Mbretëria e Shqipërisë*
Kuestura Mbretërore e PrishtinësPrishtinë 2/1/1943 – XXII°
REZERVUAR PËR PERSONELIN
Kuesturat: Pejë – Prizren
Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Tiranë
Prefekturës Mbretërore të PrishtinësNë mëngjesin e 30/XII/1942, në vende të ndryshme të këtij qytetit janë gjetur traktet politike, të shkruar në shqip, të një organizate të re të quajtur “skuadristët”.
Këto trakte ftojnë popullin shqiptar, të çdo shtrese, të bashkohen me atë organizatë dhe të zhvillojnë aksione kundër komunistëve, serbë dhe malazezë, por edhe kundër shqiptarëve që do të ishin kundër parimeve dhe aksioneve të asaj organizate.
Në trakt dhe nga dialekti i përdorur tregohet se qendra gjendet në Pejë. Thuhet se në krye të kësaj organizate qëndron Ndoc Mirakaj, për të cilin tregohet se ka djegur fshatin Vitomericë në Pejë.
Ju lutemi të merrni masat e nevojshme.Kuestori
(Rexhep Çela)
AQSH F. , D. 191, V. 1944, fl. 1.
* Origjinali i përdorur në italisht. Përkthim i Redaksisë Oshtima.
Dokument - Oshtima