Oshtima

1941 - Raport mbi dhunën e ushtrisë bullgare në territoret e pushtuara

 


Dokumenti i mëposhtëm është një përmbledhje e deklaratave të një delegacioni nga Shkupi bërë në Drejtorinë e Shtypit Tiranë dhe që më tej, në formë promemorie i janë dërguar për dijeni të Kryeministrit Shefqet Vërlaci.

 

 

Asht paraqitun, ndër këto ditë, në Drejtorinë e Shtypit, Zotni Behxhet Beg Presheva, bashkë me Skënder Leshin, Mahmut Tetovën, Jashar Shkupin dhe Ramadan Kosovën, të gjithë shqiptarë të Shkupit, prej kah janë arratisun mëshehtësisht më 16 Maj 1941, tue arrijtun të nesërmen në Tetovë, prej kah kanë vazhdue udhëtimin për në Tiranëm ku janë paraqitun në Kryesinë e Këshillit Ministruer dhe në Ministrinë e Mbrendëshme tue kërkue, n’emën të së gjithë popullsisë shqiptare të Shkupti, të rretheve të Tetovës ndërhyrjen e auktoriteteve të nalta për të shpëtue nga masakrimi vllaznit e robnuem nën Bulgari.

Qe, shkurtas, shka thonë të naltpërmendurit:

1)    Ushtrija bulgare asht tue shtypun, vetëm se janë shqiptarë, popullsinat shqiptare të krahinave të pushtueme tash së fundi nga bulgarët. Kështu, në krahinën e Preshevës, ndër shumë qendra, kanë rrahun shumë vetë, kanë marun me përdhunë nga popullsija shtatë mijë kilo misër dhe njizet mij kilo barë.
2)    Kanë hyen në shumë Xhamina tue marun qylymat dhe të tjera sende me vlerë.
3)    Në qendër të Preshevës kanë shtruem nën tortura të randa nji pjesë të madhe të popullsisë. Kanë hyem nëpër shtëpina, nën pretekstin e shikimit dhe të mbikëqyrjes për armë; por, gjatë shikimit, përkundra kanë marrun shumë sende me vlerë që gjejshin nëpër shtëpina, si petka të kushtueshme grashë, sahatna ari dhe argjendi.
4)    Ndër shumë shtëpija, nën pretekstin e zakonshëm të mbikëqyrjes për armë, kanë përdhunue gratë.
5)    Më 11 Maj 1941, në Shkup, kanë burgosun Avokatin shqiptar Shaip Presheva dhe Jahaja Kumanovën, Ejup Verisoviqin bashkë me 50 vetë të tjerë, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë të konsideruem fajtor për nji faj të vetëm: pse barshin qeleshen e bardhë shqiptare, qi dëshmon kombësinë e tyne shqiptare. Më 12 Maj 1941, asht informue mbi këtë ngjarje Konsulata Mbretnore e Italisë në Shkup. Ndërkaq nuk dihet asgja mbi të burgosunit: nuk dihet në se janë ende gjallë ase janë masakrue.
6)    Ditën e 12 Majit 1941, asht burgosun në Shkup Mahmut dhe Haki Jonuzi, tregtar qeleshesh të bardha shqiptare, mjeshtri që ata e ushtrojnë në Shkup tash 50 vjet. Ditën e 13 Majit, nji nga të dy vllaznit, ma i madhi, asht gjetun i vramë jashta mureve të burgut të Shkupit.
7)    Më 13 Maj 1941, ditë tregu në Shkup, nëpër rrugat kryesore të qytetit, nga të cilat mbërrijnë, për çdo ditë tregu, popullsinat shqiptare të rrethit të Shkupit, ushtrija bulagre kishte nxjerrun reparte me pushkë dhe me mitraljosa, të ngrakuem që t’u hiqshnin gjithë shqiptarëve, me të mirë ase me dhunë, qeleshen e tyne të bardhë tradicionale. Por shqiptarët, që me anë të qeleshes mprojnë edhe karakteristikat e tynë të kombësisë, kanë refuzuar që t’i heqin. Atëherë, ushtrija bulgare, ka kapun dhe burgosun, vetëm në nji udhë kryesore, më se 300 shqiptarë. Po atë ditë, në rrugën e quajtun “Tophane” janë kapur me përdhunë prej katundarëve shqiptarë ma se 300 qeleshe të bardha dhe grisun nga ushtrija bulgare përpara tyne. Ata që refuzojshin t’i dorëzojshin qeleshet, edhe ndër udhë të tjera, janë kapun dhe hedhun nëpër burgje. Sasija e të burgosunve shqiptarë në Shkup i kapërcen të 600 vetve.
8)    Më 15 Maj 1941 janë burgosun nga parija shqiptare e Shkupit Mehdu Begun dhe Shain Begun.
9)    Masakrimet dhe shtypjet bulgare mbi popullsinë shqiptare  shkojnë tue u ba për ditë më të padurueshme.


Tiranë 22 Maj 1941

Drejtori i Shtypit.
(Nënshkrimi)

 

F. 197, V. 1941, D. 34, fl.

 

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...