Oshtima

Gjallëria e rracës sonë

Shohim përditë shqiptarë, burra e gra, të rreckosur, të këputur, pa shëndet dhe të varfër nga çdo pikëpamje. Dhe pa qëndruar të kërkojmë e të gjejmë edhe shkaqet e gjithë kësaj varfërie, shpesh herë kam dëgjuar eksklamacione të hidhura mbi rracën dhe mbi pazotësinë e saj, etj. Dhe gjithë këto gjëra mbi rracën, të shumtën e herës, i flasin njerëz që s'kanë haber, as nga rraca, as nga psikologjia dhe as nga historia.

Që rraca jonë është e fortë, e duruar dhe pjellore, këtë e provon historia, Qindra invazione që duruam në shekuj, qindra ksreminime si të atij gjeneralit romak, që bëri hynerin e madh e dogji 70 qytete shqiptarë, qindra luftëra dhe përpjekje dhe prapë na, sado të paktë sot, qëndrojmë në këmbë me gjuhën tonë e me mundësinë tonë!

Që rraca jonë është fisnike dhe ka një elan të dukshëm për të prodhuar karaktere dhe gjeni, këtë e provon, me solemnitet të madh, vargu i njerëzve të mëdhenj e të pashoq që i kemi dhënë njerëzimit, duke filluar qysh nga perandorët që i dhamë Romës e ngjer tek Krispi e te Mehmet Aliu i Misirit e te heronjtë e lirisë greke, e te kryeministrat dhe gjeneralët që i dhamë Turqisë Otomane. Jam plotësisht i bindur se me përjashtim të epokës helenike, që prodhoi gjenitë e gjithmonshëm, asnjë nga rracat që na rrethojnë, nuk ka prodhuar aq trima dhe aqë kapacitete, sa ky fisi ynë arbëror.

Një ditë, u ndodha afër kasolles së një plake nga të malësive tona më të rrepta. Plaka ish unjur në shesh dhe po përkundte në djep një djalë të vogël. Dhe i këndonte me një zë të dashur këtë këngë:

"Të përkund Nana në djep t'drunit,

Ti mu bafsh dreqi i katunit,

Të përkund Nana në djep të hekurit, 

Ti mu bafsh zabit i Mbretit!

Ndalova këbët dhe mendova. Më zaptoi një trazirë ndjenjash n të cilën ndihej predominanca e ndjenjës së krenarisë kombëtare. Qysh në djep, nëna i këndon djalit gjëra të çuditshme. Nuk e don të urtëë e të butë, por e don "dreqin" e katundit, që domethënë. më të shquarin dhe më të gjallin. Mbasandaj e don "zabit" të Mbretit, që domethënë të fuqishëm, të pishtetshëm dhe me gjithë ato të mira, që në sytë e malsores, ka një zabit i Mbretit.

Kush është ndër ne studionjës i psikologjisë së turmës, le të dalë e le të thotë çka për të thënë, le të dredhë dritën e shkencës më tërë zotësinë dhe mundësitë e tij. Unë nuk shpresoj kurrë të bindem se rraca jonë ka shtërpuar dhe po ikim drejt një dekadence. Mbase drejt një dekadence janë munduar të na shtyjnë infiltrasionet orientale që kemi bash në zemrën e jetës sonë politike, po dhe këto elemente, dalngadalë po paralizohen dhe pa shkuar shumë kohë, s'do të ndihen shumë qënia e tyre.

Turma shqiptare, ajo turmë që s'di gjë nga thashethemet e Tiranës politike, ajo turmë, është gjithnjë e pastër dhe sovrane në pastërtinë e saj, s'ka gajle nëse ka rroba të vjetra dhe shtëpi të këqija. Këto turma shqiptare duhet të na tërheqë vërejtjen. Kjo është depozita e gjithë çka të mirë, të lavdishme dhe të qëndrueshme ky komb. Në këtë turmë, siç duket në këngën e nanës, qëndron i tërë elani i rracës sonë, e tërë shtytka që shpie përpara një popull. Këtu dhe, sidomos në brezin e ri, që ngrihet, duhet t'i mbajmë të ngulut sytë...

Ismet Toto


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...