Oshtima

Moti i ullinjvet në Ejaninë

T’MBJEDHURIT E ULLINJVET

 

Ndër pesmbdhjet-njëzet t’Shën Martirit, Ejanín, nga fmíl zënej e mbjith ullinjt (edhe sot zën e i mbjedhen nd’at mot). Fmilat ç’kishen pak rremba ullinjsh i shkundjen vet, ato fmil ç’kishen shum rremba, ullinjt i mbjidhëjen me gjind t’huaj e mb’pjes. E bëjen: kater pjes i zoti i ullinivet e nj’pjes mbjedhzit bashk me fmilen. Mbjedhzit nd’ishen nga një për kundin e tire, pjesën e ndajen ata e ata. Nanì ka ca mot e ktej ndajen nga mbrëma e bëjen nj’pjes i zoti e nj’pjes mbjedhzi o mbjedhzit.
Me dalur shën Nderu e me hijtur Janari ullinjt ishen gjith t’mbjedhur, s’ish më një koqe mb’të aq ndër dherat sa ndër vreshtat.
Nga menat njize shihshin (e shihen edhe sot) llojé llojé të kërshteresh ç’nisëshun e vejen e mbjidhëjen ullinj. Kush ngurej ka nj’án, kush ngurej ka nj’eter, kush mb’këmb, kush kaluar gajdhurevet. Diten sot nguren gjith si t’llavur me automobil e me motoshatra. Vejen mb’Shën Llí, Kuadhivuz, Marol, ka Trepanat, ka Rahji i Bathvet, ka Shën Lluçia, ka Bregu, ka Shën Mria Katines, ka Pokdhura, ka Kulumbria, ka Shën Barbara, ka Rrakanëjeli etj.
Ture dijtur mirrjen hudhrën me nj’copes buk, kush krikomeli, kush t’grínj e nj’thua djath, kush me di fiq t’thet. Dica vëjen tek gropza e njëj copje buk di ullinj o di patana t’diganista me nj’peper. Kshtu kish t’shkojen diten njëra mbrëmanet errur mír ç’mbjidhshin mbër shpít e mb’këmb pse gajdhuret i ngarkojen me tre thes ullinj. Mbrëmanet nat kush kish ndënjerí ndë fmilet i prit me nj’çikez     qull t’ngroht, o me di tumac me fasule, o me di lakra me fasule. Kush s’kish mosnjeri kur mbjidhej kish t’e bënej vet gjë t’ngrohnej golen e thát e mullzen.

Diten se t’harrojne t’lodhurit e se t’shkojen motin, zejen fill e rrfiajen lajmet e katundit: ndenj shkurqí si u kish bënur e si kish t’u kish bënur, akcili do akcilen me mall, edhe akcila duhet me akëcilin, po nëng duan prindt. Zëjen fill edhe festat ç’ishen e qasëshin edhe nën shkonej nj’dit çë nëng shllojen ndenj vjersh malli e kndime Natallesh e kënken e Shën Lluçís.
Burrat e grat mbjidejen ullinjt mb’truall. Trimat e kopilet kumbisjen shkallen druri tek nj’dég, rreth rreth ullirit. Ullinjzit i miljen me duart mbrënfa tek trastariqja, ata ç’i bijën më nj’çikez llargu nëng e bijën mb’truall, tek palacat t’hapta rreth rreth ullirit. Ndër degat ç’nëng e rrejen, ullinjzit i shkundjen me nj’kallmer t’gjat o me nj’osten t’gjat lé lé për mos t’çajen malat e degavet t’ullinjvet. Kur kishën shkundur degat përjashta, hipshin ndër degat përmbrënda si zogj e miljen e ktire degave ture i vënur tek trastariqza. Ullinjt ç’mbjidhëjen i vëjen ndër thest. Psataj, pas mjezdits, ngarkojen gajdhuren, mushken, me tre thes: një ka nj’án samari, një ka jetra án samari e t’trejtin nd’mest kriqezit e samarit. Mbrëmanet, kur mbjidhshin ullinjt ç’kishen karrjartur i masjen e i ndajen. I zoti e pjestaret ullinit i masjen me menxen e me stupelin. I zoti i mbrazjen edhe ata ndë nj’jír shpije. Tek di copaz drunje ulliri, frashëri e shelqi, bëjen me thiken aq shëngje sa tumane ullinj i ngisjen nga mbrëma aq t’zotit sa pjestarvet.

Shúm fmila ç’vejen e mbjidhëjen ullinj mb’pjés Kamarat tek Paxhrat etj. mbrëmanet nëg vijen ndë katund sepse ishin llargu e për këtë fjëjen mb’vend. Naten s’kishen çë t’bëjen e ture ziajtur poçen me di koqe fasule, t’e hajen mbrëmanet pas, me buk krikomeli përposh e me nj’lot val, frihshin ture rrfiajtur prrallez e gjëegjëza, edhe me t’rít e më t’reat kndojen ndënj vjersh. Kshtu nxirjen edhe ndenj karkalec ka kriet. Grat bëjen edhe kallcjet e me dritën e zjarrit arrnojen edhe ndenj thes, tirqit e burravet, ndenj linj e cohen. Kta mbjedhez vijen ndë katund ndër Natalle. Grát e rea e burrat ngjitshin ndë katund vijlljen mbrëma t’fests t’Shën Lluçis ç’bëhshin (e bëhen edhe sot) kaminet jasht. Afer zjarrit math ngrohshin me flakat e me vér t’re. Kopilet e trimat kcejen rreth zjarrit me vallen e kndojen. Diten pas fests mb’hér gjendshin Kamaràt ku vijojen e mbjidhëjen ullinj. Qelljen edhe di-tri rrogjé me vér e mbrëmanet shihëjen ilzit jasht e mbrënda, afer kucarit, mb’vater, çë shllonej edhe ai shkëndila. Kta mbjedhëz ullinjt ç’i ngisjen më t’shumtit, ja shisjen t’zotit e dheut, vet dica i bëjen val, ndë katund, kur fërrnojen s’mbjedhuri pas Natallevet e shum hér pas kapdhanit.


TRAPITI E VALT

Kur i zoti kish fërrnuar t’mbjith ullinjt vet, mbë t’huaj o mbë pjes ndehej (ashtu ësht edhe sot) ndë trapitët e i thonej masarit o t’zotit:

- Oj zoti masa.
- Gje.
- Kur m’i bën ata di ullinj?
Masari ulnej nj’çik kriet e pra i thonej:
- Mund e t’i bëjmi njera t’dial menat.
- Jo më pár-ë?
- Jo, jo, jemi të zënur njëra nd’qaft... Shurbejmi njëra nat théll edhe s’e rrëjmi.
- E kur mund m’i bëni?
- Jo më pár se t’shtun jeter ndaj mbrëmanet. Sa tumane ké?
- Mund dalën njëzet-njëzetepes, pra një më pak një më shúm...
- E ndomos.
- E ç’hér vin’e m’i mirrni?
- Par se t’perëndoj dialli.
- E thest?
- Thest i sjellim na. Mos u llaf...
- Për ashtu s’llavem fare.
- Ti mos u tund ka shpia se mund dërgoj edhe me ndenj par ór dit.
- Jo, jo, rri e pres.
- Mír bët zotrote.
- Rri mír, zoti masa.
- Ec me shëndet.

- Oj lal Llù, oj lal Llù, pa gjegj: ndëdhe m’jipje edhe zotrote gajdhuren bëjem më shpejt. Si thua?
- E... me gjith zëmer... mos u llaf se ullinjt i sjellmi, i sjellmi...
- E ka bés... po mos harró thest.
- Pa vre sa jàn e teren nd’ata hunj. Pa vre, për thes qan?
- Poka rri mír  se jam e vete.
- Ec me shndet, ec shndet... e fjëj shtat kushine.
Diten e herën ç’kishen qëndruar di trapitár me di gajdhure ngarkuar me thes u gjëndtin përpara shpís të burrit të ngarkojen ullinjt. I zoti ja hapi njënjë. Di trapitaret shkarkuan thest e i kllán mbrënda, po më pár se t’zëjen t’masjen ullinjt e zonja e shpís bën e pín nj’qelq me vér. Di trapitaret, me lopaten druri, mbjojen menxen e mbrazjen di nga thes. Nga menx ç’trapitaret mbrazjen tek thesi, i zoti vënej nj’kope ulliri mbi gjakùn atje afer për të nëmrojen sa tumane diljen. Di menx bëjen nj’tuman. Kshtu mbjuar thest ja ngarkojen gomarit o gomarvet.

Di trapitaret i qelljen e i shkarkojen ndë trapitët e shpejt prishin e ngarkojen t’tjeret thes njëra kur s’ishen më. T’paret tre-kater thes ç’qelljen i mbrazjen tek vaska. Njeter trapitár  lidhnej brezin mushks tek boshti i gurit e bënej e zënej e rrotullonje mushka rreth vasks, e ndonjeter me lopaten shtinej nën gurin e ullinjt e pasten çë pshtonej ndër jirat e vasks. Kur ullinjt shtipshin si qull, ndëse pasta vinej shum e lagur nj’trapitar i shprishnej nj’valld, di vallde me uj t’ziar. Pra zgjidhëjen mushkën ka boshti i gurit e mbrazjen pasten tek magjja. Nj’trapitár mirr nj’fishkull e e vënej mbi ballët e magjes, me doren e manxhint mbanej hapt griken e fishkulles me doren e djatht mirr past tek magjja e e vënej mbrënda tek fishkulla,  njëra kur e mbjonej. Fishkullen pjot ja shkonej jetrit trapitár çë i vënej  palez palez tek konxi. E kshtu vejen përpara njëra kur s’ish më past nd’magjet. E kshtu masari o nj’trapitár e me nj’hú të trash e të shkurtër çë kllit ndër verat e vists të torqit, vëhej e shtërngonei... shtërngonej, njëra kur s’e bënej më se nëng i sosnej fuqia.
Nj’shik me njeter hú mbanej fishkullat dreq mos t’shtrëmbshin. Valt, mburoft, zënej e rrjidh si ár të kulluar ndë tinielt përposht i kllár tek nj’grop e i mbuluar di vokulla hekuri. Pas ca hér ç’konxi venej më shtrënguar, trapitaret nxirjen at hu ka vëra e vits e kllisjen njeter hu më t’trash e më t’gjat. Di-tre trapitár shtërngojen... e kur fuqia nëng ja bënej më nxirjen edhe ta hú e vëjen tjeter më t’trash e më t’gjat. Tek ki hú lidhjne bishtin e njëj tërkuzje t’tash, malen me kaqin e kllisjen tek kraht e rruskut i qanduar me boshtin përposh tek nj’tráv për qeramidhesh.

Di trapitár, me lloret përjashta, vëhshin ka nj’krah kriqezje t’rruskut, njeter di tek jetri krah e shtërngojen... shtërngojen... njëra kur torqi ka fishkullat nëng rrjidh më nj’pik val... po i rrjidhjen vet ka ballët e trapitarvet asi djersësh t’bárdh si koqe breshri. Si trapitaret shtërngojen, krej shllonej edhe ndenj valld me uj t’ziar ndër fishkullat. Kur valt prehej ndë tinielt ca hér, d.m.th. kur vajt kullohej, masari nxír drrasen e tinielit, mirr lugen e madhe e t’hapt me doren e djatht, bënej kriqen tek faqja e valit, thonej “mburoft” e kllit lugen. Më përpara mbjidh lulzen e valit, e mirr mbjonej di poçe për aq tumane ullinj sa kishën shtipur. Kta val i ngit t’zotit e trapitit, pra me at lúg mbjidh valt ture mbjuar valldin druri me nj’dores dhogëje me nj’vér e e mbraznej tek vuca afer mbi nj’magje druri me butilin nd’grikt.
Si masari mbidh valt tek njeri tiniel, t’tjeret trapitar nxirjen mushken nga guri, mbjojen fishkullat, vëjen konxin e shtërngojen t’dijtin konx. Trapitari më i ri e më i fuqishëm ngarkonej mbi mushkun e vet vucen pjot ma val, rrmbenej kaloqen për dorzje e kumbisnej tek jetri mushk e ma boshtin e kaloqes mbanej vucen ka ana prapa. Ki trapitar i mbraznej valt t’zotit tek një kusi e madhe. E zonja shpís, nd’fund kusís vënej një talúr se nëng kish t’rramarej valt. Trapitarit gruaja i jip t’pinej nj’hér vér. Kshtu trapitari kllit bishtin e kaloqes tek grika e vucs, shllonej vucen pas mushkut e prirej ndë trapitarët.

Gruaja menatet ngrënej valt. Nga gjims pinjatje vënej tek nj’çist o mbi më gjakùn, nj’koqe bath o nj’koqe krikomeli ç’i ndodhej. Graja masnej valt se shih sa pinjat i kishen dhënur për tuman. Ndër fmilet ç’bëjen njëzet, tridhjet tumane ullinj, valt ja qelljen mbë shpit me gajdhuren o me mushkën.
Tek nj’jír trapit ish e stisur (e ësht edhe sot) një kusi rramje e madhe, kater-pes vucsh. Kët kusi e mbjojen me uj e zianej val e val, nat e dit. Ujit e ziar, si thash, ja shllojen fishkullavet kur shtridhjen tek torqi e past tek vaksa, kusín e ziajen me thela rrfat. Përpara zjarrit ishen di-tre throne druri me tri këmb. Aq menatet se pas mjezdits e mbrëmanet, ulshin e ngrohshin aq pjeq e dica shtuara. Di-tre, kater-pes djem ulshin për trolli e i ruajen nd’buzet nd’buzet atij pjakut çë rrfianej prrallaz si t’i duajen edhe shum t’bukura. Sikur i kishen mbrënda tek nj’trast e i mirrjen pëlqejen. Djemt nëng shkulshin ka truall. Nga trapitar diten e shkonej me nj’çaudhele t’pjekur t’liar me val. Hér e hér ziajen poçen me fasule e e hajen mjezdit pjot pjot me val e buk krikomeli përposh. Golen e lagëjen me nj’hér vér çi qellnej tek rrogjea ai ç’kish bënur ullinjt.
Mbrëmanet, naten, njëra të lshojen, trapitaret bëjen drit ndë trapitët me hilneret me val me di miçe, me tre miçe. Naten një hilnar e lejen çelur se kish t’shih Shën Bumini.

 


«Zjarri», nr. 28, Itali, v.   , f. 44 - 47

 

Lluka Perrone


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...