Oshtima

Gojëdhëna të themelimit të Mandricës, Bullgari

Kur arthka Turqi kutu1, ni toni shqiptar kleka dostafçik. Pëstaj dërzhava u mbetka memlyn, pse kleka temis2, neri mir’, punuaka. E pëlqyeka dërzhava.

- Çë dosh nga neve? Ai sënka3.
- Time bëra gjer ku ecinë, të ish timi, dànak mos pagoj, as belik, ne pë ze asdogjë4.
Pëstaj dërzhava sënka:

- Hellal. Ai vënt tindi është. Nuk dua dànak, ne nishtu5, asgjë nuk dua.
Bëkan ahere shtëpi kutu: mëhallë bënë6. Pastaj, kur mësoka kushëriu, që mbet kutu7, - ai8 kleka prift – me papazianë9 bashkë ze me djemtë ze me biléjnë, erthnë kutu te kushuriu, të rojnë pranë, ndanë10.

Unë aqe di.

Paskan djem11. Fshati u bë gjer katërqind shtëpi, nga dju. Pastaj, ai dokument që zënkaj turku, e marnë, e grisnë, nga pagojnë dànak!12

Aqe kam gjegjur nga pleqtë, nga Xhako Postol Stojço. Shum’ vjeç ka vdesur13, më ni mil nëntëqint e shtat. Aju kle neri që mba shum’ mënt. Shtatzet e pes’ vejçme kle që vdesi, aqe kle. Unë tetzet e dju vjeçme jam. Di gërqisht: aq di, potpismi14. Shklerisht di të potpis timen emërë. Kutu jam pjellë.


* * *


Tashti ashtu sonë: jemi nga Viskuthi. Përpara Bithkuq.15


* * *

 

Time tate më sonish: neve që kleqemi arnaute, klekemi nga Arnautllëku. Paskan jerdurë dju veta, vllazër, që therkanë mish asqeritë: klekan dostafçik. Kur jerdëkan kutunë, dë këtë vënt, shkotkan këtej, këtë vënt e bendiskan16, e pëlqyekan mirë. Kur artkan në Qutet17 atje, bëkan veqe stop. Dytë vëllazëra xallahitkan ni me ni:

- Nuk o t’vemë prapë dë velàeti18.
Pa sënka:
- Të vemi dë mbret, t’shom ç’o t’i soj.
Mbreti i sënka:
- Nuk o t’veni-si prapë dë vilàeti.
Po ajo sënka:
- Neve nuk o t’vemi-si prapë, o t’mbetemi kutu të rojmë. Ja ku ka ni vënt të bukorë, e bendisme: atje o t’vemi të rojmë.
Mbreti i sënka-him:
- Këto bëra që u mbetnë, merni, pa ecëni atje dë atë vënt që e bendistë, të roni atje, pse unë mbetsha shumë doloven nga juve. Këto bëra o t’u jap juve, që të roni. O t’lishoni berate ni dit, djella kur t’dalë, gjer kur t’vejë të përëndojë djella. O t’veni ni gur sinor; dë katra o t’veni19 nga ni gur. O t’vini prapë dë mua, unë o t’i jap kartë, senet nga mua mbreti, për të ishte tuoj aju vënt. Nuk o t’i dànak20, pa para o t’e jap juve vendin.
Tatja më sa mua ashtu: prifti me fëmilënë, me halenë, me kazanë21. Pastaj djutë vëlazëra, tatja më sa mua, markanë këtej gra. Shklira22, greke, nuk di. Amà këtu greqe nuk paska. Nuk e di emërnë e priftit. Unë emëratë nuk i di vëllazërave.

Pas kësaj vajtkanë turqetë Stamboll23.
Tatja ashtu më sa mua. Aqe më ka sënë, atë di. Gjorgji e thojnë tatenë. Mua Dine Gjeorgjiev Ollovadov. Unë pencioner sefte sivjet jam. Gjasht’e ni vjeç. Vajta tri vjet skulo gërqisht.

 

* * *


Unë kam gjegjur nga time tate, më ka thënë ashtu, që kleqemi ne arnaute, nga toni Shqipëria, nga Vithkuq; kleka fshati.

Tontë vëllazëra, djutë serkan mish të vojskaja24, andej kur jerdëkan nga Arnautllëku gjer dë Qytet. Pëstaj, kur bëkan stop veqe, xallahitkan djutë vllazëra, thënkanë;

- Neve nuk o t’vemi-si papë. Të vem dë mbreti, të xallahijmë, t’shom ç’o t’i soj.
Këto vatkan dë mbreti. I sënka-hi mbreti:

- Nuk o t’veni-si papë.
- Neve nuk o t’vemi-si papë, o t’mbetemi kutu dë vënt. Ja ku bendismë ni vënt. Atje të rojmë, ç’o t’thosh?

Mbreti i sënka ashtu:

- Jecëni atje, lishoni berate ni dit, dë katër ana veni nga ni gur: atë o t’e jap juve.
Këto jerdëkanë pëstaja, lishtojkan berate, dë katër ditë ana vëkan nga ni gur, vatkan-si prapë, pa i sënkan mbretit:

- Neve vamë dë ai vënt, atë punë e bëmë.
Pa i sënka-hi mbreti:
- Unë mbetsha shumë dovòlen25 nga juve. Berat o t’i jap bakshish, o t’i bën ni kartë, ni kartë dokument, nuk o t’paguani hiç para. Nga mua bakshish.

Bëka kju ni kartë, i zënka-hi, i bëka bakshish ato.

Pastaj ni prift, vlla paskanë: jerdëka me semesën andje26, - me grua-him de, me semesën, me këzanë.
Jedëkan kutu dë këtë vënt, pa bëkan dë këtë vënt Mandricën.

Mua timë tate ashtu më tha, që ashtu e di. Pa pëstaj veqe vatka turku dë Stamboll. Anë.

Ashtu më sa, ashtu di. Unë jam Dine Ollovadit27.

 

* * *

 

Fshati kutu kle arnaute. Nji mandër paska: nga mandra u metkna këtu28. Tri hanè29 klekanë: nga tri hanè u bëkan gjashtë: gjashtë krekan, kurdiskanë mandrënë30. Mandrënë si e kurdiskanë, klekan çobanë, zejnë berate. Ni bylyk bëra paskanë. Atë bylykun bëra...31

Këta ni nga ni klekan tri vëllazëra. Ata tri vëllazëra bëhen zjet hanè. Gjis-gjis u shtuokanë, u bëkanë niqint hanè. Ato niqintat hanè nisnë të merenë, nisnë të japnë ni me ni32.

Papa Todori e mbajtka mënt kur klekan tri çobanë.

Kur e bëkan kishën, natën e kudiskan, mos shtojnë që prekan drutë, që t’e bëjnë klishë.

U bëka maze fshati, gjer dë katrëqint e gjashzjet hanè.

Aqe e mba mënt unë.

Gjis arnaute klenë, t’huj nuk kish, hiç nuk paska. Tontë mërinë nga huojtë, nuk sosnë çupat; çupat klekan pak, djemtë më shumë. Pastaj u trazua shklira me arnaut.


* * *


Fshati është kurdisure nga tri vëllazërat: nera kleka prift, nera çoban, nera kasap. U mbetkan kutu, e pëlqyekan vëndinë. U kleka ballkan33. Bëkan shtëpi tri vëllazëra, u martuakan. Nërnë grua e kanë marë nga Gjyshçunar, jatrën nga Kajxhik, jatrën nga Domusderè34, dë shkle. Si u martuakan, perëndia i zënka kazanë. U bëka maze fshati.

Dë Turqisë kohë, kur u rahnë me rusnë35, ahere erkan kutu këto tri vllazëra. Klekan dostafçik, zënkan mish dë turku, dë muhurebè36. Turku kish vëndinë, ai kle kutu mbret37.

Turku e kish, amà glufënë38 nuk e ngati hiç. Ze skulonte39 nuk e ngati, ze klishën nuk e ngati. Skula ze klisha klenë gërkisht. Gërkisht këndonim neve40.

Shklau41 jerd dë dymbëzjeta, kur u zun me turkun të rihen, Ballkanit ràhorë. Shklau jerd e muor këtë vënt, ze bitisi, u mbetmë dë shklau veçe...

Prifti me djy vëllazëra nga Korça klenë. Unë aqe gjigja nga pleqtë.

Ka pesèqint vjeç fshati që ishte kurdisurë.


* * *

 

Demek ne klekemi nga Korça, nga Allbania.

Klekan çobanë, zënkan bëra dë mbretëria, dostafçik, dë askeria41 zënkan mish.

Gjashtë shtatë hanè klenë. Kutu u zënka fshati. Niska të shtohetë: katrëqint e peszjetë hanè kish dalë. Ze çdo mot bënin kutu nga zjetë pesëmbëzjetë shtëpi42. Shumë përpara venish fshati.

Ata të seftèshmit bota që ishnë, klenë Juan, Jorgji, Shtifen43. Jatërat ku t’i mba mënt! Ze prift soshin që kish.

Mun’ të kaj44 pesëqint vjeç. Ne nga pleqtë këtë gjejmë.

Pëstaj, lartmen klishë45 bëkanë, ka treqint, katrëqint vjeç46. Ne kishmë një dado, ai vatka në Stamboll, pa kërkuaka të bënish klishe, dado Gulumxhiu47. Vate mor atë ferman, pa e suoll kutu, pa e bënë klishenë.

 

* * *


Kur klenë kutu, tontë dadora ashtu soninë, jertnë turqetë48. Pa kur pakanë, pa i thënkan grave:

- Fshihuni!
Paska shërëpane49 të fshehën gratë. Papo buratë nuk i ngitshinë. Pa pëstajë vinin dë jatrë vënt, në Gjushqinarë, pa dilninë gratë dë punëra50.

Ishte një arnaut dë Qytet saqer51. Të lishohet nga asqerllëku, të bëka kasapllëk. Bitiska asqerllëkunë, zbritka këtej. Kutu gjis pa insan kleka. Ecën, gjen këtë vënt pa e pëlqen. Vjen kutunë, e sheh vëndinë, bëka ni shtëpi arnauti, vete mer gruvo ka toni vënt, ka Arnaut-si52. Pëstaj bëkan këzanë, ritenë, marin Gjushqinar ni çupë. Ashtu jemi trazuarë53 nga ahere. Pëstaj s’më vjen dër mënt të som jatëra...

Kur jerd ka asqerllëku, mandrë bëka, përandaj Mandricë e sojnë. Nuk më vjen dër mënt për emërë: e sojnë, ma e kam zbjerë...54

Pa kur shihemi me juve, më vjen gëzim: vëllazëritë më dukeni që jeni...

Kur e marka turku kërshtejkënë55, pa i sënka:

- Unë o t’mar tynë, pa klishenë mos e lëjsh; o të vejsh dë klishe; këzanet o t’i pagëzosh...

E të njohësh ti ç’o të somi56!

 

* * *

 

Tri Ristora janë, neri prift. Prifti me nerin Risto, me gra kanë jerdur kutu. A jatri ka jerdurë pa gruo, pa ka martur grup nga Silfkladenec57. Pastaj jatëratë58 nga tejmi lumë, Tarifshat59, - Novoselo, kanë jerdur kutu. Kutu shkle ishnë, amà u bënë arnaut60. Kutu lart ca shtëpi paska; ze ata jernë kutu. Ze ata shkle klenë. Kutu poshtë paska jatër fshat, ndë emërë Kliselik; ze ata jerdëkan kutu. Amà ata nuk shkle. Çë klekan ata? Greqe klekan61. Ato që vinishninë kutu, o t’bëheshin arnautçe kutu.

E kam këndojtur ndë Solun, dë filladhe, gërqisht. Neri e ka shkrojtur, nuk e di më62. Dë shtatëmeta sene e kam këndojtur.

Mandrica u ka bënë dë Ali pashasë kohë63. Më parë nuk e di që ishte fshat. Nga tri Ristora u ka zënë.

 



1)  Treguesi le të kuptosh se mandricarët ishin aty kur erdhën dhe pushtuan vendin osmanët. Ishte një shqiptar, tregtar bagëtish. Fjala «shqiptar» ka hyrë së voni atje. Përdoret «arnaut» (Vështri shën. 24)
2)  Shteti, qeveria mbeti e kënaqur, se ishte si i duhet, i mirë, shqiptari.
3)  Ai thënka – është qeveria që e pyet shqiptarin.
4)  Sa të ecin berrat e mi, të jetë timi vendi, dhe të mos paguajë as taksë, as (të mos paguaj) taksë shteti (belik) dhe as për ndonjë gjë.
5)  Asgjë.
6)  U rrit fshati: nuk është fjala për mëhallë të ndonjë fshati të mëparshëm.
7)  Kushëriri i shqiptarit të ardhur me kohë dhe që ishte në Shqipëri, mësoi se njeriu i vet mbeti (u vendos) atje.
8)  Kushëriri i Shqipërisë ishte prift.
9)  Me priftëreshën.
10) Afër, pranë.
11) Kishin djem më pas.
12) Dikush nga qeveria ua grisi dokumentin që kishin pasur, që të mos paguanin, dhe kështu, nga ajo kohë paguanin taksa.
13) Shumë vjeç ka vdekur, më 1907, 75 vjeç.
14) Të nëshkruaj. Tregoi Nasho Vasil Dakov.
15) Vithkuqi vërtet i mban të dy emrat. Trajta më e vjetër ka qenë ajo e dyta, me sa duket, siç dëshmon edhe përdorimi i emrit nga mandricarët. «B» mund të jetë kthyer e shqiptuar më pas «V», nën ndikimin grek dhe të shkrimit të emrit që së hershmi në dokumentet greqishte. Edhe këtë shtojcë të legjendës e bëri Nasho Vasil Dakovi.
16) E pëlqyekan, siç e thotë edhe në shqip menjëherë pastaj.
17) Është fjala për Adrianopolin, siç i thonë zakonisht në Mandricë.
18) Vilajeti, vendi – vendi i tyre.
19) Në katër anët do të veni një gur (për shenjë kufiri të tokave që do t’ju ap).
20) Nuk do t’i ve taksë vendit.
21) Prifti (erdhi këtu) me familjen, gruan, fëmijët.
22) Prifti kishte edhe dy vëllezër të pamartuar, që morën gra në vend, bullgare (shklira), thotë treguesi; grekë nuk kishte në atë vend.
23) Edhe ky tregues e ka mësuar legjendën nga pleqtë, nga i ati që besonte se këto kishin ngjarë përpara se të binte Konstandinopoli në duart e osmanëve, pra përpara vitit 1453. Tregoi Dine (Kostandin) Gjeorgjiev Ollovadov.
24) Ushtria. Fj. «Shqipëri» ka hyrë vonë në gjuhën e Mandricës, ku kanë përdorur rëndom tq. «Arnautllëk» ose  «Arnaut-si» (Aranuti ynë) ose dhe «Allbania» sipas bg.
25) I kënaqur.
26) Gruan, siç thotë treguesi dhe shqip vetë fill më pas. Ishin pra 3 vëllezër: dy të parët mishtarë pas ushtrisë. Këta pëlqyen vendin, për t’u vendosur, dhe vajtën e morën vëllanë e tretë, që ishte prift.
27) Ia regjistruam edhe një herë legjendën Dines, për të parë se mos i bën ndonjë ndryshim, por jo. Këtë radhë ia regjistruam me magnetofon.
28) Për arsye të mandrës qëndruam këtu. Ishte vend i mirë për bagëti.
29) Shtëpi.
30) Ndërtuakan mandrën, - mund të kuptohet fshatin, një fshat blegtorësh.
31) Treguesi është plak dhe do të nisë të ritregojë thuajse nga e pare.
32) Nisën të marrin e të japin, të martohen midis tyre menjëherë. Tregoi Mite Fënukov. Ishte plaku më i moçëm në fshat. Pak mbahej me shëndet. E kishte harruar dhe mezi e tregonte gojëdhënën. Shqiptimin nuk e kishte të qartë, për shkak të dhëmbëve që i mungoni pjesërisht. Sikurse shihet, shqipen e fliste jo kaq nën ndikimin e bullgarishtes, se sa të tjerët që dëgjuam, gjë që tregon se ndikimi i kësaj gjuhe u theksua pas bashkimit me Bullgarinë (1912). Kështu, zakonisht përdor «th» dhe «dh».
33) Mal e pyll, bjeshkë.
34) Tri fshatra bullgare përreth.
35) U rrahën, në kuptimin luftuan. Më poshtë: «rahorë», luftë.
36) Në luftë; pra shkonin me bagëti pas ushtrisë, për nevojat e saj për mish.
37) Pra jo në kohën e Bizantit, megjithëse më poshtë do të thotë që fshati është pesëqind vjeç.
38) Gjuhën.
39) Edhe shkollat.
40) Greqisht këndonim, d.m.th. mësonim në shkollë.
41) Në tërë tekstet që mblodhëm në Mandricë, për bullgar dëgjuam fjalën «shkla» shm. «shqa»; ose «shklirë» shm. «shklira». Kështu u thonë midis tyre shqip bullafrëve në Mandricë, gjë që nuk do të thotë se fjalën «bullgar» nuk e përdorin. Tregoi Risto Haxhiev.
42) Mund të kuptohet se pas atyre të parëve, erdhën të emigruar të tjerë shqiptarë me shumicë dhe fshati u rrit shpejt.
43) Në fshat, përgjithësisht, mendojnë se këta 3 të parët ishin «tri Ristora» dhe nuk ua përmendin emrat.
44) Mund të ketë.
45) Në kishën e sipërme, atë të Sh. Nedelës.
46) Kisha është e vitit 1816. Kujtesa popullore i shton vitet e një kohe prej së cilës mbahet mend pak gjë, dhe i shton nganjëherë së tepërmi, si në këtë rast.
47) Plaku, gjyshi Gulamxhi. Tregoi Shimion Margarit Gulamxhiev.
48) Kur ishin këtu, me kuptimin: kur erdhën të parët tanë këtu, thoshin pleqtë, atëherë erdhën turqit.
49) Vende për t’u fshehur, bodrume.
50) Gratë (nga frika) nuk punoni; kur largoheshin turqit në tjetër vend, si në fshatin bullgar pranë, Gjushqinar, atëherë dilnin gratë në punë në Mandricë.
51) Ushtar në Adrianopol. Tjetër herë nuk e dëgjuam këtë version.
52) Arnauti ynë – Shqipëria.
53) Jemi përzier shqiptar me shqa.
54) E thoshin, po e kam humbur – harruar.
55) Të krishterën, në kuptimin: të krishterët, krishterimin.
56) E si të marrësh vesh ti se ç’po të thomi! Tregoi Stano Gjençosë.
57) Fshat pranë, bullgar. Zakonisht, legjenda tregon se njëri apo dy nga vëllezërit Risto, - prifti ishte martuar, - morën gra nga një fshat bullgar pranë, Gjushqinar.
58) Të tjerë, disa të tjerë, që erdhën e u vendosën në Mandricë, pasi Ristot shqiptarë themeluan fshatin dhe nisën të shtoheshin. Këta të tjerë erdhën nga fshatrat pranë, që nuk ishin shqiptare, si Novosela, që ishte bullgare, si Kliseliku, që treguesi ka lexuar se ishte grek (shih më poshtë).
59) Treguesi e përkthen shqip emrin e sllav të Novoselës – Tari-fshat (Fshat i Ri). Kështu dëgjuam t’i thotë edhe ndonjë tjetër.
60) Kush vendosej në Mandricë, fliste shqip, gjë që e konstatuam vetë, duke takuar atje, p.sh., një ushtarak bullgar, me fëmijët që flisnin lirisht shqip, apo gra bullgare nga fshatrat pranë, të martuara aty.
61) Mendimi në fshat është se rretherrotull s’ka pasur fshatra greke, sikundër nuk ka. Pretendimin e kundërt e ka shprehur autori i një libri që ka lexuar më 1917 në Selanik («Solun») treguesi, greqisht.
62) Njëri, dikush e ka shkruar, po nuk di të them më shumë për të, pra s’e di se ç’qe autori, grek, bullgar a tjetër.
63) Këtë Ali pashë, në Mandricë e marrin zakonisht për Aliun e Tepelenës. Edhe autori i librit që lexoi treguesi, duket se këtë mendim ka shprehur.
Tregoi Mite Jovan Daillov. Kur ai na e tregoi ashtu historinë e Mandricës, fshatarët e tjerë, që ishin të pranishëm (në klub), protestuan, duke thënë se kjo nuk ishte historia e vërtetë, në asnjë mënyrë, kur është fjala për shumëzimin e fshatit me të ardhur nga fshatrat e tjera. Ata s’pranonin që aty të ishin vendosur bullgare, apo grekë, veç ndonjë dhe veç grave bullgare që martoheshin në Mandricë.
Miteja mendonte, si edhe të tjerët, se koha e Ali pashës ishte koha e Aliut të Tepelenës, po të gjithë pandehnin se Ali pasha i gojëdhënës ka jetuar rreth 500 vjet më parë!

 


Mbledhës të folklorit 9, Tiranë 1991, fl. 645-653.

 

Dhimitër S. Shuteriqi


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...