Oshtima

Vendbanime të epokës së hekurit në verilindje të Shqipërisë

Shqipëria Verilindore zotëron një pozicion të favorshëm gjeografik për lidhjen midis Shqipërisë dhe Kosovës, manifestuar që në epokat më të hershme të historisë njerëzore. Ndonëse për periudhat prehistorike vëmendje u është kushtuar kryesisht gërmimeve në varrezat tumulare, kërkimet arkeologjikë në bashkimin e Drinit nuk kanë anashkaluar gjurmimet për disa vendbanime të epokës së hekurit, duke plotësuar sadopak gjithnjë e më shumë të dhënat e fituara gjer tani për vendbanimet të kësaj epoke Sipas burimeve historike, banorët e kësaj treve në antikitet njihen me emrin dardan. Mbështetur në lidhjet etnokulturore të këtij rajoni, të përcaktuara nga kërkimet arkeologjike, fiset dardane mund të përfshihen në kufijtë që ndiqen në veri të Novi- Pazarit, Nishit, në të gjithë Kosovën, në Maqedoninë Veriore, si dhe në rrethet Kukës, Tropojë dhe Dibër të Shqipërisë Verilindore. Si pjesë e kulturës dardane, lënda arkeologjike e zbuluar në tumat e Cinamakut, Krumës, Bardhocit, Kënetës, Myçhasit, Përbregut etj. flet se rreth kohës së bronzit dhe kalimit të tij në epokën e hekurit fillon dhe rritet dendësia e popullsisë1. Studiuesit e kulturës materiale të gërmimeve arkeologjike në rrethin e Kukësit kanë vërejtur se në kohën e bronzit kemi një popullim të rrallë, një jetë më të përqendruar në fillimet e hekurit, me një dendësi më të madhe në shekujt III-II para e.s.2. Sipas B. Jubanit, i cili niset nga materiali i zbuluar në tumat e Kukësit, thuhet se: ... gjatë kësaj periudhe Ballkanin Qendror, në Dardani, është krijuar një njësi etnografike që nuk ka pasur në shijet e veta estetike shumë nga objektet zbukuruese të Matit dhe Glacinasit3.
Kultura materiale e periudhës së hekurit e zbuluar në tumat e këtij areali dëshmon se rruga e formimit të etnosit ilir në Kukës, ashtu si dhe në truallin e Dardanisë në përgjithësi, nuk është e veçantë nga zhvillimi i kulturës ilire në zonat e tjera4.
Fortifikimet e periudhës së hekurit në trevën verilindore të Shqipërisë përfaqësohen nga vendbanimi i fortifikuar i Dajçit, Maja e Xhytetit (Krumë); Gradishta e Bardhocit, Qyteza në Kodrën e Pecës, Vila etj., (Kukës); si dhe vendbanimi i Resujës (Tropojë), të cilët së bashku me Gradishtën e Vlashnjës, Hisarin e Nashecit apo Batushën (Gjakovë) dhe Hisarin e Kastërcit të Suharekës pasqyrojnë sistemin e mbrojtjes gjatë periudhës së hekurit të kësaj zone.
Në fazën e parë, ekzistojnë fortifikime të mbrojtura me ledhe muresh, të cilat ndryshojnë me ato të Ilirisë së Jugut, pasi viset dardane në atë periudhë ishin nën ndikimin e qytetërimit të Glasinacit. Kjo fonnë fortifikimi e altemuar është e përhapur në Gradishtën e Bardhocit5.
Nisur nga stratigrafia e banimit, periudha më e hershme e banimit në Gradishtën e Bardhocit është ajo e hekurit të hershëm. Ndërtimet e kësaj faze përfaqësohen nga një trakt muri me gjatësi 30 m, i vendosur në anën jugore të kodrës, i cili ruhet në lartësi nga 0,80 m-1,10 m.
Muri është ndërtuar prej gurësh gëlqerorë, me përmasa përafërsisht 0,60-0,90 m dhe 0,54x0,78 m, me trashësi 3,50-3,60 m. Ai përbëhet prej dy faqesh të brendshme dhe të jashtme, ndërsa në brendësi ka mbushës me gurë mesatarë dhe të vegjël. Faqja e tij e jashtme ruan lartësinë 1,10 m dhe është e përbërë prej jo më shumë se dy ose tri radhë gurësh, ndërsa për shkak të pjerrësisë së terrenit, faqja e brendshme është dëmtuar. Muri nuk ka themel, por është vendosur drejtpërdrejt mbi terren. Kjo teknikë ndërtimi, me gurë të përmasave të mëdha, haset në viset ilire në epokën e hekurit të hershëm6. Analogjitë më të afërta i shohim në fortifikimet e kësaj periudhe në pellgun e Shkodrës7. Nisur nga tipologjia e mureve, analogji të tilla gjenden edhe në zonën e Hasit, në vendbanimin e fortifikuar të Dajçit, të njohur me toponimin Maja e Murit8,i cili nga të dhënat paraprake datohet në epokën e hekurit. Ndërtime të kësaj periudhe në trevën dardane janë ndeshur në Bellaçevc9, në Gadimjen e Sipërme10 dhe në fortifikimin e Hisarit të Suharekës11. Mungesa e të dhënave të plota ka vështirësuar një datim sa më të saktë të këtij vendbanimi, por duke u nisur nga tipologjia dhe shtresa më e hershme kulturore e këtij trakti muri, si dhe krahasimet e bëra me vendbanimet e këtij lloji në zonat fqinjë apo më të largëta, datimin e këtij trakti muri mund ta vendosim në hekurin e hershëm (faza e tij e parë, shek. XI-IX para e.s.). Gjetjet e kësaj shtrese kulturore përfaqësohen nga një material i imët arkeologjik, i cili është i kufizuar numerikisht.
Ndonëse gjetjet e kësaj periudhe janë të fragmentuara, ku mund të veçojmë disa forma enësh, si urna, dyvegjake, tase, kupa, vorba etj. Kjo qeramikë parë në tërësi, nga teknika e punimit, forma dhe zbukurimet, ka mjaft tipare të përbashkëta me qeramikën e kësaj periudhe të zbuluar në pellgun e Drinit të Bardhë, sidomos me qeramikën e kësaj kohe të varrezës tumulare fqinjë të Bardhocit dhe atë të njëkohshme të zbuluar në qendra të tjera të rrethit të Kukësit, të Hasit dhe të Rrafshit të Dukagjinit. Përmes një sërë krahasimesh, në fqinjësi me vendet pranë tij apo më të largëta, vërtetohet se fillimet e jetës së këtij vendbanimi datohen jo më vonë se faza e parë e hekurit të hershëm. Në mbështetje të këtij mendimi janë dhe të dhënat e përftuara nga trakti i ruajtur në gjatësi 30 m e lartësi 0,80-1,10 m në anën jugore të kodrës, i cili teknikisht ka mjaft analogji me qendra të tjera ilire të fazës së parë të hekurit të hershëm.
Po ashtu në Dardani ekzistojnë disa vendbanime të kësaj periudhe, të cilët fortifikohen me ledhe guri në të thatë, siç është shembulli i vendbanimit të fortifikuar të Dajçit.
Kodra në anën më të hapur ka qenë e mbrojtur me dy radhë muresh, që rrethojnë anët më lehtë të kapërcyeshme.

Muri i parë rrethues zë pjesën më të lartë të kodrës, ruhet në një gjatësi 105 m, duke ndjekur një linjë gjysmërrethore. Vetëm tek-tuk ka valëzime, që janë shkaktuar nga pjerrësia e terrenit. Në anën jugperëndimore muri bën një kthesë thuajse kënddrejtë dhe ndërpritet buzë shpatit verior të kodrës. Muri ka trashësi 2,30-2,70 m dhe përbëhet nga blloqe gurësh të papunuar të përmasave të mëdha e mesatare, me ndarje të qartë në dy parete dhe mbushjen midis tyre me gurë të vegjël.
Muri i dytë rrethues përfshin sipërfaqen më të madhe të vendbanimit dhe ndjek të njëjtën linjë si edhe muri i parë. Ruhet në një gjatësi 2,75 m. Muri nuk ka trashësi të njëjtë. Ai lëviz nga 2,80-3,50 m dhe ruhet gjer në lartësinë 2,5 m. Ai formohet nga dy faqe dhe mbushja midis tyre. Blloqet e përmasave të mëdha, në përgjithësi, ndodhen në faqet e jashtme, duke siguruar një lartësi më të madhe të murit.
Fugat midis gurëve janë mbushur me gurë të vegjël, duke siguruar, përgjithësisht, një sipërfaqe të rrafshët të fasadës. Mbi sipërfaqen e vendbanimit janë gjetur fragmente kupash të cekëta dhe vorbash, që, për nga teknika e punimit, i përkasin epokës së hekurit dhe asaj antike të vonë. Mbi bazën e tipologjisë së mureve rrethuese, paraprakisht mund të shprehemi për ngjashmëri me muret e Gajtanit, të cilat i takojnë periudhës së hekurit12.
Tablosë së fortifikimeve për periudhën e hekurit në këtë areal i shtohen edhe dy vendbanime të tjera, qyteza në Kodrën e Pecës (Kukës)13 dhe qyteza e Resujës (Tropojë)14. Kohësisht ato u ndërtuan në shekujt VI-V para e.s., duke u zhvilluar më tej gjatë shekujve IV-II para e.s. Gërmimet e kryera në këto vendbanime treguan qartë për periudhat të cilat kanë evoluar këto qendra protoqytetare.
Kështu gërmimet sistematike të ndërmarra në qytezën e Kodrës së Pecës15 kanë ofruar një tablo stratigrafike të qartë, e cila pasqyron praninë e shtresave kulturore të pandërprera që nga periudha protoqytetare (shek.VI-V para e. s.) deri në periudhën e hershme mesjetare (shek.VII-IX).
Në statigrafmë e kësaj qendre, periudha protoqytetare përbën shtresën më të hershme kulturore të saj, duke shënuar fillimet e jetës në këtë vendbanim. Kjo shtresë kulturore është mjaft e hollë dhe përkon në një zonë të kufizuar të kodrës, duke dëshmuar për një banim jo intensiv të vendbanimit në periudhën protoqytetare. Në vendbanim nuk u gjetën gjurmë të arkitekturës. Materiali arkeologjik i zbuluar është i kufizuar numerikisht dhe mjaft i fragmentuar. Ai përbëhet kryesisht nga qeramika e përdorimit të përditshëm, siç janë krateret, tasat, vorbat, çerepët etj. Krahas qeramikës u zbuluan disa objekte metalike prej hekuri dhe bronzi, një gur gri etj. Qeramika në raport me gjetjet e tjera të kësaj periudhe zë vendin kryesor. Për sa i përket teknikës së punimit, veçohen dy grupe qeramike: qeramikë e punuar me dorë; qeramikë e punuar me çark. Në grupin e parë, në të cilin përfshihen krateret dhe çerepët, brumi që është përdorur për punimin e enëve është i papastër, ku jo rrallë vërehen grimca rëre, silici dhe mbeturina byku. Enët e këtij grupi kanë parete mesatare dhe herë-herë të trasha. Në mes tyre vërehen enë me forma të pamodeluara saktë, por që dallohen për një pjekje relativisht të mirë. Për sa i përket zbukurimit të qeramikës, në shumicën prej tyre, zbukurimi është realizuar me gropëzim ose me vijëzime vertikale dhe horizontale, të cilat alternohen në raste të veçanta. Qeramika e punuar me çark përfaqësohet nga tasat dhe vorbat. Ajo dallohet për sa i përket baltës, e cila është relativisht e pastër, me ngjyrë gri dhe gri në të zezë. Dekori më i preferuar në enët e këtij grupi është paraqitur me figura të thjeshta gjeometrike, të realizuara me teknikën e incizimit. Përveç qeramikës së punuar me dorë dhe rne çark, e cila i përket prodhimit vendas, në shtresën e parë kulturore përfshihen disa objekte të importit, të cilat krahasimisht me ato vendase janë më të pakta si në sasi, ashtu dhe në llojshmëri. Nga fragmentet e gjetura për f u përmendur janë disa funde dhe vegjë kilikësh, punuar prej balte me ngjyrë okër, lyer mbi sipërfaqe me breza verniku të zi mbi sfond të kuq. Për sa u përket formave të qeramikës, duhet thënë se format e plota të enëve mungojnë.
Ndërmjet formave më të përdorura dallojmë krateret, që në trajtat e tyre të përgjithshme imitojnë tipin lakonas, të riprodhuar nga poçaria vendase. Vorbat janë mjaft të ngjashme me variantin e parë të vorbave të tumës së Kënetës, datuar në sbek. VI-V para e.s.16. Po ashtu tasat që janë të ngjashëm me tasat e Kënetës e Romajës të datuar në shek. VI-V para e.s.17. Qeramika e importit është mjaft e kufizuar. Përfaqësohet nga yegjë kilikësh dhe disa fragmente fundesh. Vegjët janë rrethore në prerje, ndërsa fundet janë unazore, paksa të ngritura. Mbi sipërfaqen e tyre është realizuar lyerja me vernik të zi mbi sfond të kuq të ngjashëm me një sërë gjetjesh të tilla në Kukës, Has e në përgjithësi në tërë trevën dardane. Ato datohen në shek. VI-V para e.s.18. Objektet metalike janë të kufizuara. Në përgjithësi janë punuar prej hekuri dhe bronzi. Ndër format e konstatuara mund të përmendim gjilpërat dyshe të tipit omega me tipare të ngjashme, që ndeshen në Glasinac në shek. VI-V para e.s., ose të thjeshta. Ngjashmëri të plota kanë ato me simotrat e tyre në varret e Kënetës, të datuara në shek. VI-V para e.s.19. Në këtë grup gjetjesh bën pjesë dhe një kapëse prej hekuri e ngjashme me atë të zbuluar në Çinamak në shek. VI-V para e.s.
Qyteza e Rosujës (Tropojë) është një vendbanim tjetër i kësaj periudhe20.Vendasit dhe sot e njohin këtë vendbanim me emrin Qyteza e Rosujës. Vendbanimi ka një pozitë dominuese dhe një horizont të gjerë shikimi mbi luginën e Valbonës. Pozicioni gjeografik i këtij vendbanimi lejonte komunikimin me zonat më të afërta e më të largëta, si me Shkodrën e Kosovën. Janë këto faktorë gjeomorfologjikë e strategjikë që mundësuan zhvillimin e jetës në këtë vendbanim që nga fillimi i periudhës së hekurit të hershëm e deri në shek. IV-V pas e.s.
Në sajë të gërmimeve të kryera dhe të analizës së materialit të mësipërm arkeologjik, autorët kanë arritur në përfundimin se jeta në këtë vendbanim u zhvillua në periudhat e mëposhtme: fillimi i periudhës së hekurit - shek. V para e.s.; shek. IV-II para e.s.; shek. I para e.s.; shek.. IV pas e.s.; shek. IV-V pas e.s..
Nga gërmimet arkeologjike në sektorin D të këtij vendbanimi, shtresat kulturore të të cilit arrinin deri në thellësinë 2,40 m dhe përfaqësojnë periudhën e parë, shek. XI-V para e.s. që është dhe objekti i këtij punimi, rezulton se mbi tabanin prej dheu të ngjeshur pa gjetje, është shtresuar dheu argjilor, ngjyrë kafe në të kuqe. Në të janë depozituar materiale qeramike tipike ilire, disa objekte prej guri stralli e kocke. Shtresa ka qenë prishur pjesërisht nga erozionet e përrenjve të mëvonshëm. Mbi sipërfaqen e kodrës’ janë ruajtur traktet e dy sistemeve të mureve të rrethimit, të cilët për sa i përket teknikës së ndërtimit dallohen nga njëri-tjetri, pasi njëri trakt është realizuar me mure me gurë të vendosur në të thatë, ndërsa tjetri me mure të lidhur me llaç gëlqereje.

Linjat e të dy mureve përputhen në anën perëndimore dlie në majën e ulët, si dhe në një pjesë anësore të krahut verior e lindor të qytezës. Të dyja mënyrat e ndërtimit kanë shfrytëzuar murin natyral e shkëmbor të majës më të lartë të qytezës.
Për periudhën e parë (fillimi i epokës së hekurit gjer në shek V para e.s.), nuk ka shenja të qarta. Vetëm një trakt muri i zbuluar në sektorin D duhet të jetë mbeturinë e kësaj kohe, por, siç vërehet, është rimarrë në përdorim në periudhat e mëvonshme. Ky trakt ka ngjashmëri me vendbanimin e fortifikuar të Dajçit të rrethit të Hasit, të cilin e kemi datuar po në hekurin e hershëm21. Në mbështetje të këtij mendimi është madhësia e gurëve, forma jo gjithnjë e mirëpërcaktuar dhe vendosja e tyre në Rosujë në shtresën ku fillojnë materialet e fillimit të jetës në këtë vendbanim.
Në kuadratin X të sektorit D është zbuluar pjesa e një ndërtese, për të cilën autorët janë shprehur se mund të ketë pasur karakter kulti22.
Dheu që ishte në enë, ashtu si edhe dyshemeja, u gjet me gjurmë të shumta djegieje. Në një analizë të kujdesshme, duke u bazuar në përmasat e vogla të ndërtesës, e cila zinte një sipërfaqe prej 5 m katrorë, në urnën dhe mungesën e objekteve të tjera në dyshemenë e kësaj “shtëpize”, gjykojmë se kjo ka pasur karakter kulti, ndoshta si një shenjë e mbrojtjes së ndërtesës nga shpirtrat e këqij.
Gjetjet arkeologjike të kësaj periudhe ishin të pakta. Janë gjetur fare pak vegla pune prej stralli dhe një pjesë e vogël çekiçi guri. Më e pranishme është qeramika, edhe kjo numerikisht e kufizuar në krahasim me periudhat e mëvonshme. Qeramika është punuar pa çark, përgatitur nga baltë e një cilësie jo shumë të arrirë, e cila ka në përmbajtje gurë të vegjël e thërrmija kuarci. Në këtë grup vërehen disa ndryshime prej formave të enëve të Gajtanit. Këtu vendin e parë e zë forma e enëve me pjesën e sipërme konike e buzë të drejta, kurse tasat me buzë të trashësuara në prerje, me formë trekëndëshe në Gajtan ndeshen shpesh në këtë periudhë.
Veglat e punës dhe qeramika kanë ngjashmëri me gjetjet e njëkohshme të Gajtanit. Nga ana tipologj ike ngjashmëri vihen re dhe me krahina të tjera në veri e jug të Shqipërisë. Ato dëshmojnë se kjo qendër është banuar që në fillim të mijëvjeçarit të fundit para e.s.
Siç shihet vendbanimet e epokës së hekurit të hershëm njihen përmes të dhënave të ofruara nga vendbanimi i fortifikuar i Dajçit, Gradishta e Bardhocit, Qyteza në Kodrën e Pecës, Qyteza e Rosujës. Gjurmë të kësaj epoke janë konstatuar dhe në vendbanimin shpellor të Dajçit dhe Qytezën në Bjeshkën e Krumës. Një pjesë e këtyre vendbanimeve kanë një vazhdimësi kulturore dhe në epokat e mëvonshme antike dhe mesjetare.
Vendbanimet e epokës së hekurit të hershëm janë vendosur kryesisht në kodra relativisht të ulëta, pranë tarracave lumore, jo shumë larg fushave pjellore. Prania e tyre është e lidhur më së shumti, me sa duket, me ekonominë bujqësore dhe peshkimin (Gradishta e Bardhocit dhe Kodra e Pecës). Një kategori më vete përbëjnë vendbanimet e vendosura në zona të larta malore, të lidhura me veprimtarinë blegtorale (Maja e Murit dhe Rosuja). Me të drejtë prof. Edi Shukriu këto vendbanime të tipit kodrinor, të vendosura në kodra të ulëta apo maja të larta, i përcakton varësisht nga baza e tyre ekonomike23. Vendbanimet kodrinore dhe malore karakterizohen nga fortifikime të realizuara me një ose dy radhë gurësh të lidhur në të thatë, siç janë Maja e Murit (Dajç). Vendbanime të tilla janë të ngjashme me vendbanimet e epokës së hekurittë Marshejës dhe Ganjollës (Shkodër), të Kalasë së Trajanit dhe Trenit (Korçë), të vendbanimit të Lleshanit(Elbasan)etj. Gjithsesi ,materiali arkeologjik i vendbanimeve të epokës së hekurit të kësaj treve nuk është i mjaftueshëm, pasi akoma në një pjesë t ëmirë të tyre nuk janë kryer gërmime arkeologjike. Pa mëdyshje, kërkimet e gërmimet arkeologjike në ketë trevë ilire të Dardanisë në të ardhmen do të plotësojnë gjithnjë e më mirë tablonë historiko-kulturore të këtyre vendbanimeve të epokës hekurit

 

 

 


Iliria, XXXVI, 2012.



1)  B.Jubani 1985/2, f. 211-212.
2)  Po aty, f. 211-212.
3)  Po aty,f. 211-212.
4)  L.Përzhita2009,f. 137-141.
5)  S. Islami, N.Ceka 1964/1, f. 97-101.
6)  Po aty, f. 211-212.
7)  M. Korkuti 1973/3, f. 113-117; Gj.Karaiskaj, 1974/4, f. 265; B.Lahi, 1988/2, f. 72.
8)  M. Bela-L.Përzhita 1990/2, f 228.
9)  N. Djuric 1970, f. 281-306.
10) E. Shukriu 1989/1, f. 78.
11) Po aty.
12) M. Bela-L.Përzhita 1990/2, f. 228.
13) L. Përzhita 2009, f. 31 -44.
14) B. Jubani,N. Ceka 1971, f. 55.
15) L. Përzhita 1990/1, f. 202-242; po ai, 1997/1-2.
16) B. Jubani 1983/2, f. 104, tab.III, 30.
17) B. Jubani 1985/2, f. 211-212; N.Djuric, J. Giisic, J. Teodorovic, 1975, tab. III, 8.
18) E. Shukriul 995, f. 50-51.
19) B. Jubani 1983/3, f. 107, tab.VIII, 83.
20) B. Jubani - N. Ceka 1971, f. 49-59.
21) M. Bela - L. Përzhita 1990/2, f. 228
22) B. Jubani-N. Ceka 1971, f. 55.
23) E. Shukriu, 1996, f. 25.

Muhamet Bela


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...