Oshtima

Satuti i organizatës Lidhja e II-të e Prizrenit

STATUTI i Orgamzatës « LIDHJA E II-të E PRIZRENIT »

I

Themelimi 

Në bazë të vendimevet, që morri kongresi i Prizrenit me 16-19 Shtatuer 1943, ku u perfaqesuen tokat e lirueme si edhe të tokave të tjera t'ish mbretnis Jugosllave, thëmelohet organizata « LIDHJA E II-të E PRIZRENIT ».

                                                                                  II

Qellimi

Kjo organizatë ka për qellim mbrojtjen e tokave të lirueme si edhe të tokave të tjera t'ish Jugosllavis. Si mjet për kët qellim do të përpiqet të mbledhi dokumenta për Shqiptarësin e visevet në fjalë dhe t'organizojë popullin fizikisht e moralisht për mbrojtjen e këtij thëzi.

III

Kompetenca toksore

Kompetenca toksore e kësaj organizate shtrihet mbi të gjitha tokat e sipershenueme, dmth. mbi Kosoven e lirueme, mbi qarkun e Dibres, si edhe mbi viset tjera Shqiptare t'ish Jugo- sllavis. Malsinat mbrenda kufijve të 1913-tës që ma parë varrëshin prej qytetcve të Gjakovës, Prizrenit dhe Dibrës s'Madhe me qënë se ekonomikisht dhe gjeopolitikisht janë fare ngushtas të lidhuna me qytetët në fjalë, mund të përfaqesohen në Kuvend vullnetarisht dhe mund të marrin pjesë në organizatën e « LIDHJES SË II-të TE PRIZRENIT ».

IV

Organizimi kompetenca dhe funksjonimi

Organizimi i Lidhjes së Prizrenit përfshinë :

  1. Kuvendi i Lidhjes me qëndër në Prizren përbahet prej antarvet nga nji delegat për çdo rreth administrativ (Qendra e Prefekturavet dhe e N/Prefekturavet).
  2.  Komiteti Qendruer, me seli në Prizren, përbahet prej katërmbëdhetë (14) antarësh.

Kryetari, dy N/Kryetarët dhe gjithë antarët tjerë të Komitetit Qendruer zgjidhen prej Kuvendit.

Kryetari dekretohet prej Keshillit të Naltë mbi proponimin e Kryeministris.

  1. Komiteti Qarkuer, me seli në kryevendim e çdo Prefekture perbahet prej shtatë (7) vetvet, të cilët zgjidhen si mbas proçedurës së caktueme prej qarkorës së Komitetit Ekzekutiv të Tiranës me datë 24-IX-1943 mbi rregullimin e zgjedhjes s'Asemblistevet.

Po kjo proçedurë ndiqet edhe për zgjedhjen e antarve të Komitetit Rrethuer. Antarët e komitetit komunal zgjidhen prej Kryepleqsive të katundeve te komunes me seli-qendra e komunës ; kurse Kryetari caktohet prej Komitetit Qendruer në mes t'antarve të zgjedhun si ma sipër.

  1. Komiteti Rrethuer, me seli kryevendin e çdo N/Prefekture, perbahet prej pësë (5) vetësh, të cilët zgjidhen si ma sipër, kurse Kryetari caktohet prej Komitetit Qarkuer.
  2. Komiteti komunal, me seli në kryevendin e çdo komune, përbahet prej tre (3) vetvet, të cilët zgjidhen si ma sipër, kurse Kryetari caktohet prej komitetit Rrethuer.
  3. Komiteti katunduer, me qendër katundin, përbahet prej pleqsis së katundit.

V

Nënpunësat, në shërbim t'organizatës, emnohen prej Komitetit Qendruër mbi proponimin e Komitetit përkatës.

Në qoft se nuk gjinden nëpunësa në numer të mjaftueshëm për kryemjen e sherbimeve torganizatës me lejën e kryetarit t'administratës së vendit, mund të ngarkohen me detyrat përkatse sekretarët Bashkijak ose komunal, kundrejt nji shperblimi prej arkës s'organizatës.

Në marrëveshtje me Komandën e përgjithëshme të Mbrojtjes kombtare, organizata merr në shërbim si instruktorë oficerë dhe N/oficerë të cilët si mbas gradës, vehen në dispozitë të komiteteve të ndryeshëm.

Instruktorët pranë Komitetit Quendruer përbajnë shtabin e Komitetit.

VII

Funksjonet e kësaj organizate dhe kompetencat e organeve të sajë, rregullohen si mbas dispozitavet qi pasojnë :

  1. Kuvendi i Lidhjes, i zgjedhun prej popullit, përfaqëson vullnetin e këtij dhe mblidhet tri herë në mot. Jashtëzakonisht Kuvendi mblidhet, kur thirret prej komitetit Qendruer, në rasë nevoje për me marrë vendime me randësi, ase mbi kërkesën e shumicës s'antarve të Kuvendit.
  2. Komiteti Qendruer i zgjedhun prej kuvendit si ma sipër asht auktoriteti ma i naltë ekzekutiv i kësaj organizate ; përfaqëson organizaten, komunikon vendimet e Kuvendit, jep udhezime dhe urdhna komiteteve te ndryeshem gjerarhikisht, kontrollon komitetet ase urdhnon gjerarhikit kontrollimin e tyne ; plotson organizimin e Lidhjes ; organizon stërvitjet, emnon funksjonarë të çdo natyre dhe çdo kathegorije t'organizatës, merr masa diciplinore dhe ndëshkimore kundër këtyne dhe harton buxhetin e organizatës.
  3. Komitetët janë auktoritete t'organizatës ; këto përfaqe- sojnë në vendin e vet Komitetin Qendruer dhe veprojnë si mbas udhëzimeve dhe urdhnave te tij, që jepen e transmetohen gjerarhikisht.

Komitetët eprorë kan të drejtë inspektimi e kontrolli mbi Komitetët inferiorë. Gjerarkija e komiteteve asht analoge me ato t'auktoriteteve civile të Shtetit. Kompetenca toksore e tyne koinçidon me atë t'autoriteteve civile të shtetit.

VIII

Funksjonët e mbrendëshme te Kuvendit dhe zgjedhja e Paris së tij rregullohen me vendimet e këtij kuvendi.

 

Funksjonet e mbrendëshme të Komitetit Qëndruer e të komiteteve të tjera të varruna prej këtij, zgjedhje e antarvet zevendës t'atyne, që për arsyena të randa largohen prej Komitetit, themelimi i komitetive ku ënde s'janë themelue, plotsimi i organizimit si mbas ketij Statuti, rregullohen me vendimet e Komitetit Qendruer.

X

Emnimi, transferimi, gradimi dhe pushimi i nëpunsave të kësaj organizate kryhet me verdimet e Komitetit Qendruer si mbas normave ligjore në fuqi për nëpunsat e shtetit. Denimet diciplinore kundër nëpunsave t'organizates zbatohen prej Komitetit Qendruer si mbas ligjeve te shtetit mbi proçesin e Komitetit Qendruer ose komiteteve të ndryeshëm, si mbas ligjeve të shtetit.

Në rasë se nëpunsat në fjalë kryejn nji faj që hyn në rrethin e ndeshkimeve penale, me proçes verbalin përkatës çashtja i referohet gjyqit përkatës për veprim.

XI

Organizata e LIDHJES së II-të të PRIZRENIT ka tagër :

  1. Me organizue propogandë intensive me qellim të pregatisë shpirtnisht, materjalisht edhe fizikisht popullin per mbrojtjen e tokës së vet.
  2. M'u pregatitë për luftën dipllomatike në konferencën e paqës tue organizue mbledhjën e dokumentave provuese të karakterit shqiptar t'atyne visevet.
  3. Me organizue aparatin e vet administrativ, si mbas këtij statuti, ndër të githa viset e kompetencës së sajë toksore me organe te çdo Prefekture, komune e Bashki dhe katund.
  4. Me organizue stërvitjen paraushtarake të djelmoshave ënde të parekrutuem, në konformitët me ligjën rreth organizimit të paraushtarakve qi asht në fuqi.

Me iu perveshë organizimit për stërvitjen e të gjithë mashkujvet deri me 60 vjeç, veç atyne nën armë, tue i inkuadrue si mbas organizimit të pershtatshëm. Pjestarët e këtyne grupevet nuk mbahen ne stervitje te vazhdueshme, por rregjistrohen, betohen dhe qendronjë ndër shtëpijat e veta dhe thërritën herë pas here për ushtrime ase veprime të tjera.

 

  1. M'u kujdesë për sigurimin e mjeteve të transportit, t'ushqimit dhe të tjera pajime të nevojëshme për veprimin e organizatës.
  2. Me kerkue prej autoritetevet shtetnore e parashtetnore ndihmen dhe përkrahjen e tyne, të cilët për sa të jetë e mundun u a akordojnë.
  3. Me kërkue dhe me marrë në dispozitë oficerë dhe nënoficerë prej ushtris e Gjindarmeris dhe rrogat e këtyne do të vazhdojnë të paguhen prej arkës së shtetit.

XII

Financat

T'ardhunat e kësaj organizate, për me u ba ballë shpenzimeve të sajë janë :

  1. T'ardhuna nga ndihma të ndryeshme të dhurueme prej patrijotve, emnat e të cilvet do të rregjistrohen e do të shpallen. Këta shenohen edhe si antar ndëri, kur dhurata e tyne asht e konsiderueshme.
  2. T'ardhunat nga shitje e pullavet fakultative, të cilat do të jenë Postare prej pësë (5) qindarka dhe per lutje zyrtare prej njizete (20) qindarka.
  3. T'ardhunat nga fushata të hapuna herë pas here, me vendim të Komitetit Qendruer.
  4. T'ardhunat nga pasunija e ish organizates serbe « SOKOL ».
  5. T'ardhunat nga kontributi i Bashkive dhe i Komunevet të tokave te lirueme, kontribut i cili dotë jetë dhetë për qind (10 %) mbi t'gjitha t'ardhunat vjetore brut të tyne. Bashkit dhe komunet në fillimin e çdo vjeti financjarë kur pregatisin buxhetin e tyne, janë të detyrueme me caktue në pjesën e shpenzimeve përqindjen e ma sipërme të sajueme në favorin e kësaj organizate dhe shuma qi do te resultojë do te derdhet n'arkën ma t'afërme të financës së shtetit, në llogari të arkës së Komitetit Qendruer.
  6.  T'ardhunat nga shitje e shëjeve (distingtive) t'organizatës.

XIII

Dispozita të posaçme

Shka nuk parashifet në kët statut dhe që nuk asht në kundreshtim me dispozltat e tij as me qellimin dhe misjonin e kësaj organizate rregullohet me vendimet e Komitetit Qendruer.

XIV

Marredhanjet e kësaj organizate me qeverrin kryhen nepërmjet Kryesis së Këshillit Mrnistuer.

XV

Organizata ka vulen e vet, ku shënohen fjalët: « LIDHJA E II-të E PRIZRENIT » dhe emni i zyrës. Po ashtu ka edhe shëjen (distingtiven) dhe pullat e veta, ku shenohen fjalët :

« LIDHJA E II-të  E PRIZRENIT».

XVI

Organizata ka zyrat e veta në qëndër ashtu edhe nepër krahinat, ku janë themelue Komitetet. Këto gëzojnë përjash- timin nga taksat postare, telegrafike dhe telefonike, si mbas ligjes autorizuese.

XVII

Organizata asht person juridik dhe i gëzon të gjitha të drejtat përkatse ligjore.

XVIII

Vendimet, rregulloret, qarkoret dhe urdhat e kësaj organizate të daluna prej komiteteve dhe organeve të sajë kompetente, dhe në konformitet me kët statut, kan fuqi obliguese si për organët e veta dhe antarët e vet.

XIX

Kur e lyp nevoja Komiteti Qendruer i organizatës ka tagër me i tërhjekë vrëjtjën qeverris mbi sjelljet e nëpunsave të shtetit për të cilët kujton se u nxjerrin pëngime aktivitetit t'organizatës.

XX

Mos marreveshtjet eventuale midis autoriteteve lokale shtetnore dhe kësaj organizate zgjidhen në marrëveshtje midis tyne dhe, në rasë deshtimi, në marrëveshtje midis Kryetarit të Keshillit Ministruer dhe te Kryetarit te Komitetit Qendruer.

XXI

Organizata e naltëpermendun vazhdon deri në kryemjen e plotë t'aprovimit të sajë. Në mbarim të këtij qellimi organizata syprimohet me dekret të Pushtetit Sovran dhe pasunit e sajë destinohen në favor të shtetit.

XXII

Ky Statut i paraqitët Qeverris për aprovim dhe hyn në fuqi ej datës së shpalljës të Dekretit aprovues,

Prizren, me 21 Kallnuer 1944.

 

 Vërtetohet se asht nji me orgjinalin. Kryetar i K.Q i L II TË PRIZRENIT.
Bedri Peja d.V

 

SHTETI SHQIPTAR KESHILLI I NALTE

Mbi propozimin e bamun me shkresen Nr. 324 datë 14-11-1944 te Kryeministris,

Si ndigjoj dhe pelqeu vendimin Nr. 96 datë 12-11-1944 të të Këshillit Ministuer,

DEKRETON

Aprovimin e Statutit t'Organizates « LIDHJA E II-të E PRIZRENIT », dhe urdhnon zbatimin e tij

Tirane, Me 14 Mars 1944 ANTARE :

P. Anton Arapi

d.v. Lef Nosi 


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...