Oshtima

1944 – Xhem Hasa në mbrojtje të Mavrovës

SHTETI SHQIPTAR
Prefektura e Tetovës


Tetovë më 7/IX/1944

Rezervat

P. T.
Ministrisë P. të Brendshme
(Zyrës Politike)
                                                   Tiranë


Shkurtimi: Mbi një përpjekje Sllave në Mavrovë

Parashtrojmë se në mbramjen e datës 4 km. në katundin Mavrovë të Gostivarit kishte përqendrue nji çetë Sllave e ardhun nga Dibra prej afro 100 vetash, me qëllim të rekrutojë njerës dhe për furnizime. Atje ka ndodh nji patrull përgjuese prej 3 gjendarmësh, të cilët mbas nji luftimi të vogël ku ndodheshin të mbyllun në nji shëpie, janë dorëzue dhe mandej janë lirue të çarmatosun. Mbas kësajë ngjarjeje ka veprue fuqia vullnetare e Major Xhem Hasës që ndodhesh në pritë, dhe mbas 4-5 orë luftimi çeta asht largue nga katundi tue lanë 4 të vramë dhe nji robë me origjin ruse. Prej fuqis s’onë as nji dam. Me rastin e operacionit dhe nga luftimi i zhvilluem brenda në katund, asht shkaktue djegeja e 80 shtëpiave të banushme.
Nga popullsia as nji dam, me që kishin pas dal në pyell mshehtazi.

Prefekt’i Kl.I.
Tafil Boletini

 


AQSH F.  , D. 191, V. 1944, fl. 152

 

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...