Oshtima

Parime të diktaturës së re

Një nga parimet themeltare të diktaturës së re është: Koordinimi i të gjitha energjive të grupeve, që përbëjnë shoqërinë në mënyrë që secila klasë shoqërore të arrijë një maksimum veprimi dhe zhvillimi pa vajtur në kundërshtim me të tjerat klasa të shoqërisë dhe gjithmonë duke pasur për objektivë të mirën kolektive. Mbasandaj mobilizimi i të gjitha forcave morale e lëndore të shoqërisë, drejt një qëllimi të vetëm: Forcimit dhe lartësimit kombëtar në çdo kuptim të shëndoshë e të mbarë që kanë këto fjalë.
Si korollar i këtyre premisave vjen, natyrisht, edhe një tjetër pohim i rëndësishëm: Individi është një tutelë e trupit të madh që quhet shtet. Individi ekziston për të realizuar idealin dhe qëllimet që ka shteti me çdo kusht e çdo sakrificë. Pra, në kundërshtim me parimet që burojnë nga kryengritja frënge se individi ekziston për hir të shtetit dhe jo shteti për hir të individit.
Demokracia, si teoria dhe doktrina liberale përgjithësisht, pretendojnë se shteti nuk duhet të jetë veçse një polici për qetësinë publike dhe rregullimin pak a shumë të marrëdhënieve me shtetet e jashtme. Kurse diktatura e sotme zotohet t’i japë një drejtim bashkë me impulset e duhura gjithë jetës dhe aktiviteteve të shoqërisë në të gjitha manifestimet e ndryshme duke filluar qysh nga shtimi dhe përmirësimi i prodhimeve bujqësore e industriale e gjer tek edukata fizike e kulturore e popullit, e gjer tek një përmirësim më i drejtë dhe më harmonizo i pasurisë, në mënyrë, që një klasë të mos bëhet paralizë në kurriz të tjetrës etj...
Shteti diktatorial modern i ka dhënë vetes një mision kaq të zorshëm dhe totalitar sa s’e ka pasur kurrë ndonjëherë në historinë e vet. Shteti diktatorial pohon se njeriu lind e vdes brenda një shekulli, kurse jeta e shtetit shtrihet nëpër mijëvjetorët. Nga kjo arsye kujdesjet dhe vepra e shtetit shtyhen nga interesa historike, të cilat mund të jenë kundër interesave aktuale të një populli. Shteti diktatorial, në këtë kuptim, nuk mendon e nuk kujdeset vetëm për brezin që jeton sot për sot, por mendon e kujdeset sidomos edhe për brezat që vijnë.
Problemi demografik, eugjenetika, përmirësimi i rracës, themelimi i problemeve të mëdha ekonomike e shpirtërore, e sa e sa të tjerë, janë punë që kryhen në 50 vjet e herë në 100. Prandaj vetëm shteti, që ka jetë të gjatë, mund të merret me këto punë. Individi ose grupet nuk mund të merren me këto, jo vetëm sepse e kanë jetën e shkurtër, s’kanë mjetet dhe durimin e duhur, por edhe, sepse është natyrale për njeriun të mos tërhiqet në punë, të cilave, sigurisht, nuk arrin t’ua shohë pemët.
Shteti diktatorial modern, pra, është një organizim i gjallë me jetë të gjatë. Ai ka mundësinë e planifikimit, të disiplinimit dhe të drejtimit, të gjithë punëve të shoqërisë, jo vetëm sepse ka jetë të gjatë dhe mundësi e mjete për të vepruar, por edhe sepse shteti është i paanshëm, nuk i interesojnë grupet që formojnë kombin, por e tëra kombëtare, d.m.th. udhëhiqet kryekëput nga e mira e përgjithshme, jo vetëm prej brezit të sotëm, por edhe e atyre që do të lindin e do të jetojnë në Atdhe.
Shteti diktatorial modern mundohet të arrijë maksimumin e bashkimit shpirtëror dhe të njësimit rracial të njerëzve, që përbëjnë shoqërinë. Dhe këtë mundohet ta bëjë duke i dhënë Atdheut ngjyrën e një tempulli të shenjtë dhe duke futur njerëzit nëpër udhët e një fanatizme të ndritur e të fortë ndaj këtij tempulli.

 

Ismet Toto


Arbënia, 1936.

Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...