Oshtima

Çetnikë dhe partizanë jugosllavë të bashkuar kundra Shqipërisë dhe shqiptarëvet

Shënim i Radio Tiranës, 1944.

 

Kur ne çfaqim çqetësimet t’ona dhe kërkojmë  të përgatitemi kundra rezikut sllav, qi po i kërcënohet vendit t’onë dhe sidomos kundra jugosllavëve, vështrimet e të cilëve mbi tokat t’ona nuk formojnë myster për as njeri në këtë botë, ana e të ashtuquajturve “Nacional-çlirimtarë”, komunistët t’onë, na “dameskojnë” për para opinionit se me gogolin jugosllav, kërkojmë të mashtrojmë popullin shqiptar.

Kur ne themi se serbo-malazezasit, nënë robën e komunizmës, nuk kërkojnë veç se realizimin e lakmive të atyre mbi tokat t’ona shqioptare dhe coptimin dhe çdukjen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, e ashtuquajtura partija komuniste shqiptare na padit si “demagogë”, duke bërtitur se, “shoku Tito” dhe lëvizja e tij në ish Jugosllavinë, është nji lëvizje për çlirimin e popujve kundra klikës së shovenëve të Belgradit, të cilët kishin skllavëruar popujt.

Kur populli shqiptar, për eksperiencë të hidhur, e shikon me një sy dyshimi shvillimin e lëvizjes serbo-malazeze dhe i çqetësuar e ndjen nevojën të pregatitet për ti bërë ballë rezikut të sigurt, komunistët e verbuar t’onë, me propagandën e tyre, përpiqen t’a bindin këtë popull se “nacjonal-çlirimtarët” jugosllavë nuk kanë asnjë qëllim të keq kundrejt vëndit dhe popullit t’onë dhe, jo vetëm por, ata luftojnë sidomos kundra klikës ushtarake dhe megalomane të serbëve, me të cilët ndodhen në luftë të hapët.

Dhe ja Titoja me fuqit e tij, kundra fuqive të Nediçit, Mihailoviçit e shokë.

Ndoshta Titua lufton kundra Nediçit dhe Mihailoviçit – d.m.th. luftonte gjer kur ay u bashkua me Mbretin Pjetër – po ajo luftë në Serbi ish nji luftë për pushtetin e mbrëndëshëm. Kur është puna për “çështjen e madhe” jugosllave, që kapërxen kufit’ e Serbisë dhe të Malit të Zi, armët kundërshtare, jo vetëm që ulen, por edhe bashkohen. Kur është puna të sulmojnë kufit dhe tokat t’ona, armët e partizanëve të Titos bashkohen me ato të çetnikëve, sepse kanë po atë qëllim dhe piksynim: pushtimin e tokave Shqiptare, skllavërimin dhe në vijim çfarosjen e racës shqiptare.

Dhe ja provat:

Sulmi kundra Dibrës

Para ca kohe, si ç’dihet, fuqi të Titos, të ndihmuara dhe të prira mjerisht prej disa “nacjonal-çlirimitarëve” shqiptarë sulmuan dhe për disa orë pushton ndonjë vise të Dibrës shqiptare.

Me nji herë u-ul flamuri i Kastriotëve dhe vë vënd të tij dy flamuj u-ngritën dhe valuan në Dibrën t’onë kreshnike: flamuri maqedhonas dhe ay jugosllav i Pjetrit.
Për komunistët t’onë, sigurisht ngjarja nuk ka rëndësi, por për popullin shqiptar kjo është nji provë më se e qartë të qëllimeve dhe piksynimeve të vërteta të Titos dhe të partizanëve të tij kundra të drejtave natyrale të popullit shqiptar në tokat shqiptare.
Populli i Dibërs është dëshmonjë i kësaj së vërtete.

Sulmet kundra Kosovës

Më 24 Korrik në kufit e Gjilanit dhe rajonin e Hogoshit dhe të Ajnoviçit, u-vu re nji përqendrim i madh fuqish jugosllave, këto fuqi përbëheshin prej brigadave XI, XII dhe XIII të Titos me nji fuqi prej afro 3.500 vetash. Për bri të këtyre fuqive dhe e rjeshtuar që nga kuota 1270 në Svdthi Ilia e gjer në kufit e Prishtinës, ish edhe nji fuqi çetnikësh prej 20.000 vetash, shumica e të cilëve në krahun e djathtë të tyre kishin si shënjë dalluese një ryp me ngjyrat jugosllave me këtë mbishkrim: “Liri a Vdekje, Hakmarësit e Kosovës”!

Në sulmet kundra tokavet t’ona në Hogosh dhe Ajnoviç më 27 Korrik, në Zhujë më 30 Korrik, në Rozhajë, Tutinë dhe Plavë, muarnë pjesë të bashkuar vëllazërisht partizanë dhe çetnikë, gjë që provohet nga raportet Zyrtare dhe nga robët që janë zënë.
Sipas nji raporti Zyrtar, gjatë të gjithë kufirit t’onë me Malin e Zi dhe Serbinë, po vërtetohen përqendrime fuqish partizane dhe çetnike të bashkuara. Këto fuqi, janë gati të sulmojnë tokat t’ona, në çastin më të volitshëm për ‘to. Në këtë rast, kur është puna të sulmohen kufitë dhe tokat shqiptare, jugosllavët janë të bashkuar. Çetnikë dhe partizanë i bashkojnë armët e tyre kundra Shqipërisë dhe Shqiptarit. Titua dhe Mihailoviçi, nuk janë armiq, por bashkëluftëtarë në nji luftë për një Jugosllavi të madhe me Shkodrën e Durrësin, në mos me krejt Shqipërinë, nënë sundimin jugosllav.

 

 

AQSH. F . D. 38, V. 1944, fl. 1-3.

 

Masar Sopoti


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...