Oshtima

1944 – Themelimi i Besëlidhjes së Iballës

Më 20 mars 1944 në Iballë, me nismën e Kol Bib Mirakës, mblidhet paria e “shtatë bajraqeve”. Më poshtë procesverbali i kësaj mbledhjeje.

PROCES VERBAL


Mbajtun në mbledhjen e paris së shtat Bajrakve të Pukës qi pat vendos në Shkollën e Iballës, me datën 20 Mars 1944.
Sot ditën e Hanë me njizet Mars njiqmij e nënqind e katërdhjet e katër parija e shtat bajrakvet të Pukës patën mbledhje në Shkollën e Iballës për të bisedue mbi situatën e krahinës, Besën e Bajrakvet dhe gjendjen e përgjithshme të Kombit, në pjesën qi na përket si bir të këtij Atdheu.

 

Zhvillimi i Bisedimeve


Mbasi u shqyrtue gjendja e krahinës, u bisedue mbi besën e lidhun në Kabash me datën 3 Tetuer 1943, për të vërtetue nëse asht mbajt si mbas termave të caktueme, dhe nëse saksionet e parapamë janë zbatue, kundra atyne qi kanë guzue me e prish.
Mbasi u mbyll bisedimet për sa i përket besës për deri më sot, u muren vendimet qi shënohen ndër artikujt qi vazhdojnë:


Artikulli I-rë

Me qi rrethanat në të cillej gjindej Shqipnija në Tetori 1943 nuk kan ndryshue për sa i përket sigurimit të Atdheut në të ardhmen, nihet nevoja edhe vendohet qi Kren dhe Populli i shtat Bajrakvet të Pukës, po të rrin të bashkuem rreth nji programit të përmbledhun shkurtimisht nder katër paragrafët qi vazhdojnë A) Shqipnija gjith ç’kafit. B) Luft kundra ç’do lëvizje anti Kombtare.  C) Mbrojtja e qetsis së Mbrendshme. D) Mbrojtja e kufivet e ternikës kundra ç’do angresjonit qi ka për qëllim pushtimin e tokës Shqiptare për të cënu integritetin e Indipendencës së Shtetit.

 

Artikulli II-të

Krent dhe Populli i shtat Bajrakvet të Pukës, nuk quajnë okupator ushtrit e pushteteve të Mbdhaja qi kalojnë nëpër vendet t’ona për nevojat e luftës sikur këto të kenë deklarue se rrespektojnë sovranitetin, independencën dhe integritetin toksuer të Shqipnis së soçme.

 

Artikulli III-të

Mendojmë të mos i qesim pengime e trazime autoritetit të Shtetit tuej ba politik me të huejë, qi të jetë në kundërshtim me politikën qi mban Qeverija e cila [asht] i vetmi organ i mvshun ligjisht në këtë pushtet.

 

Artikulli IV

Për me ken në gjendje e me zbatue këto vendime mbetet në fuqi Besa e shtat Bajrakvet të Pukës, vërtetue në Kabash më 3 Tetuer 1943, edhe mbas afatit të paramap ose koha qi ishte caktue për deri Shëngjergjit. Këtu besa si edhe aneksat e shtueme në mbjedhje e tre Bajrakvet të epërme mbajt në Iballë me 17 Nanduer 1943, mbetet në Fuqi deri me nji Nanduer 1944 me modifikimin qi sjellin artikujt qi në këtë proces-verbal.

 

Artikulli V

Për të kontrollue Besën e për të marrë vendimin e rastit, do të mblidhen dhe për ç’do të Hanë të parë të ç’do mueji Parsija: Por me qi krahina asht tepër e hapët për të mujt me ralizue këto mbledhje, caktohen tre Qendra rrespektivisht: A) Për tre Bajrakat e poshter në Kabash. B) Për tre Bajrakat e Epërm në Iballë. C) Për Bajrakun e Malit – Zi në kryemjet e mbledhjevet dhe vendimet eventuale, do të ja njoftojnë të tri Qendrat njena tjetrës kështu qi parija e shtat Bajrakvet të jet në dijeni të çështjeve.

 

Artikulli i VI
Konstatim, modifikim e skjarime:

A) Asht vrejt se mbasi asht vue besa, ndokush ka qit dorëzanët për gjaqe e çështje të pajtueme e përfundueme, gjithashtu janë paraqit çashtje të vjetra kalue edhe dy tre breza, gja qi i qet pengime të preme për mbajtjen e Besës, si p.sh. çilje shtiqesh e rrugash, vija ujit e tjera qi nuk kanë kjen kurrë e qi sot sjellin ngatrresa ndërmjet dy palvet t’interesuemvet aqë sa me mbërritjen edhe në vrasje, meqi besa asht vue me qëllim qi të bahet rregulli e jo me qil plagë të reaj, vendohet përfundimisht: detyrohen gjith ata qi kanë qit dorëzanët shoqishojt mbrenda dhjetë ditvet prej sodit, me rregullue dorëzanët sikur i kanë pas (ata o të tjerë) edhe mos me lejue kurkandë me deri sa të jetë besa me qit dorëzanët. Çashtjet e vjetra qi kanë pas kohë me u pleqnue o qit në Gjyqë pra se asht vue besa si edhe ç’do punë qi sjellin kundërshtim ndër palët e interesumvet e nuk ka kejn e fillueme para se asht vue Besa, pezullohen për gjithë kohën qi do të mbetet Besa në Fuqi.
B) Kush nuk i rrin këtij vendimi, quhet se cenon rregullin publik e njiherit Besën edhe pson dënimet prej gjobet e deri nëd djegjen e shtëpis, konfiskimin e pasunis së lujtshme. Ata qi kanë qit dorëzanët edhe nuk binden me i përsërit, digjen pa tjetër, e nëse prapë vijojnë mos me ba dorëzanët përjashtohen prej tokës së Shtat Bajrakvet të Pukës me të gjith meshkujt qi të jenë me 10 vjeç e nalt për të gjith kohën qi ka me mbet besa në fuqi. Kush guzon me mbajt me dhanë bukën a përcjelljen të tillë njerzvet (për të cillin të jet marrë vendimi i përjashtimit) bjen në ndëshkim të besës.
C) Të gjith çështjet qi përfunduem me pleq si mbas zakonit o prej autoritetit shtetnor a Gjyqsor quhen të marruna funde, dhe në asnji mëndyrë nuk do të qitet në pleqni.
Ç) Quhen të mbylluna edhe të gjith çështjet e rrjedhuna në rastet e operacioneve të ndryshme qi janë krye në këto krahina deri më sot, edhe prej njerzvet, qi në rastin e faktit kan kejn tue krye shërbimin e shtetit; asnji prej këtyne nuk do të qitet në pleqni as nuk do të hapër për pos në qoft pëlqimi me vullnet të lirë të dy palvet qi u përket çashtja.
D) Për sa i përket lypjes së Besës (privat) për gjaqet e pajtueme e cilla asht vue e detyrushme për arsyena të zakonit, kjarohet në këtë mëndyrë:
Aht e detyrshme vetëm nji her me lyp Besën private gjak o varrë, për të mujit me u quejt gjaksi në besën e Barjakvet; mbas ksaj here me besë e pa besë private si do qi të ndodhet gjaksi pritet në besë bajrakvet, në rast shtivet pushk kundra tij edhe saksjonet e besës ushtrohen plotësisht kundra guzimtarit.
E) Çashtjet qi nuk i përjashtojnë paragrafët e sipërme mbeten për ti ardhë në rrugë shoqi shojtë; në rast se pleqnija nuk i pëlqen ndonjënës palë të qiten në pleq të dytë, edhe në Kshillin e Mbledhjes qi asht caktue në artikullin Nr. 5 të këtij procesi. Vendim e Kshillit marrin form të preme.

 

Artikulli VII

Kur ndodhë qi ndokush nuk pengohet e prish besën pse nuk ka shpi, pasuni qi i damton, kundra të tillë guzimtarvet merret me nji herë masa e përjashtimit prej shtat Bajrakvet për 5 vjetë me gjithë familje edhe toka i lihet djerrë.

 

Artikulli VIII
Organizim Luftarake

A)    Janë të detyruem të gjith burrat e ksaj krahine prej 18 vjeç e deri në 58 vjeç me marrë pjesë në luftë për Mbrojtjen e Atdheut, në rast të kushtrimi të Përgjitshëm.
B)    Në kushtrimin e parë detyrohen me dal në luftë (me armët e veta ata qi i kanë) ksisoj: kush ka dy mashkuj për pushkë e punë, njeni në Ushtri, kush ka katër mashkuj për pushkë e punë do qesin dy, ato familje qi kanë pes e sipër mashkuj për pushkë e punë do të qesin tre mashkuj luftar.
C)    Mashkujt për punë quhen deri në moshën gjashtdhjet e pes vjeç e qi mos të ken gjymti (sakat-llëk).
D)    Parsija ç’do katundi mbrenda muajit Prill, do të përpiloj listat e të gjith atyne qi u bajnë detyrimin i-luftarit, si mbas germës B) të këtij artikulli, në atë Katundë tue i shejnue pranë ç’do emnit, në se ka krye shërbimin ushtarakë a jo, e mundësisht në ç’armë e specjalitet, listat në fjalë duhet t’u paraqitet të tri Kshillavet qi përmendë artikulli 5) respektivisht për zonat qi përfaqësojnë këto Kshilla, të tre Kshillat po sa të kenë mbledhë listat detyrohen tja bajnë njoftimin njana tjetrës, numri i luftarve të ç’do Bajraku.
E)    Kush do qi nuk i përgjegjet rregjistrimit e aq ma tepër kushtrimit ka për t’u djegë e marrë pasunija prej Bajrakut, dhe dot përzihet prej krahinës shtat Bajrakvet për pes vjet me gjith familje.
F)    Dot zgjidhen prej Paris e djelmnis të shtat Bajrakvet nji Kshill kushtrimi e komunimi, për rast nevojet si mbrojtës së kufivet.
G)    Dot shkohet me luftur atje ku ka caktue ky Kshillë vendin setcillit (kur të ket mundësi) dot ndjek urdhnin e Komandës së Nalt qi ka me pas barrën e luftës për mbrojtjen e kufivet.

 

Artikulli IX

Theksojmë e kjarojmë shprehimisht, se nuk do të lejohet asnji agjent i huej (po nuk pat leje e autoriteti Qeveritar) me ngreh propogandë o veprim tjetër në tokën e shtat Bajrakvet të Pukës, kush guzon mbas sodit me sjellë e me mbajte të tillë Agjenta e me bashkpunue me to bjen nën ndëshkimin e randë të besës.
Kren e dorëzant e besës së atij katundi ku eventualisht ngulin të tillë agjenta kanë detyrën me qit poteren e bajrakut të vet. Në rast se ata mungojnë këtij detyrimi bjen nën ndëshkimin e besës edhe poteren ta qesin Bajraktari me krenë.


Artikulli X

Ndihet nevoja qi aktet e korrespondenca qi u përkasin Kshillavet e Përgjithsme e çështjes së Besës të mbeten nën kujdesin e Z.Z. Kol Bibë Mirkaj për Baraket e Epër, Xhemal Laçi për Baraket e Poshtëm dhe për Bajrakun e Malit-Zi me anën e .....


Artikull XI

Ky akt do të nënshkruhet në tri kopje autentike prej të gjith krenvet qi ndodhen në mbledhje, për të pas të tri Kshillat nga nji kopje integrale. Ministris së P. Mbrendshme në Tiranë, Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës në Prizrendë, Nënprefekturës në Pukë si dhe Kapitenit të Mirditës, Kshillit të Besës së Malcis Madhe në Postrim e Ranza dhe Nënprefekturës së Dukagjinit tue i lut këto të fundit qi të shqyrtohet mundësija e lidhjes së Besës së të gjithë Nënprefekturave të Shkodrës ndër vedi dhe të hartohet nji planë i përbashkët për mbrojtjen e Kufivet të qetsis së mbrendshme e Bashkimit Kombëtarë.

 

Artikulli XII

Kush cenon nderin e shoqit lëqitet prej shtat Bajrakvet, tue ju ndalue të himit e dalunit dhe mbetet i vetmuem për gjith kohën e besës në se fymja i drejtohet bashsis së fisit, i Bajraktari me Krenë qi janë përfaqsija e gjith fisit, dënohet me 4 (katër) qi gjobë ose i digjet shpija.

 

Artikulli XIII

Ay qi ka pre mikun prej ditës së besës Kabashit e për gjith kohën qi vazhdon Besa, mbetet jashta besët sa her qi nuk do të ketë besë private.
Ky proces-verbal përmblidhet në parathanjen dhe 13 artikuj.


AQSH F.  , D. 49, V. 1944, fl.7-9

 

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...