTIV PËR VJETIN 1942.XX

 

Në buxhetin preventiv të Komunës Banicës për vjetin 1942 parashifet nga t’ardhunat e ndryshme të Komunës një shumë prej Fr.shq. 23046 dhe në pjesën e shpenzimeve parashifet shuma prej Fr.shq. 23046 e cila shumë vjen baras me pjesën e t’ardhunavet tua ba në pjesën e shpenzimeve shtesat e poshtshënueme:

Në art. 4 Kap. I asht parap një shumë prej Fr.shq. 1176 për marrjen në shërbim prej Komunes një postjer  për marjen e shpërndamjen e korispondencës dhe postën e Komunes dhe të katundarve të rajonit Komunes mbassi asht një nga Komunet me rrajon ma të mathë ashtu si asht parapa dhe në vjetin e kaluar. Në art.3 Kap. II asht parapa një shumë prej Fr.shq. 1500 për blemjen e disa mobiljevet për zyrat e Komunes, mbassi kto që ka sot janë të vjetra krejtsisht dhe lanë jasht përdorimit.
Në art. 6 Kap. II asht parap një shumë prej Fr.shq. 600 për blemjen e uniformavet të policvet të Komunes mbassi pa uniformë nuk diftohet ranësija e shërmbimit të tyre.
Në art. 1 Kap. IV asht parapa një shumë prej Fr.shq. 500 për lyrjen e godinës, meremetim dhe ndreqëje e oxhakut mbassi asht i rënë.
Në art. 2 Kap. IV ashta parapa një shumë prej Fr.shq. 1000 për meremetimin e disa nga rrugat e kësaj Komune që janë të rëndësishme për komunikacionin ashtu dhe meremetimin e urës që shkon në të dalë të katundit Banicë e Poshtme dhe që ka një rëndësi të veçant mbasi lidhë rrugën Gostivar-Kërçovë; një urë tjetër që lidhë Banicën me Llakovicën dhe që ka një randësi për transportimin e sendevet të ndryshme nga katundet lidhin njeni me tjetrin me anë të kësaj ure. Shtojmë se me kët shumë janë parapa dhe meremetime të tjera të vogla t’uravet të kësaj Komune.
Në art. 1 Kap. V asht parapa një shumë prej Fr.shq. 498 për barna të familjevet të vobegra kur sëmuren dhe nuk kanë me se të paguajnë barnat për mjekimin e tyne.
Në art. [2] Kap. V asht para një shumë prej Fr.shq. 1000 për shpërblimin e mamive dhe të mjekvet kur vijnë në katundet e Komunes dhe bajnë shërbime në të vobegëtit dhe për mjekimin e tyne.
Në art. 1 Kap VII asht parap një shumë prej Fr.shq. 500 për lyerje të shkollave të katundevet të Komunes mbassi kto nuk kan ndonji fonde të tyne dhe katundet nuk e kryejnë në kohën e soçme të gjitha nevojat e duhuna.
Në art. 2 Kap. VII asht parapa një shumë prej Fr.shq. 500 për blemjen e libravet dhe të sendevet shkollore që nevojiten për nxënësit e vobegtë të shkollave të katundeve të rrajonit të kësaj Komune.
Në art. 3 Kap. VII asht parapa një shumë prej Fr.shq. 352 për blerjen e një maqine shkrimi që nevojitet kësaj Komune për shkak të veprimevet të shumta që nuk mundë t’i përballojmë me anën e dorës.
Në art. 4 Kap. VII asht parapa një shumë prej Fr.shq. 1200 për qira e mësuesvet të rajonit të kësaj Komune në bazë t’urdhavet Eprore njofturar me anën e shkresave.
Në art 5. Kap. VII asht parapa një shumë prej Fr.shq. 2000 për të vobegtit e kësaj Komune mbassi rajoni asht i mathë dhe se me njerëz të tillë ka shumë dhe paraqiten kohë mbas kohe.


Banicë, me 12/VIII/942.XX.

Kryetar’i Komunes
(Harun Denari) d.v.

AQSH F. 410, D. , V. 1942, fl. 6

 

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...