Oshtima

Veprimtaria e lidhjes së II të Prizrenit

Nji organizatë popullore si «LIDHJA E II-të E PRIZRENIT», e krijueme ndër kushte e rrethana të vështira të luftës, natyrisht nuk mund të kishte nji strukturë të plotë e të persosun nga pikpamja juridike, theknike e ushtarake, por me gjith kët veprimtarija e sajë ka qenë e shkelqyeshme.

Mbas shpërdamjes së mbledhjes s'parë të Kuvendit fillon faza e zorëshme e veprimtaris s'organizatës për të pregatitë e sigurue mbrojtjen e kufijve të cilët kërcnoheshin e cenosheshin vazhdimisht nga çetat nacjonaliste-terroristike serbe të Drazho Mihajloviçit dhe Brigadat komuniste të përbame prej Serbësh, Bullgarësh, Malezezsh dhe pak Shqiptarësh të Kosovës.

Operacjonet ushtarake

Aty kah mbarimi i Nandorit të vjetit 1943 çetnikët serb të Drazho Mihajloviçit lëshojnë sulmin e parë dhe djegin e plaçkisin disa katunde në qarkun e Pejës, por populli në bef e i gatshëm, tue i përgjegjë kushtrimit të Lidhjes s'Prizrenit hudhet me shpejti në fushë të betëjës. Lufta vazhdon plot 22 ditë me të vramë e të plagosun në të dyja palët dhe anmiku, me gjithse i vendosun ndër pozita strategjike të maleve të Kolashinit, thyhet dhe shpartallohet.

Ky deshtim i sulmit t'anmikut forcon edhe ma tepër moralin dhe qendresen e luftarve Shqiptar, të cilët pregatiten të përballojnë befasina të tjera eventuale. Pa kalue ënde nji muej çetat e Pavlo Gjurishiqit tentojnë me u ra rojeve tona në Morinë të Malit të Zi dhe në Çokorr, por ndeshin në kundreshtimin e me njihershëm dhe qëndresen e luftarvet Shqiptarë.

Lufta zgjanohet edhe ndër sektor tjerë të kufinit dhe anmiku, i perqëndruem në Shekullarë, orvatet me penetrue dhe me i rrethue fuqit t'ona. Ky plan i shkaut deshton, ndërsa forcat vullnetare shqiptare me nji manevrim të guximshëm dërmojnë pregatitjet malezeze tue pushtue edhe qëndren e tyne Shekullarin.

Në mbroj'jen e Pazarit të Ri

Pak ma vonë sulmi i Draxhistve shpërthën n'anen e Tutinit dhe të Pazarit të Ri, por mbrojtësi i pathyeshëm Aqif Bluta, i ndihmuem edhe nga fuqit vullnetare të Uk Sadikut qi kishin mbërrijtë atje nga rrafshi i Kosovës i nep grushtin e shkatrrimit fuqive sulmuese. Në kët qendresë t'ashpër qi vazhdoj bukur shum kohë dallohet rroli i luftarit të Prekorupës Uk Sadik Gjurgjevikut, icili me zotsin e tij luftarake siguron mbrojtjen e anës ma nevralgjike të qytetit, tue i prapsue çetnikët serbo- malezez qi shtrengohen të tërhiqen prap, tue lanë në shesh të luftës disa të vdekun dhe materjal luftët.

Ashtu edhe i vllai, Shaban Sadik Gjurgjeviku, me shokët e tij çquhet për guxim e zotsi në mjeshtrin e luftës, në ndëshjet me çetat Draxhiste n'anen e Koloshinit, ku ata kishin shtabin dhe përqendrue forcat e tyne sulmuese.

Mbas shkatrrimit të fuqivet serbo-malezeze në Pazarin e Ri, në Tutin, në Petnicë, në Kolashin dhe në Çokorr e Rozhajë fillojnë me sulmue Brigadat komuniste në të gjitha anët e Kosovës.

Anmiku ndjekë kurdoherë taktiken mashtrimtare me sulmue në dy ballna, me qellim qi t'i angazhonte fuqit t'ona për t'u futë mbrenda vijave të mbrojtjës, Por pa ndonji sukses, e madje kto sulme suellen deshtime e dame të randa për të.

E Lidhja e II-të e Prizrenit, nonse nuk e pat kohen dhe personelin e nevojshëm, të pregatitun theknikisht e materjalisht për mbrojtjen e kufijve të Kosovës, operacjonet luftarake, sidomos në ballin e Veri-lindjes, janë zhvillue me nji taktikë të persosun dhe anmiku jo vetem nuk ka mbërrijtë kurr me ça vijat e kufijve t'anë, po shpesh herë ka psue humbje e dame të mbëdha, tue lanë në lamë të luftës të vramë e të plagosun, si edhe sasina të konsiderueshme materjalit luftarak ndër duer të luftarve Shqiptarë.

Operacjonet e këtij balli të hapët që zgjatej ç'prej Karadakut të Gjillanit e deri në skajet e kufijve të Mitrovicës i drejtonte vlera e ushtris shqiptare, kolonel Fuat Dibra (Fuat Xhaferraj), Komandant i Regjimentit IV të Prishtinës, icili me zotsin dhe me mjeshtrin e nji drejtuesi të persosun, vu n'ikje e n'panik mase njiherë Brigadat e Divizjonet e anmikut. Madje në vjeshten e vjetit 1944, kur lufta kishte hye në fazen perfundimtare, në rast të nji sulmi kundër fuqive tona në sektorë të Podjevës, qënë shkatrrue tri Divizjone bullgare të motorizueme, t'udhëhjekuna nga komunistët, nga të cilët nji i xanun rob, nji tjetër thye e vu n'ikje dhe nji i tretë shpartallue e asgjasue fare.

Por edhe n'anen e luftarve t'anë sakrificat e gjakut nuk kanë qënë të pakta. Në kët luftë të përgjakëshme në grykat e Podjevës gra trimnësha shqiptare kanë marrë pjesë aktive tue bajtë arka municjonësh mbi supat e tyne delikat, ashtu edhe të rij 12-15 vjeçarë me shishe vojgurit e benzinet në dorë kanë kcye mbi tanksa tue u hjedhë flakë e zjarm anmiqvet. Mjafton me shenue këtu se Bataljoni « Hasan Prishtina » i Rinis s’Vuçiterrnit, lula e Djelmnis s'Kosovës, asht shkri tansisht në fushë të nderit.

Radjo B.B.C. e Londres, n'emisjonet e sajë me 27 Shtatuer 1944 thoshte : « Shqiptarët po luftojnë trimnisht në mbrojtjen e kufijve të tyne ethnik, kundër fuqi- navet serbe e bullgare shum herë syperjore në njerëz dhe materjal. »

Humbja tragjike

Lufta ka vazhdue në rrëze të gjana frontale deri në mbarim të vjetit 1944, kur ushtrit ruse kishin zbritë në Ballkan, prej kah komunistët e kombësive të ndryeshme të Gadishullit ndihmoheshin e furnizoheshin drejt për së drejti e me bollëk.

Mandej mbas pushtimit të Kosovës nga Jugosllavija komuniste e Tito-s, përpjekjet dhe luftimet e çetavet nacjonaliste ndër male e ndër fusha nuk kanë pushue gjatë të tanë vjetit 1945, tue dhanë me qinda e me mija deshmorë. Do të shkonte tepër gjatë po të vijojshim me i përshkrue këtu në dataje fazat e ndryeshme të këtyne luftimevet dhe përpjekjet e tejfuqishme t'organizatës s'Lidhjes së Prizrenit, ecila me forcat dhe me mjetët e sajë modeste ka mbajtë në kambë luften e mbrojtjës në katër ballnat e kufijvet kundër Brigadavet komuniste serbo- bullgare dhe malezeze e shqiptare, kto të fundit të drejtueme nga Shevket Peçi e Aqif Lleshi që u reshnin plumba e gjyle murtajash vllazenve të tyne Kosovar, tue i qellue mbrapa kurrizit.

Koha dhe ngjarjet provuen se, si populli që kishte vue në dispozisjon pa asnji kursim jeten e djemvet dhe pasunin e vet materjale, ashtu edhe drejtuesat e Lidhjes s'Prizrenit kishin qenë në naltësin e misjonit të tyne patriotik, tue dhanë edhe ata vetë provat e sakrificës sypreme : jeten e tyne. Mase 3/4 tat e këtyne burravet  ajka e burrnis dh'e patriotizmit  u zhduken, a në shesh të luftës tue u perleshë me anmikun ase, mbas pushtimit të vendit, u xunë dhe u pushkatuen nga partizanët jugosllav.

Numri i deshmorve të ramë ndër ballnat e luftës dhe i viktimave të pushkatuem mbas pushtimit sllavo-komunist estimohet në 40.000-50.000 vetë, ndër të cilët, si u thëksue edhe ma sipër, edhe drejtuesat e organizatës, si atdhetarët e njoftun : Musa Shehu, Prof. Kolë Margjini, Aqif Bluta, Bedri Peja, Asllan Boletini, Qerim Begolli me gjithë vllaznit e tij Xhevat e Rifat Begolli nga Peja, Shyqri Bej Kamadani, Mustafa Agushi, Sulejman Xhemal Prishtina etj. nga Prishtina, Sulejman Ashkiu, Av. Esad Berisha, Faik Okllapi, Aqif Tetova, Ishak Taniku etj. nga Gjilani, Av. Shaib Kameri, nga Tetova, Xhem Gostivari nga Gostivari e qinda të tjerë nga viset e ndryeshme të Kosovës dhe të Maqedonis.

Të gjithë oficerat shqiptarë t'ushtris dhe të gjindarmaris që janë ndodhë me sherbim dhe nuk kanë muejtë m'u largue me kohë nga Kosova dhe kalue në Shqiqni, janë kapë nga koman- dantët shqiptarë e dorëzue autoritetevet jugosllave që i kanë pushkatue krejtësisht, ndër të cilët Kolonel Fuat Dibra, Kolonel Asllan Vela, N/Kolonel Sidki Shkupi, Major Hasha, Kapiten Hajdar Planeja, Kapiten Rasim Dajçi, Kapiten Hysni Rudi, Kapiten Gjon Destanica, Kapiten Mark Thani, Toger Musli Dobruna, N/Toger Qazim Gostivari e Aspirant Reshit Kaçaniku.

Kuvendi asht mbledhë dy herë dë Prizren dhe në të njajtin lokal : i pari me 16-20 Shtatuer 1943 dhe i dyti me 17-20 qershuer 1944, ndërsa Komiteti Qëndruer i LlDHJES S'II-të  PRIZRENIT asht kryesue s'parit prej Rexhep Mitrovicës prej 18-26 Shtatuer 1943, ditë në të cilën që thirrë në Tiranë për të formue qeverrin Shqiptare, tue mbetë në vend të tij si zëvëndës Musa Shehu ; i dyti prej Bedri Pejës (12 Tetuer 1943 e deri me 26 Korrik 1944) dhe i treti nga Xhafer Deva bashkë me bashkpuntorët e shenuem këtu poshtë, të zgjedhun nga Kuvendi i fundit, ka vazhdue deri me 17 Nanduer 1944, që nga rrethanat e luftës botnore Komiteti pezullon veprimtarin e vet për t'a vijue misjonin e ngarkuem nga Kuvendi, në mergim. Që emnat e pjestarve të Komitetit të fundit :

  1.  Ing. Xhafer Deva
  2.  Prof. Rexhep Krasniqi
  3.  Prof. Kolë Margjini
  4.  Musa Shehu
  5.  Sheh Hasani
  6.  Asllan Boletini
  7.  Mahmut Shaban Pasha
  8.  Tahir Zaimi
  9.  Rexh Meta
  10.  Qazim Bllaca
  11.  Esad Berisha

Lufta e Hogoshit të Gjilanit

Në nji mëngjezë të zymt të Gushtit të vjetit 1944, kurë lufta ishte nxë e ashprue në të tanë ballnat e luftës, n'anen e Hogoshit të Gjilanit ishte përqëndrue të tanë zjarmi i mnis dhe i anmiqsis së dyja palvet kundreshtare : dy Divizione serbe, t'ardhuna nga Kushumlija dhe vende tjera të Serbis, të komandueme prej Marshal Tito-s, kishin msye e shpërthye kufinin n'anen e Hogoshit të Gjilanit, ku u zhvillue nji luftë tepër e përgjakëshme qi vazhdoj dy ditë e dy net dhe përfundoj me disfaten e sulmuesave sllav ku, kanë mbetë ma se nji mië të vdekun e të plagosun prej të dyja anve luftuese, ndër të cilët edhe Marshali jugosllav qi kishte marrë disa plagë të randa dhe u mbajt mbi shpindë prej nji kaundari për t'u tërhjekë prej andej, prej kah kishin ardhë në token shqiptare.

Lufta dhe qëndresa shqiptare, e drejtueme prej Mulla Idriz Gjillanit dhe oficeravet shqiptarë të Regjimentit IV të Prishtinës, edhe në kët betëjë t'ashpër duel ngadhnyese, kundër dy Divizjoneve sllavo-komuniste që numrojshin 24.000 luftarë t'armatosun. Shkaku i kësaj dishfate t'anmikut e demoralizimi i sulmuesave komunistë, padyshim, i dedikohet plagosjes së komandantit të tyne Marshal Titos.

Gjatë ndëshjeve të rrepta me armë, me mortaje e mitralioza dhe me bomba doret e me bajonete të përdoruna nga të dyja palët kundreshtare, ku mbeten kaqë shum të vdekun e të plagosun sa Reka e Hogoshit (prroni i katundit) ndër brigja të së cilës u zhivilluen edhe luftimet ishte qënë skuqë prej gjakut të njerëzve. Dy luftarë qi kanë marrë pjesë n'atë betëjë dishmojnë se prroni bante ma shum gjak njerzish se uj, në shtratin e vet të ngusht.

Bombardimi i Pejës me 14 Gusht 1944

Mbi kërkesen e Komandantit të fuqive kumuniste jugosllave nji formasjon i aviasjonit Rus apo kombësije tjetër me 14 Gusht 1944 bombardojë Pejen, ku gjeten vdekjen 1970 qytetar të pafajshëm : burra, gra e fëmië, trupat e të cilvet ishin deformue kaqë keq sa mos me muejtë me i njoftë nanat, fëmijt'e tyne ase i vllaj, të vllanë : dikujë i kishte tretë koka, e dame prej trupit, dikujë tjetër gjymtyrët e ndryeshëm si kambë, duer të coptueme qi paraqitshin nji pamje me të vertetë tragjike.

Kishim shkue atë ditë në qytetin e bombarduem bashkë me Kryetarin e Komitetit Qendruer të Lidhjes s'Prizrenit Xhafer Deven dhe me arsimtarin nacjonalist Bedri Gjinaj nga Mitrovica.

Rrugat e qytetit, këthye në gërmadha të tmërrëshme, ishin xanë prej materjalit të godinave q'ishin shëmbë dhe ba të pakalueshme : gjithkund kufoma e gjymtyrë njerzish të vramë, të cilët kishin ngelë mbi tokë, pse qyteti ishte zbrazë tansisht nga tmërri dhe nga friga dhe nuk kishte mbetë kush që me muejtë me i bajtë e vorrosë të vdekunit.

Shum njerëz kishin mbetë gjallë nen germadhe qi bertitshin dhe kërkojshin me britmen e tyne dishprimtare ndihëm për me i shpetue.

Tue shetitë nepër rrugat e lagjës së Kapishticës nji grue e rë, ndëjun qyqe vetun në prag të derës na thirri me hye mbrendë tue na thanë : ejani, or vllazen me pa njiherë se ç'ka më ka gjetë mue të zezen nanë në ditë të sodit! dhe na prini e na çoj në nji dhomë të shtëpis perdhese, ku pamë me trishtim kufomat e dy fëmijve të sajë, të vramë nga bombardimi : nji vajzë 12 vjeçare dhe nji djalë 10 vjetësh dhe tue na shique në shtoj e shkreta me syet e sajë të mbushun me lot : lene qi m'gjet ky kijamet i zi dhe i humba këto foshnje e vetmja mbështetje e ime në kët botë, por ça t'i baj hallit qi m'kanë mbetë mbi dhë e s'po kam njeri qi te më ndihmojë me i çue në vorrëze me i vorrosë.

Tahir Zaimi


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...