Oshtima

1942 – Rikthimi i arbëreshëve

Në dokumentin e mëposhtëm paraqitet kërkesa e një grupi arbëreshësh, drejtuar Ministrisë së Tokave të Liruar, me qëllim nisjen e një sipërmarrjeje në Shqipërinë veriore.
Gjatë viteve ’30 dhe gjysmës së parë të viteve ’40, të shekullit të kaluar një numër i lartë arbëreshësh u kthyen për të jetuar në Atdhe.

 

 

 

Tiranë, më 3/XI/1942 – XX

 

MINISTRIS SË TOKAVE TË LIRUEME

TIRANË

Vllezërit e nënshkruare Savrio, Fortunato, Lina, Giovanna dhe Pina Guidera që bëjnë pjesë në kolonin e Arabreshëvet të vendosur n’Itali dhe tamam në Piana degli Albanesi, kanë nderin të tregojnë asaj Ministrije sa vijon.
Për një atavizmë të ndierë fort dhe për kultin gjithmonë të gjallë të gjuhës dhe të traditavet të Atdheut të vjetër, të nënshkruarët ndjejnë fort mirë dëshirin dhe vullnetin që të bashkëpunojnë me vllezërit e tyre Shqipëtarë.
Prandaj luten t’u lëshohet atyre një Konçesjon tokash në Kosovë (nja 50-100 hektarë), ashtu që munt t’i punojnë racionalisht për të ndihmuar me punën e tyre arritjen e mbarvajtjes dhe lulzimit të Shqipërisë së Madhe.
Të nënshkruarët, qysh prej tre vjet me radhë, gjënden në Shqipëri dyke u-mvarur nga Administrat Shtetnore Shqiptare.
Dyke qënë se vet njohin ligjën e Shtetit e cila pranon kërkesën e tyre si konçesjnarë tokash në Shqipëri me cilësi emigantësh Shqiptarë, i lutemi asaj Ministrije t’u lëshohet konçesjoni i sipër përmendur brënda Shqipërisë së vjetër, në qoftë se s’është e mundur t’u jepet në Tokat e Lirueme.


Me nderime
(vijojnë nënshkrimet)

 

AQSH. F. V. 1942, D. 55 fl. 45

 

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...