Oshtima

Aspekte demografike te Rekës nga shekulli XV-2002

Kazaja e Rekës (Reka)

Në Rekën e Madhe në fillim të shekullit XX shtriheshin 23 vendbanime, të banuara me popullsi shqiptare ortodokse dhe islame që shihen në tabelën më poshtë.

 

Vendbanimet

Arnaut Hristjani

Arnaut Muhamed.

 

Reka e Madhe

Shqiptar i krishterë

shqiptar mysliman

Gjithsej

1 .Kiçinicë

120

 

120

2.Beliçicë

450

 

450

3.Vollkovi

150

150

300

4.Sencë

195

120

315

5.Vërben

300

360

660

6.Tërnicë

 

240

240

7.Bogdevë

180

108

288

8.Niçipur

250

220

470

9.Brodec

360

150

510

10.Nivishtë

170

180

350

11.Bibë

32

90

122

12.Zhuzhnjë

150

160

310

13.Grekë

25

14

39

14.Rimnicë

120

200

320

15.Reç

150

140

290

16.Strezimir

180

56

236

17.Shtirovicë

 

400

400

18.Tanushë

 

350

350

19.Dëbovë

24

90

114

20.Nistrovë

150

230

380

21 .Zëllshë

35

 

35

22.Krakornicë

180

180

360

23.Stropçë

 

300

300

Gjithsej

3221

3738

6959

 

Sipas etnografit bullgar, Vasil Kënçov, vendbanimet shqiptare që e përbënin Rekën e Madhe në vitin 1900 ishin: Kiçinicë, Beliçicë, Vollkovë, Sencë, Vërben, Tërnicë, Bogdevë (Bogd), Niçipur, Brodec, Nivishtë, Bibë, Zhuzhnjë, Grekë, Rimnicë, Reç, Strezimir, Shtirovicë, Tanushë, Dëbovë, Nistrovë, Zëllshë, Karakornicë dhe Stropçë. Sipas regjistrimit të Vasil Kënçovit të vitit 1900 numëroheshin gjithsej 6959 banorë, nga të cilët 3221 ishin shqiptarë të krishterë dhe 3738 shqiptarë myslimanë.

Popullsia e krishtere e kazasë së Rekës së Madhe.

Në vitin 1905, D.M.Brankov na jep një tabelë për popullsinë e krishtere që jetonte në kazanë e Rekës sipas tabelës së më poshtme.

 

Vendbanimet

BULGARES

 

 

Albanais

Exarchistes

Serbisants

Gjithsej

Shqiptarë

1.Belitchitza (Beliçicë)

-

-

-

438

2.Bibiani (Bibë)

-

-

-

36

3.Bogdevo(Bogdevë)

-

-

-

126

4.Brodetz (Brodeci)

-

-

-

450

5.Grekane' (Grekaj)

-

-

-

12

6.Joujne' (Zhuzhnjë)

-

-

-

108

7.Krakornitza

(Krakornicë)

-

-

-

210

8.Nivizeha (Nivishtë)

-

-

-

92

9.Nistrovo (Nistrovë)

-

-

-

120

10.Nitchnour (Niçpur)

-

-

-

192

11 .Retch (Reç)

-

-

-

72

12.Ribnitza (Rimnicë)

-

-

-

108

13.Seltze (Sencë)

-

-

-

108

14.Strezimir (Strezimir)

-

-

-

84

15.Valkovia (Volkovi)

-

-

-

132

16.Varbel (Vërben)

-

-

-

384

Totaux

-

-

-

2672

 

Sipas të dhënave demografike që na paraqet D.M.Brancoff (1905), në tabelë shihet se në Rekën e Madhe ishin 16 fshatra shqiptare të banuara me shqiptarë të krishterë-ortodoksë me gjithsej 2672 banorë. Për dallim nga ajo që na paraqet etnografi bullgar, Vasil Kënçov në vitin 1900, popullsia shqiptare ortodokse jetonte në 19 fshatra me gjithsej 3221 banorë, pra tri më pak (Dëbovë, Kiçinicë dhe Zëllshë), gjegjësisht 549 banorë më pak. Sipas të dhënave që na paraqet [1] prof.dr. Asllan Pushka në fillim të shekullit XX, gjegjësisht sipas statistikave turke të vitit 1908/09, Reka numëronte gjithsej 25037 banorë, prej të cilëve 13409 ose 53.8% shqiptarë, 2462 ose 9.8% serbë dhe 9106 ose 36.4% bullgarë.

Ndarja administrative e Rekës së Madhe sipas të dhënave të vitit 1917

Sipas të dhënave bullgare të vitit 1917 Reka e Madhe ishte në përbëje të prefekturës të Galiçnikut, ku vendbanimet shqiptare ishin ndarë në tri komuna, që shihen në tabelë.

K.e Keliçicës

banorë

K.e Niçipurit

Banorë

K.e Nestrovës

 

1.Beliçicë

395

1.Brodec

352

1.Bibë

126

2.Volkovi

219

2.Bogdevë

144

2.Grekë

81

3.Kiçinicë

88

3.Vërben

278

3.Zhuzhnjë

180

4.Sencë

208

4.Dëbovë

-

4.Nivishë

138

5.Tërnicë

-

5.Karakornicë

137

5.Nistrovë

434

Gjithsej

910

6.Niçipur

42

6.Rimnicë

309

 

 

7.Reç

168

7.Tanushë

256

 

 

8.Strezimir

73

Gjithsej

1524

 

 

9.Shirovicë

-

 

 

 

 

Gjithsej

1194

 

 

Gjithsej

 

 

 

 

3628

 

Sipas të dhënave bullgare të vitit 1917, Reka e Madhe për dallim nga viti 1900 numëronte 21 vendbanime; tri prej tyre- Tërnicë, Dëbovë dhe Shtirovicë nuk kishin të regjistruar asnjë banorë, ndërsa Zëllshë dhe Stropçë nuk figurojnë fare. Nga tabela shihet se në vitin 1917 Reka e Madhe numëronte 3628 banorë. Në dallim nga viti 1900, shënon rënie në 3331 banorë.

Përbërja etnike e Rekës së Madhe në vitin 1921.

Në vitin 1921, Mbretëria Jugosllave organizon regjistrimin e parë të popullsisë. Në këtë kontekst, qytetarët kishin të drejtë të deklaroheshin në bazë të religjionit dhe gjuhës. Përbërja e popullsisë në Rekën e Madhe sipas përbërjes së gjuhës, shihet në tabelë.

Reke Madhe

Gjithsej

Serb

kroat

Shqiptarë

Turq

Ruman

Të tjerë

1 .Beliçicë

544

43

499

 

 

2

2.Nistrovë

913

17

896

 

 

 

3.Niçpur

724

18

706

 

 

 

Gjithësej

2181

78

2101

 

 

2

 

Në regjistrimin e vitit 1921, Reka e Madhe përbëhej prej 16 vendbanimesh të ndara në tri komuna, prej të cilave komuna e Beliçicës përbehej prej katër vendbanimeve: Beliçica, Vollkovë, Sencë dhe Kiçinicë. Komunën e Nistrovës e përbënin shtatë vendbanime: Nistrovë, Zhuzhnjë, Bibë, Rimnicë, Nivishtë, Grekë dhe Tanushë dhe komunën e Niçipurit e përbënin pesë vendbanime: Karakornicë, Niçipur, Vërben, Bogdevë dhe Brodec. Në dallim nga viti 1917, ku në ndarjen administrative ishin përfshirë 21 vendbanime, prej tyre 18 të banuara dhe 3 të pabanuara, në vitin 1921 janë regjistruar 16 vendbanime shqiptare, pra 7 vendbanime më pak me gjithsej 2181 banorë. Prej tyre shqipfolës ishin deklaruar 2101 banorë, 78 serbo- kroatishtfolës dhe 2 të tjerë.

Ndarja Administrative e Rekës Madhe në vitin 1925

Sipas ndarjes administrative të vitit 1925 nga Mbretëria Jugosllave Reka e Madhe nuk kishte pësuar ndonjë ndryshim krahasuar me vitin 1917, pra ishte në përbërje të prefekturës së Galiçnikut e ku vendbanimet shqiptare u takonin të njëjtave komuna nga ndarja e mëparshme që shihen në tabelë.

Komuna

Selia

Vendbanime

Vendi

Nr. Shtpi.

Banorë

Postë

1 .Beliçicë

Beliçicë

1 .Beliçicë

Fshat

64

264

Rostushë

 

 

2.Vollkovi

Fshat

38

165

Rostushë

 

 

3. Sencë

Fshat

36

176

Rostushë

 

 

4. Kiçinicë

Fshat

15

66

Rostushë

Gjithsej

 

 

 

153

671

 

2.Nistrovë

Nistrovë

1 .Nistrovë

Fshat

65

282

Rostushë

 

 

2.Zhuzhnjë

Fshat

33

125

Rostushë

 

 

3.Bibë

Fshat

26

99

Rostushë

 

 

4.Rimnicë

Fshat

57

235

Rostushë

 

 

5.Nivishtë

Fshat

23

99

Rostushë

 

 

6.Grekë

Fshat

19

56

Rostushë

 

 

7.Tanushë

Fshat

47

178

Rostushë

Gjithsej

 

 

 

270

1074

 

3.Niçipur

Niçipur

1.Krakornicë

Fshat

22

105

Rostushë

 

 

2.Niçipur

Fshat

27

98

Rostushë

 

 

3.Vërben

Fshat

64

246

Rostushë

 

 

4.Bogdevë

Fshat

25

116

Rostushë

 

 

5.Brodec

Fshat

57

259

Rostushë

Gjithsej

 

 

 

195

824

 

Reka e Madhe

Gjithsej

16 vendbanime

 

618

2569

 

 

Prej tabelës shihet se Reka e Madhe në vitin 1925 përbëhej prej 16 vendbanimesh shqiptare, të ndara në tri komuna me 618 familje dhe 2569 banorë. Siç shihet, në dallim nga rezultatet e regjistrimit të vitit 1921, ka rritje të popullsisë për 388 banorë ndërsa krahasuar me atë të Kënçovit të vitit 1900 shënohet rritje negative për 4390 banorë.

Në vendbanimet shqiptare të Rekës së Madhe, pas shuarjes së kryengritjes së malësorëve që shpërtheu në vitin 1913, që udhëhiqej nga hoxhë Maliq Mema prej fshatit Tanushë, nga ushtria dhe xhandarmëria serbe filloi një hakmarrje e paparë deri atëherë në këto treva, si masakrimet, krishterimi me dhunë, djegia dhe plaçkitja e fshatrave.

Fshatrat shqiptare të regjistruara nga etnografi bullgar Vasil Kënçovi në vitin 1900 që nuk figurojnë sot në hartë dhe në faqen e dheut janë: Tërnicë me 240 banorë shqiptarë myslimanë, Reç me 290 banorë, prej tyre 150 shqiptarë të krishterë dhe 140 shqiptarë myslimanë, Strezimir me 236 banorë, prej tyre 180 shqiptarë të krishterë dhe 56 shqiptarë myslimanë, Shtirovicë me 400 shqiptarë myslimanë, Dëbovë me 114 banorë, prej tyre 24 shqiptarë të krishterë dhe 90 shqiptarë myslimanë, Zëllshë me 35 banorë shqiptarë të krishterë dhe Stropçë me 300 banorë shqiptarë myslimanë ose gjithsej 1615 banorë shqiptarë.

Shpërnguljet e popullsisë shqiptare të Rekës Madhe, duke filluar prej vitit 1913 e deri në Luftën e Dytë Botërore dallojnë për nga natyra e tyre pasi janë zhvilluar jashtë vullnetit të tyre, si rezultat i dhunës, shfarosjes fizike, djegies së fshatrave, plaçkitjes së shtëpive, pasurisë e deri te eksodi i madh i popullsisë nga trojet e tyre etnike në drejtim të Shqipërisë, Greqisë dhe Turqisë. Pas masakrave që bëri ushtria serbe në shumë fshatra të Gostivarit, si në Raven, Zdunjë, Reçan etj. iu drejtua fshatrave të Rekës. Së pari, dogjën fshatin Tërnicë si dhe xhaminë e ky fshat nuk u përtëri. Të njëjtën gjë e përjetuan fshatrat: Vërben, Bogdevë, Karakornicë, Shtirovicë, Strezimir, Reç, Tanushë etj. Shumë prej tyre nuk u përtërinë, si Shtirovica, Strezimiri, Reçi, Dëbova, Zëllsha dhe Stropça. Dhuna në malësinë e Rekës Madhe do të vazhdojë edhe pas Luftës së Dytë Botërore e deri në luftën e vitit 2001 me djegien e xhamisë në fshatin Tanushë. 10

Deklarimi etnik i popullsisë së Rekës së Madhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe procesi i asimilimit të vendbanimeve shqiptare

Vendbanimet shqiptare të Rekës së Madhe gjatë gjithë historisë e ruajtën identitetin e tyre kombëtar (bashkërisht) shqiptarët ortodoksë dhe islamë. Kjo dëshmohet me dokumentet e regjistrimit të vitit 1900 të Vasil Kënçovit, të D.M.Brancoff (1905) dhe me regjistrimin e vitit 1921 të Mbretërisë Jugosllave. Pas Luftës së Dytë Botërore, me formimin e Jugosllavisë së “Vëllazërim - Bashkimit” në shumë vise shqiptare - e në këtë kontekst, edhe në Rekë të Madhe e sidomos në mesin e popull- sisë shqiptare ortodokse, filloi procesi i asimilimit e venduanimet shqiptare që nga regjistrimi i vitit 1953 e deri në atë të fundit, 2002 na dalin si vendbanime me popullsi maqedonase, ose të përziera çka shihen në tabelat më poshtë. 

Bibë

Sipas deklarimit etnik.

komuna

gjithsej

maqedonas

shqiptarë

turq

romë

serbë

të tjerë

1948

Tërnicë

68

 

 

 

 

 

 

1953

Mavrovë

72

26

46

-

-

-

-

1961

Gostivar

81

31

34

6

-

-

-

1971

Gostivar

60

15

33

2

-

-

-

1981

Gostivar

48

6

42

-

-

-

-

1991

Gostivar

-

-

-

-

-

-

-

1994

Gostivar

46

2

44

-

-

-

-

1996

Mavrovë

46

2

44

 

-

-

-

2002

Mavrovë

31

-

31

-

-

-

-

 

Fshati Bibë në regjistrimin e Vasil Kënçovit të vitit 1900, numëronte 122 banorë; prej tyre, 32 shqiptarë të krishterë dhe 90 shqiptarë myslimanë. Në regjistrimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke filluar nga regjistrimi i vitit 1953 nis maqedonizimi i tyre; kështu që prej gjithsej 72 banorë që numëronte Biba në këtë regjistrim, 26 ishin deklaruar maqedonas. Po ashtu, nga tabela shihet se në regjistrimet e vitit 1961 dhe 1971 në fshatin Bibë na paraqiten tri identitete, shqiptarë që numëronin 34, gjegjësisht 33 banorë; maqedonas që numëronin 31, gjegjësisht 15 dhe turq që numëronin 16, gjegjësisht 12 banorë. Në regjistrimin e fundit, në vitin 2002 bibasit arrijnë përsëri ta identifikojnë Bibën si vendbanim shqiptar, me 31 banorë.

Beliçicë

Sipas deklarimit etnik.

 

komunë

gjithsej

maqedonas

shqiptarë

turq

romë

serbë

të tjerë

1948

Tërnicë

133

 

 

 

 

 

 

1953

Mavrovë

164

163

-

-

-

1

-

1961

Gostivar

79

78

1

-

-

-

-

1971

Gostivar

44

44

-

-

 

-

-

1981

Gostivar

5

5

-

-

-

-

-

1991

Gostivar

9

9

-

-

-

-

-

1994

Gostivar

9

9

-

-

 

-

-

1996

Hanet e Mavrovës

9

9

-

-

-

-

-

2002

Hanet e Mavrovës

4

4

-

-

-

-

-

Fshati Beliçicë në regjistrimin e Vasil Kënçovit të vitit 1900 numëronte 450 banorë shqiptarë të krishterë. Në regjistrimet pas Luftës së Dytë Botërore duke filluar nga regjistrimi i vitit 1953 nis maqedonizimi i tij; kështu, prej gjithsej 164 banorë që numëronte Beliçica në këtë regjistrim, të gjithë ishin deklaruar maqedonas. Kjo do të ndodhte gjatë gjithë regjistrimeve deri në atë të fundit 2002 ku ishin regjistruar 4 banorë maqedonas.

Bogdevë(Bogd)

Sipas deklarimit etnik

 

komuna

gjithsej

maqedonas

shqiptarë

turq

romë

serbë

të tjerë

1948

Tërnicë

114

 

 

 

 

 

 

1953

Mavrovë

139

109

30

-

-

-

-

1961

Gostivar

132

92

40

-

-

-

-

1971

Gostivar

68

35

33

-

-

-

-

1981

Gostivar

47

14

33

-

-

-

-

1991

Gostivar

-

-

-

-

-

-

-

1994

Gostivar

14

-

14

-

-

-

-

1996

Hanet e Mavrovës

14

-

14

-

-

-

-

2002

Hanet e Mavrovës

5

-

5

-

-

-

-

 

Fshati Bogdevë në regjistrimin e Vasil Kënçovit të vitit 1900 numëronte 288 banorë; prej tyre, 180 shqiptarë të krishterë dhe 108 shqiptarë myslimanë. Në regjistrimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke filluar nga regjistrimi i vitit 1953 nis maqedonizimi i tij, kështu; prej gjithsej 139 banorë që numëronte Bogdeva në këtë regjistrim, 109 ishin deklaruar maqedonas e vetëm 30 shqiptarë. Nga tabela po ashtu shihet se në regjistrimet e vitit 1961, 1971 dhe 1981 në fshatin Bogdevë vazhdon asimilimi i popullsisë shqiptare në atë maqedonase. Në regjistrimin e parafundit, 1994 dhe të fundit, 2002 Bogdasit arrijnë përsëri ta identifikojnë fshatin e tyre si vendbanim shqiptar, por me vetëm 5 banorë.

Brodec

Sipas deklarimit etnik:

 

komuna

gjithsej

maqedonas

shqiptarë

turq

romë

serbë

të tjerë

1948

Tërnicë

120

 

 

 

 

 

 

1953

Mavrovë

171

145

24

-

-

2

-

1961

Gostivar

182

133

44

3

-

2

-

1971

Gostivar

119

88

31

-

-

-

-

1981

Gostivar

70

56

14

-

-

-

-

1991

Gostivar

17

17

-

-

-

-

-

1994

Gostivar

8

8

-

-

-

-

-

1996

Hanet e Mavrovës

8

8

-

-

-

-

-

2002

Hanet e Mavrovës

7

7

-

-

-

-

-

Fshati Brodec në regjistrimin e Vasil Kënçovit të vitit 1900 numëronte 510 banorë; prej tyre, 360 shqiptarë të krishterë dhe 150 shqiptarë myslimanë. Në regjistrimet pas Luftës së Dytë Botërore duke filluar nga regjistrimi i vitit 1953, edhe në këtë vendbanim shqiptar nis maqedonizimi i tij; kështu që prej gjithsej 173 banorë që numëronte Bogdeva në këtë regjistrim, 145 ishin deklaruar maqedonas e vetëm 24 shqiptarë. Nga tabela shihet, gjithashtu se në regjistrimet e vitit 1961, 1971 dhe 1981 në fshatin Bogdevë vazhdon asimilimi i popullsisë shqiptare në atë maqe- donase dhe në regjistrimin e parafundit, 1994 dhe të fundit, 2002 në Brodec ishin regjistruar 8, gjegjësisht 7 banorë maqedonas.

Vërben

Sipas deklarimit etnik.

 

komuna

gjithsej

maqedonas

shqiptarë

turq

romë

serbë

të tjerë

1948

 

222

 

 

 

 

 

 

1953

Tërnicë

256

227

26

-

-

-

3

1961

Mavrovë

231

283

37

3

-

2

6

1971

Gostivar

231

203

28

-

-

-

-

1981

Gostivar

234

195

39

-

-

-

-

1991

Gostivar

170

168

-

2

-

-

-

1994

Gostivar

180

172

8

-

-

-

-

1996

Hanet e Mavrovës

180

172

8

-

-

-

-

2002

Hanet e Mavrovës

142

135

7

-

-

-

-

 

Fshati Vërben në regjistrimin e Vasil Kënçovit të vitit 1900 numëronte 660 banorë; prej tyre, 300 shqiptarë të krishterë dhe 360 shqiptarë myslimanë. Në regjistrimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke filluar nga regjistrimi i vitit 1953, edhe në këtë vendbanim shqiptar nis maqedonizimi i tij; kështu, prej gjithsej 256 banorë që numëronte Vërbeni në këtë regjistrim, 227 ishin deklaruar maqedonas e vetëm 26 shqiptarë. Nga tabela shihet gjithashtu se në regjistrimet e vitit 1961, 1971, 1981,1994 dhe 2002 në fshatin Bogdevë vazhdon asimilim i popullsisë shqiptare; kështu, në regjistrimin e fundit të vitit 2002, në Brodec prej gjithsej 142 banorë vetëm 7 ishin regjistruar shqiptarë.

Vollkovë

Sipas deklarimit etnik.

 

komuna

gjithsej

maqedonas

shqiptarë

turq

romë

serbë

të tjerë

1948

 

201

 

 

 

 

 

 

1953

Tërnicë

196

133

62

1

-

-

-

1961

Mavrovë

182

114

67

1

-

-

-

1971

Gostivar

162

60

96

6

-

-

-

1981

Gostivar

117

34

82

-

-

-

1

1991

Gostivar

23

23

-

-

-

-

-

1994

Gostivar

76

23

52

-

-

-

1

1996

Hanet e Mavrovës

76

23

52

-

-

-

1

2002

Hanet e Mavrovës

89

9

80

-

-

-

-

 

Fshati Vollkovi në regjistrimin e Vasil Kënçovit të vitit 1900 numëronte 300 banorë; prej tyre, 150 shqiptarë të krishterë dhe 150 shqiptarë myslimanë. Në regjistrimet pas Luftës së Dytë Botërore duke filluar nga regjistrimi i vitit 1953, edhe në këtë vendbanim shqiptar nis maqedonizimi i tij kështu, prej gjithsej 196 banorë që numëronte Vollkovia, në këtë regjistrim 133 ishin deklaruar maqedonas e vetëm 62 shqiptarë. Po ashtu nga tabela shihet se në regjistrimet e vitit 1961, 1971, 1981 dhe 1994 në fshatin Vollkovi krahas rënies së numrit të popullsisë, numri i atyre që janë deklaruar shqiptarë është më i madh se ai maqedonas. Në regjistrimin e fundit të vitit 2002, në Vollkovë ishin regjistruar 89 banorë; prej tyre, 80 shqiptarë dhe 9 banorë maqedonas.

Grekë

Sipas deklarimit etnik.

 

komuna

gjithsej

maqedonas

shqiptarë

turq

romë

serbë

të tjerë

1948

 

45

 

 

 

 

 

 

1953

Tërnicë

53

1

52

-

-

-

-

1961

Mavrovë

65

-

65

-

-

-

-

1971

Gostivar

110

-

109

1

-

-

-

1981

Gostivar

53

-

53

-

-

-

-

1991

Gostivar

-

-

-

-

-

-

-

1994

Gostivar

11

-

11

-

-

-

-

1996

H.e

Mavr.

11

-

11

-

-

-

-

2002

H.e

Mavr.

20

-

20

-

-

-

-

Fshati Grekaj në regjistrimin e Vasil Kënçovit të vitit 1900 numëronte 39 banorë; prej tyre, 25 shqiptarë krishterë dhe 14 shqiptarë myslimanë. Në regjistrimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke filluar nga regjistrimi i vitit 1948 e deri në regjistrimin e viti 2002 numëronte 20 banorë të gjithë të deklaruar shqiptarë.

Zhuzhnjë

Sipas deklarimit etnik.

 

komuna

gjithsej

maqedonas

shqiptarë

turq

romë

serbë

të tjerë

1948

 

122

 

 

 

 

 

 

1953

Tërnicë

127

2

125

-

-

-

-

1961

Mavrovë

132

1

89

41

-

-

1

1971

Gostivar

175

-

102

73

-

-

-

 

1981

Gostivar

72

-

72

-

-

-

-

1991

Gostivar

-

-

-

-

-

-

-

1994

Gostivar

4

-

4

-

-

-

-

1996

Hanet e Mavrovës

4

-

4

-

-

-

-

2002

Hanet e Mavrovës

8

-

8

-

-

-

-

Fshati Zhuzhnjë në regjistrimin e Vasil Kënçovit të vitit 1900 numëronte 310 banorë; prej tyre, 150 shqiptarë të krishterë dhe 160 shqiptarë myslimanë. Në regjistrimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke filluar nga regjistrimi i vitit 1953, numri i tyre arrinte 127 banorë; prej tyre, 125 ishin deklaruar shqiptarë ndërsa 2 maqedonas. Në regjistrimin e vitit 1961 dhe 1971, një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve ishin deklaruar turq dhe në regjistrimet e më vonshme ajo popullsi e mbetur do të deklarohen shqiptarë.

Karakornicë

Sipas deklarimit etnik.

 

Komuna

gjithsej

maqedonas

shqiptarë

turq

romë

serbë

të tjerë

1948

 

130

 

 

 

 

 

 

1953

Tërnicë

143

142

-

-

-

1

-

1961

Mavrovë

167

166

1

-

-

-

-

1971

Gostivar

112

112

-

-

-

-

-

1981

Gostivar

75

73

-

-

-

-

2

1991

Gostivar

23

23

-

-

-

-

-

1994

Gostivar

30

30

-

-

-

-

-

1996

Hanet e Mavrovës

30

30

-

-

-

-

-

2002

Hanet e Mavrovës

15

15

-

-

-

-

-

 

Fshati Karakornicë në regjistrimin e Vasil Kënçovit të vitit 1900 numëronte 360 banorë; prej tyre, 180 shqiptarë të krishte dhe 180 shqiptarë myslimanë. Në regjistrimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke filluar nga regjistrimi i vitit 1953 nis maqedonizimi i tij; kështu, prej gjithsej 143 banorë që numëronte Karakornica në këtë regjistrim, të gjithë ishin deklaruar maqedonas. Kjo do të përsëritet gjatë gjithë regjistrimeve deri në atë të fundit, 2002 ku ishin regjistruar 15 banorë maqedonas.

Nivishtë

Sipas deklarimit etnik.

 

Komuna

gjithsej

maqedonas

shqiptarë

turq

romë

serbë

të tjerë

1948

 

45

 

 

 

 

 

 

1953

Tërnicë

54

-

54

-

-

-

-

1961

Mavrovë

55

-

35

20

-

-

-

1971

Gostivar

84

1

76

7

-

-

-

1981

Gostivar

81

-

81

-

-

-

-

1991

Gostivar

-

-

-

-

-

-

-

1994

Gostivar

-

-

-

-

-

-

-

1996

Hanet e Mavrovës

-

-

-

-

-

-

-

2002

Hanet e Mavrovës

7

-

7

-

-

-

-

Fshati Nevishtë në regjistrimin e Vasil Kënçovit të vitit 1900 numëronte 350 banorë; prej tyre, 170 shqiptarë të krishterë dhe 180 shqiptarë myslimanë. Në regjistrimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke filluar nga regjistrimi i vitit 1953, numri i tyre arrinte 54 banorë shqiptarë. Në regjistrimin e vitit 1961 dhe 1971 një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve ishin deklaruar turq. Në regjistrimet e vitit 1981 ishin regjistruar 81 banorë shqiptarë. Në regjistrimin e parafundit popullsia tërësisht kishte emigruar tërësisht nga ky fshat, dhe në regjistrimin e fundit, 2002 janë regjistruar 7 banorë shqiptarë çka dëshmon për ripopullimin e këtij vendbanimi shqiptar .

Nistrovë

Sipas deklarimit etnik.

 

komuna

gjithsej

maqedonas

shqiptarë

turq

romë

serbë

të tjerë

1948

 

229

 

 

 

 

 

 

1953

Tërnicë

250

114

135

-

-

1

-

1961

Mavrovë

259

106

146

5

-

1

1

1971

Gostivar

228

56

139

33

-

-

-

1981

Gostivar

178

11

151

14

-

-

2

1991

Gostivar

-

-

-

-

-

-

-

1994

Gostivar

153

-

153

-

-

-

-

1996

Hanet e Mavrovës

153

-

153

-

-

-

-

2002

Hanet e Mavrovës

121

-

121

-

-

-

-

 

Fshati Nistrovë në regjistrimin e Vasil Kënçovit të vitit 1900 numëronte 380 banorë; prej tyre, 150 shqiptarë të krishterë dhe 230 shqiptarë myslimanë. Në regjistrimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke filluar nga regjistrimi i vitit 1953, nis maqedonizimi i tij kështu, prej gjithsej 250 banorë që numëronte Nistrova, 114 ishin deklaruar maqedonas.

Po ashtu, nga tabela shihet se në regjistrimet e vitit 1961, 1971 dhe 1981 në fshatin Nistrovë na paraqiten tri identitete: maqedonë, shqiptarë dhe turq. Në regjistrimin e parafundit dhe të fundit të vitit 2002, nistrovasit arrijnë përsëri ta identifikojnë Nistrovën si vendbanim shqiptar, me 121 banorë (2002).

Niçepur

Sipas deklarimit etnik22

 

komuna

gjithsej

maqedonas

shqiptarë

turq

romë

serbë

të tjerë

1948

 

48

 

 

 

 

 

 

1953

Tërnicë

48

18

25

-

-

4

1

1961

Mavrovë

52

22

29

-

-

1

-

1971

Gostivar

22

2

19

-

-

-

1

1981

Gostivar

11

5

13

-

-

-

-

1991

Gostivar

3

3

-

-

-

-

1

1994

Gostivar

16

1

15

-

-

-

-

1996

Hanet e Mavrovës

16

1

15

-

-

-

-

2002

Hanet e Mavrovës

13

1

12

-

-

-

-

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fshati Niçipur në regjistrimin e Vasil Kënçovit të vitit 1900 numëronte 470 banorë; prej tyre, 250 shqiptarë të krishterë dhe 220 shqiptarë myslimanë. Në regjistrimet pas Luftës së Dytë Botërore duke filluar nga regjistrimi i vitit 1953 nis maqedonizimi i tij; kështu, prej gjithsej 48 banorë që numëronte Bogdeva në këtë regjistrim, 18 ishin deklaruar maqedonas, 25 shqiptarë, 4 serbë dhe 1 të tjerë. Në regjistrimin e vitit 1961, prej gjithsej 52 banorë 22 ishin regjistruar maqedonas. Në regjistrimet e tjera numri i popullsisë zvogëlohet vazhdimisht. Edhe numri i atyre që ishin deklaruar maqedonas zvogëlohet. Kështu që në regjistrimin e parafundit dhe të fundit, nga gjithsej 16 banorë, gjegjësisht 13 banorë, vetëm nga një banorë ishin deklaruar maqedonas, ndërsa të tjerët shqiptarë.

Sencë

Sipas deklarimit etnik.

 

Komuna

gjithsej

maqedonas

shqiptarë

turq

boshnjakë

serbë

tjerë

1948

 

200

 

 

 

 

 

 

1953

Tërnicë

251

110

139

-

-

-

2

1961

Mavrovë

234

84

98

50

-

-

2

1971

Gostivar

233

60

160

9

-

-

4

1981

Gostivar

169

32

134

-

-

-

3

1991

Gostivar

26

25

-

-

-

-

1

1994

Gostivar

78

12

66

-

-

-

-

1996

H.e Mavr.

78

12

66

-

-

2

-

2002

H.e Mavr.

21

5

15

-

1

-

-

 

Fshati Sencë në regjistrimin e Vasil Kënçovit të vitit 1900 numëronte 315 banorë; prej tyre, 195 shqiptarë të krishterë dhe 120 shqiptarë myslimanë. Në regjistrimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke filluar nga regjistrimi i vitit 1953 nis maqedonizimi i tij; kështu, që prej gjithsej 251 banorë që numëronte Senca, 114 ishin deklaruar maqedonas. Po ashtu, nga tabela shihet se në regjistrimet e vitit 1961 dhe 1971, në fshatin Nistrovë na paraqiten tri identitete: shqiptar, maqedonas dhe turk. Në regjistrimin e parafundit 1994 dhe të fundit të vitit, 2002 Nistrova paraqitet vendbanim i dy etniteteve, por me numër më të madh të shqiptarëve.

Tanushë

Në Bazë të deklarimit etnik.

 

komuna

gjithsej

maqedonas

Shqiptarë

turq

romë

serbë

të tjerë

1948

 

215

 

 

 

 

 

 

1953

Tërnicë

257

17

240

-

-

-

-

1961

Mavrovë

288

1

223

62

-

1

1

1971

Gostivar

330

-

330

-

-

-

-

1981

Gostivar

345

-

343

-

-

-

-

1991

Gostivar

-

-

-

-

-

-

-

1994

Gostivar

89

-

89

-

-

-

-

1996

H.e Mavr.

89

-

89

-

-

-

-

2002

H.e Mavr.

16

-

16

-

-

-

-

 

 

Fshati Tanushë në regjistrimin e Vasil Kënçovit të vitit 1900 numëronte 350 banorë shqiptarë myslimanë. Në regjistrimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke filluar nga regjistrimi i vitit 1953 nis maqedonizimi i tij; kështu, prej gjithsej 257 banorë që numëronte Tanusha, 17 ishin deklaruar maqedonas. Nga tabela po ashtu shihet se në regjistrimet e vitit 1961 në fshatin Tanushë na paraqiten dy identitete prej gjithsej 288 banorësh - 223 shqiptarë dhe 62 turq, ndërsa 1 banor ishte deklaruar maqedonas. Në regjistrimet e mëvonshme e deri tek ai i fundit të vitit 2002 Tanushasit arrijnë përsëri ta identifikojnë Tanushën si vendbanim shqiptar me 89 banorë (1994) dhe më 16 banorë (2002).

Rimnicë

Sipas deklarimit etnik. 25

 

komuna

Gjithsej

maqedonas

shqiptarë

turq

Romë

serbë

të tjerë

1948

 

209

 

 

 

 

 

 

1953

Tërnicë

218

51

167

-

-

-

-

1961

Mavrovë

216

25

172

19

-

-

-

1971

Gostivar

266

21

234

11

-

-

-

1981

Gostivar

198

-

197

-

-

1

-

1991

Gostivar

-

-

-

-

-

-

-

1994

Gostivar

60

-

60

-

-

-

-

1996

H.e

Mavr.

60

-

60

-

-

-

-

2002

H.e

Mavr.

5

-

5

-

-

-

-

Fshati Rimnicë në regjistrimin e Vasil Kënçovit të vitit 1900 numëronte 350 banorë shqiptarë myslimanë. Në regjistrimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke filluar nga regjistrimi i vitit 1953 fillon maqedonizimi i tij; kështu, prej gjithsej 218 banorë që numëronte Rimnica 51 ishin deklaruar maqedonas. Nga tabela shihet gjithashtu se në regjistrimet e vitit 1961 dhe 1971 në fshatin Rimnicë na paraqiten tri identitete prej gjithsej 216 banorësh, 172 gjegjësisht 234 shqiptarë, 25 gjegjësisht 21 maqedonas dhe 19 gjegjësisht 11 turq. Në regjistrimet e mëvonshme e deri tek ai i fundit të vitit 2002 Rimnicasit arrijnë përsëri ta identifikojnë Rimnicën si vendbanim shqiptar, me 69 banorë (1994) dhe më 5 banorë (2002).

Kiçinicë

Sipas deklarimit etnik.

 

Komuna

gjithsej

maqedonas

shqiptarë

turq

romë

serbë

të tjerë

1948

 

78

 

 

 

 

 

 

1953

Tërnicë

89

88

1

-

-

-

-

1961

Mavrovë

48

48

-

-

-

-

-

1971

Gostivar

-

-

-

-

-

-

-

1981

Gostivar

-

-

-

-

-

-

-

1991

Gostivar

-

-

-

-

-

-

-

1994

Gostivar

-

-

-

-

-

-

-

1996

H.e Mavr.

-

-

-

-

-

-

-

2002

H.e Mavr.

-

-

-

-

-

-

-

Fshati Kiçinicë në regjistrimin e Vasil Kënçovit të vitit 1900 numëronte 120 banorë shqiptarë myslimanë. Në regjistrimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke filluar nga regjistrimi i vitit 1953 nis maqedonizimi i tij; kështu, prej gjithsej 89 banorë që numëronte Kiçinica në këtë regjistrim, 88 ishin deklaruar maqedonas dhe 1 banor shqiptar; ndërsa në regjistrimin e vitit 1961 numëronte 48 banorë të gjithë ishin deklaruar maqedonas dhe në regjistrimin e vitit 1971 nuk ishte regjistruar asnjë banor pasi popullsia kishte emigruar nga ky vendbanim.

Deklarimi i popullsisë së Rekës Madhe sipas përbërjes etnike në regjistrimin e fundit të vitit 2002

Reka e Madhe në regjistrimin e vitit 2002

Reka e Madhe

gjithsej

maqedonas

shqiptarë

turq

romë

serb

boshnjakë

të tjerë

Banorë 2002

504

176

327

-

-

-

1

-

%

100.00

35.0

64.89

0.0

0.0

0.0

0.2

0.0

Prej tabelës shihet se Reka e Madhe numëron gjithsej 504 banorë, përkundrejt 6959 banorëve që numëronte para 102 viteve (1900), prej tyre, 3221 shqiptarë të krishterë dhe 3738 shqiptarë myslimanë; ndërsa pas 100 vjetësh në Rekë të Madhe nga ajo popullsi që nuk ka emigruar, siç paraqitet ne tabelë, janë 504 banorë; prej tyre, 327 ose 64.9% janë shqiptarë, 176 ose 35.0% maqedonas dhe 1 boshnjak. Reka e Madhe sipas deklarimit të popullsisë sipas vendbanimeve në regjistrimin e vitit 2002 prej gjithsej 15 vendbanimesh, 8 janë deklaruar me popullsi shqiptare. Ato janë: Bibë, Bogdevë (Bogd), Grekë, Zhuzhnjë, Nivishtë, Nistrovë, Tanushë dhe Rimnicë. Vendbanime maqedonase janë deklaruar 3. Ato janë: Beliçicë, Brodec dhe Karakornicë. Vendbanime të përziera janë deklaruar 4. Ato janë: Vërben, Vollkovi, Niçpur dhe Sencë. Fshati Kiçinicë është shpërngulur në regjistrimin e vitit 1961; janë regjistruar 48 banorë, të cilët ishin deklaruar maqedonas.

Në tabelë është paraqitur sipërfaqja kadastrale dhe lëvizja numerike e të gjitha vendbanimeve të Rekës së Madhe gjatë shekullit XX (1900-2002)

Vendbaniet

Sipërfqja

km2

1900

1917

1924

 

 

1953

1961

1971

 

1994

2002

1.Kiçinicë

4.4

120

88

66

78

89

48

-

-

-

-

2.Beliçicë

5.0

450

395

264

133

164

79

44

5

9

4

3.Vollkovi

0.5

300

219

165

201

196

182

162

117

76

89

4.Sencë

5.5

315

208

176

200

251

234

233

169

78

21

5.Vërben

5.6

660

278

246

222

256

331

231

234

180

142

6.Tërnicë

-

240

-

-

-

-

-

-

-

-

-

7.Bogdevë

1.6

288

144

116

114

139

132

68

47

14

5

8.Niçipur

12.8

470

42

98

48

48

52

22

18

16

13

9.Brodecë

38.2

510

352

259

120

171

182

119

70

8

7

10.Nivishtë

18.2

350

138

99

45

54

55

84

81

-

7

11 .Bibë

3.8

122

126

99

68

72

81

60

48

46

31

12.Zhuzhnjë

19.4

310

180

125

122

127

132

175

72

-

8

13.Grekë

b.-Niv.

39

81

56

45

53

65

110

53

11

20

14.Rimnicë

21.7

320

309

235

209

218

216

266

198

60

5

15.Reç

-

290

168

-

-

-

-

-

-

-

-

16.Strezimir

-

236

73

-

-

-

-

-

-

-

-

17.Shtirovicë

-

400

-

-

-

-

-

-

-

-

-

18.Tanushë

16.7

350

256

178

215

257

288

330

345

89

16

19.Dëbovë

-

114

 

 

 

 

 

 

 

 

 

20.Nistrovë

15.2

380

434

282

229

250

259

228

176

153

121

21.Zëllshë

-

35

-

-

-

-

-

-

-

-

 

22.Karakor

Nice

8.2

360

137

105

130

143

167

112

75

30

15

23.Stropçë

-

300

-

-

-

-

-

-

-

-

 

Gjithsej

346.8

6959

3628

2569

2179

2488

2503

2244

1708

770

504

 

Shënim; Reka e ka sipërfaqen kadastrale bashkërisht me Nivishtën.

Nga ajo që u paraqit më lart, për dinamikën e lëvizjes së popullsisë së Rekës së Madhe gjatë periudhës 100-vjeçare (1900- 2002), shihet se në Rekë të Madhe ka ndodhur një eksod i paparë demografik; pra, shpërnguljet, procesi i emigrimeve gjegjësisht dukuria e shpopullimit në të gjitha vendbanimet ka qenë shumë e shprehur.

Reka e Vogël shtrihet nën Rekën e Madhe në mes të maleve të Çaushit dhe Bistrës në lindje, Stogovës në jug dhe Deshatit në perëndim. Në Rekë të Vogël sipas asaj që na paraqet Vasil Kënçovi në regjistrimin e vitit 1900, nuk na del vendbanim me popullsi shqiptare; por, si duket ai nuk ka arritur të përfshijë të gjitha vendbanimet e kësaj zone; kështu që nuk e ka përfshirë fshatin Vërbjan, i cili përfshihet në regjistrimin e vitit 1921 zone komunën e Zhirovnicës. Në këtë komunë si shqiptarë janë deklaruar 388 banorë. Fshati Vërbjan haset në dokumentet turke të vitit 1467 me 16 familje, në vitin 1519 me 55 familje të krishtere dhe 1 myslimane, ndërsa në vitin 1583 me 50 familje të krishtere dhe 20 myslimane (f.399). Pas Luftës së Dytë Botërore, në regjistrimet që janë mbajtur prej vitit 1948-2002 numri i popullsisë shqiptare ka lëvizur si vijon: më 1953 numri shqiptarëve arrinte 847 banorë; më 1961 arrinte 701; më 1971 arrinte 897; më 1981 arrinte 926; më 1994 arrinte 1053 dhe në regjistrimin e fundit të vitit 2002 arrin 1105 banorë. Popullsia shqiptare në Rekë të Vogël sipas rezultateve të regjistrimit të vitit 2002 banon në këto vendbanime: Vërbjani (numëron gjithsej 622 banorë; të gjithë janë deklaruar shqiptarë, Trbishtja (numëron gjithsej 765 banorë; prej tyre 159 ose 20.8% janë deklaruar shqiptarë), Zhirovnica (gjithsej numëron 1608 banorë; prej tyre 258 ose 16.0% shqiptarë) dhe Rostusha (gjithsej numëron 812 banorë; prej tyre 41 ose 4.7% shqiptarë). Shqiptarë me numër të vogël janë regjistruar: në Vidushë (9 banorë), Bellobërd (6), Skudrinjë (5), Prisojnicë (2), Jançë (2) dhe Mogorçë (1 banorë).

Mavrova përfshin hapësirën territoriale gjeografike që shtrihet në mes Malit të Niçipurit në veri, Malit Bukoik në lindje, Malit Bistra në jug dhe Malit Çaushë në perëndim. Gjatë sundimit turk, Mavrova i takonte nahijes së Gostivarit gjegjësisht kazasë së Tetovës. Vendbanimet shqiptare që shtrihen në rajonin e Mavrovës janë Dufi, Orçusha - e pastër shqiptare, ndërsa Leonova dhe Mavrova kanë qenë të përziera. Në dokumentet turke të vitit 1467 hasim Orçushen dhe Leonovën, ndërsa Dufin dhe Mavrovën nuk i hasim. Orçushen dhe Leonovën i gjejmë te dr.Hazim Shaba- noviç në Viset e Isa-Beg Ishakoviça të vitit 1455. Sipas asaj që na jep Hazim Shabanoviç, Orçusha kishte 10 familje dhe 3 vejusha (f.82)30, ndërsa në dokumentet turke të shek. XV (1467) haset me 16 familje, prej tyre 2 të pamartuar (f.321). Leonova sipas asaj që na jep Hazim Shabanoviçi, në vitin 1455 kishte 14 familje (f.84)31, ndërsa sipas dokumenteve turke të vitit 1467, e gjejmë me emrin Ll-u-n-v-a me 90 familje, 4 të pa martuar dhe 1 vejushë (f.331)32. Sipas të dhënave që na jep Vasil Kënçovi, në regjistrimin e vitit 1900 popullata shqiptare banonte në 4 vendbanime: Mavrovë, që numëronte gjithsej 1259 banorë, prej tyre 37 shqiptarë: 12 të krishterë dhe 25 myslimanë; Leonovë, që numëronte gjithsej 955 banorë prej tyre 55 shqiptarë krishterë; Duf dhe Orçushë (vendbanime të pastra shqiptare); Dufi numëronte gjithsej 1130 banorë, prej tyre 860 të shqiptarë krishterë, 270 shqiptarë myslimanë ndërsa Orçusha numëronte gjithsej 114 banorë, prej tyre 14 të krishterë dhe 100 myslimanë. Mavrova, sipas regjistrimit të Vasil Kënçovit numëronte gjithsej 4220 banorë; prej tyre, 1311 banorë ose 31.0% ishin shqiptarë.

Gjatë sundimit të Mbretërisë Jugosllave, administrativisht Mavrova i takonte prefekturës së Pollogut të Sipërm dhe fshatrat të banuar me popullsi shqiptare u takonin tri komunave. Orçusha dhe Dufi i takonin komunës së Dufit. Në regjistrimin e vitit 1921 prej gjithsej 734 banorë sa numëronte komuna e Dufit shqipfolësit numëronin 228 banorë, Leonova i takonte komunës së Leonovës, ku prej gjithsej 901 banorë sa numëronte komuna e Leonovës shqipfolësit numëronin vetëm 7 banorë dhe Mavrova ishte komunë në vete dhe numëronte gjithsej 594 banorë shqiptarë nuk ishte regjistruar asnjë banorë. Nga rezultatet e regjistrimit të vitit 1921 në vendbanimet shqiptare gjithsej janë regjistruar 335 banorë. Në dallim nga viti 1900 numri shqiptarëve shënon rritje negative 976 banorë. Dufi dhe Orçusha në regjistrimet bullgare të vitit 1917 përbënin komunën e Dufit dhe numëronin gjithsej 951 banorë, prej tyre Dufi numëronte 781 banorë ndërsa Orçusha 170 banorë. Në dallim nga regjistrimi i vitit 1900 shënohet rritje negative e popullsisë për 461 banorë.

Abaz Islami "Studime Albanologjike 2", Shkup 2010.

 


[1] prof . dr. Asllan Pushka, Atllas, Kosova dhe Vazhdimësia Etnike Shqiptare, tab.f.28, Prishtinë 1997.

 

 

 

Abaz Islami


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...